“Vuçiç hajduti”: Mijëra protestues dalin në shesh kundër presidentit serb

23 Dhjetor 2018, 11:27Rajoni TEMA

Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç kundrejt opozitës dhe mediave.

Disa thërritën në kor “Vuçiç hajduti” gjatë mitingut më të fundit të atyre që shihen si demonstratat më të fuqishme opozitare që prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra të rinj nga Beogradi protestuan për javë të tëra kundër fitores presidenciale të Vuçiqit.

“Njerëzit po heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e pakënaqësisë është bërë e rrezikshme. Ju mund të humbisni jetën, siç mund të quhet e humbur edhe imja”, tha gazetari Milan Jovanoviç.

Shtëpia e tij në Beograd është djegur në fillim të këtij muaji, pas një sulmi me koktej molotovi, që sipas avokatit të tij mbrojtës thuhet të ketë lidhje me punën e tij si gazetar në zbulimin e aferave korruptive.

“Por, Serbia është zgjuar nga gjendja letargjike dhe ka vendosur tashmë të mos heshtë më”, tha Jovanoviç përpara nisjes së marshimit të së shtunës.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 35 deri në 40 mijë njerëz. Policia nuk dha një shifër të pjesëmarrjes, por sfidoi numrin prej 20 mijë protestuesish të deklaruar nga organizatorët për protestën e së shtunës së kaluar.

Vuçiq, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka marrë kontrollonin e plotë mbi median, duke i përdorur ato tashmë për të bërë fushatë kundër kundërshtarëve politikë.

“Ata mund të marshojnë sa të duan, në mënyrë paqësore dhe pa dhunë”, tha Vuçiq të shtunën. “Por, njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, unë dhe partia ime bëhemi edhe më të fortë”.

Protestat u thirrën fillimisht nga partitë opozitare, pasi një udhëheqës i një prej tyre u rrah përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore gjatë muajit të kaluar. Aleanca për Serbinë, në opozitë, një parti e formuar nga i gjithë spektri politik, akuzoi sulmuesit se janë mbështetës të Partisë serbe Progresiste të Vuçiqit, një pretendim që autoritetet e kanë mohuar.

Në raportin e fundit për Serbinë, Parlamenti Evropian inkurajoi “fuqishëm” autoritetet serbe “të përmirësojnë situatën në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shtypit”.

3 komente në ““Vuçiç hajduti”: Mijëra protestues dalin në shesh kundër presidentit serb”

  1. Hoxh Armandi says:

    Vucic hajduti ahaaha

  2. lumi says:

    U Bej thirrje urgjente te gjithe bashkepuntoreve te serbise qe ndodhen me shumice ne shqiperi dhe kryesisht ne politike qe te mobilizohen,te rrembejne armet dhe shkojne per te ndihmuar tutorin e tyre.O sot o kurre shoku Sali kthejeni kerkesen per mobilizimin e popullit shqiptar per te rrezuar ramen.Imediate eshte shpetimi i Vucicit,

  3. Edi Durres says:

    Kto serbet se majn hic hajdutllikun…neve na duken alien ai qe nuk vjedh(zot na ruaj po te flasim per LS I , e parti te tjera..)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje