Kërcenimi nga Moska, njeriu i afërt i Putin: Kosova me ushtri, koha për një “Bondsteel” rus në Serbi

24 Dhjetor 2018, 10:46Rajoni TEMA

Analisti rus Viktor Kolbanovski, drejtor i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe njeri i afërt i Putinit, në një artikull për portalin EADaily tha se Kosova tani ka një vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse, dhe se prania ushtarake ruse në Serbi mund të parandalojë intensifikimin ushtarak.

“Rrethanat që situata në Ballkan është vënë në axhendën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Rusisë më 17 dhjetor, dëshmon për faktin se një rajon hyn në fokusin e interesit të sigurisë ruse kombëtare”, tha Kolbanovski për agjencinë ruse informative EADaily.

Reagimi i tij vjen pas themelimit të ushtrisë së Kosovës me ndihmë amerikane, të cilën Moska, siç dallohet në komentet e Kolbanovksit, e sheh si mundësi për rishpërthim konflikti në rajon, shtoi kësaj dhe irritimin e shprehur së fundi nga fakti se Maqedonia bëhet gati për të hyrë në NATO.

Sipas tij, përveç problemeve ushtarako – politike që provokohen nga zgjerimi i NATO-s në Ballkan, mund të ketë dhe një përshkallëzim konflikti në Kosovë, ku siç thotë, kjo do të çonte në një fluks masiv refugjatësh, rritje të shpejtë të aktiviteteve të grupeve terroriste dhe ekstremiste, si dhe rritjen e trafikut të lëndëve narkotike. Dhe ajo që ngjan si fantazi e njeriut të Kremlinit, shkon më tej kur thotë se “provokimi i një kaosi të përgjakshëm në Ballkan mund të çojë në shpërbërjen e vetë BE-së”.

Kolbanovski vijon më tej kur thotë se “amerikanët ndoshta do ta dëshironin një mësim nga aleatët tyre evropianë, të cilët nuk ndjekin gjithmonë kursin amerikan për të krijuar pozitën si xhandar kontinental edhe Evropës. Por për Moskën, për të cilën shumë vende evropiane mbeten të rëndësishme, ndër të tjera, partnerë ekonomikë, një skenar i tillë është krejtësisht i papranueshëm. Prandaj, konflikti i Kosovës tani ka një vend të veçantë në sferën e interesave të sigurisë kombëtare të Federatës Ruse”.

Ai shtoi se problemi kryesor konsiston në faktin se SHBA është ndihmësja kryesore ushtarake e Kosovës dhe se në rast konflikti, do i diktonte NATO-s sërish qëndrimin nga ana e shqiptarëve siç ka ndodhur në vitin 1999.

“Në këtë skenar negativ, ushtria serbe nuk do të jetë në gjendje për të përballuar etyrat ushtarake të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, shpjegon Kolbanovski, që më pas “nxjerr kokën” kur konkludon se rusët duhet të kenë me patjetër një bazë ushtarake në Serbi, e cila, siç thotë ai,  duhet të sigurojë kontrollin operacional të situatës dhe t’u vijë në ndihmë ushtarëve serbë në modernizimin teknik të forcave të armatosura të vendit. Ndaj ai, për ta legjitimuar idenë e një baze ushtarake ruse në Serbi, përmend Bondsteel-in në Ferizaj,

“Baza amerikane ushtarake Bondsteel e vendosur në territorin e pushtuar të Serbisë, është bërë qendra de facto e përgatitjes së ndikimit të shqiptarëve të Kosovës. Prania ushtarake ruse mund të sigurojnë Serbinë dhe rajonin…Krijimi i një ekuilibër ushtarak në Serbi, është i nevojshëm si një pikënisje për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Kosovë, si dhe për mbrojtjen e qytetarëve serbë, të cilët jetojnë në territoret e pushtuara”, shprehet Kolbanovski. (tesheshi)

24 komente në “Kërcenimi nga Moska, njeriu i afërt i Putin: Kosova me ushtri, koha për një “Bondsteel” rus në Serbi”

  1. undefined says:

    Ik or b..q…dehu me vodka te zier nga corapet ate bej llum Uralesh

    1. ben says:

      sakte e ke thene. Keta ngrene “furtune ne gote”, me demek po behen merak se ppo plas konflikti ne Kosove. Dava funderrinash sllave.

      1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

        mjere suma e sunitit se cdo te heqe,pritet te nderroi size,nga XXXL ne TOURBOOOOOOO…………allah uakbar!

    2. Mo says:

      Si ka asnje shance rusia te futet ne ballakn. Shumica e vendeve te ballkanit jan ne NATO dhe per tu futur ne serbi duhet te kaloje neper vendet e natos, si ne ajr poashtu dhe ne toke!

  2. Timi says:

    Do ishte me pasoja fatale ekonomike për Serbinë po i sollën rusët aty.

  3. Kuq e zi says:

    Serbise i pelqen ta kete mbeshtetjen ruse si siria por nuk pranon sepse do e pesonte me keq se ajo ku do cmontohej si pjese kembimi per shtetet fqinje

  4. Korkodili says:

    po dalje ne det a ka ????!!!!!

    1. Jep says:

      Dalje nga deti ja ofron turkofagosi. Ne Mos detin I ofron motren, se mamin ja kan ca armatosur shqiptaret

  5. Ledio says:

    Ky eshte nder pasi ne kete rast Kosova do te kete mbeshtetje me te madhe Trans-Atlantike edhe Serbia do taksohet 200% jo me 100%..:) Win-Win

  6. like says:

    europa me te vertete eshte ne prag te desintegrimit. europen e bashkuar po e luftojne nga te dy krahet si ruset ashtu edhe amerikanet. shanset e mbijeteses per kontinentin plake si te bashkuar jane te pakta, por le te shpresojme qe amerika te shtrije enfluencen e saj me tej se sa synojne ruset.

  7. Virusi says:

    Nese kjo ndodh, serbia nis renien ekonomike e ndoshta shperberjen.

  8. tironsi says:

    si bejme ne shqiptaret te ter si stratege dhe kompetente per cdo fushe. ikni mer kara futini i tas llall e pastroni morrat se
    politiken ka kush e ben

    1. Eri says:

      Tironso ti e paske rrufitur nji tas llall dhe i paske shkundur morrat .Lumi ti qe din me shiju jeten jo si kto tjeret.

    2. I pa emer says:

      Ti duket sikur do te thuash : Un nga Lushnja ti nga Fieri , hajt t’ja fusim 1 te dhieri.
      Tani per sa qe i lexojm keto lajme do e themi ate mendimin ton pa¢ka se na degjon askush apo jo.

  9. BRSS says:

    ZOT NA RUAJ MOS I THENT MENDJA MUZHIKUT SE BEN AMERIKEN QE TE FLASI ME VETE KURSE ME BALLKANIN AI NUK FSHIN BYTHEN

  10. BRSS says:

    ZOT NA RUAJ MOS I THENT MENDJA MUZHIKUT SE BEN AMERIKEN QE TE FLASI ME VETE KURSE ME BALLKANIN AI NUK FSHIN BYTHEN

  11. Ledio says:

    Sipas teje kush duhet ta beje Tironso nga Baldushku? Do na ndalosh edhe te flasim tani? Pale ofendon edhe ti qe rrezik qelbesh era qepe , e rraki nga ndonje bodrum i erret i Tiranes. Jam i bindur qe ndonje kelysh Serbi edhe jo Tirans . Ngushellime.

  12. anton says:

    TIRONS BRAVO TE QOFTE
    NUK KENA BUKE ME HANGER DHE BEJME POLITIKEN E RUSEVE DHE TE AMERIKES
    NE NUK PO MUNDEMI TE NDREQIM VENDIN TONE

  13. Kuq e zi says:

    Epo bie fjala
    Cben tironsi ne mes pabuksave?
    Ose eshte pabuks si te tjeret qe komentojne pra ne radhe me shoket
    Ose eshte i vetmi qe ka buke dhe kupton nga politika por ska kush e degjon dhe humb kohe me pabuksat
    Shpresoj te jete e para se me te dyten eshte sikur ka rene nga kategoria

  14. emigranti says:

    Si gjithnje ky presion qe I behet perendimit eshte nje ndihme tjeter e madhe qe Rusia I ben Serbise, kuptohet ne dem te Kosoves.
    Ky presion rus do te sjelle nje presion tjeter me te madh te Europes mbi Kosoven per ti bere me shume leshime Serbise, e cila edhe me ndihmen e Europes e ka kthyer situaten nga nje vend qe ushtronte terror mbi popullsine shqiptare te Kosoves te mbajtur te pushtuar me bekimin e Europes, ne viktime qe duhet ndihmuar prej Europes nga shqiptaret ” qe I kane vjedhur Kosoven ” .
    Ky teater komik ndodh prej disa vitesh ne bisedimet e imponuara ndermjet Serbise e Kosoves, si rezultat I te cilave Serbia ka fituar mjaft, ne nje kohe qe nuk njeh akoma krimet e bera ne Kosove e as ka kerkuar ndjese.
    Dhe Europa hesht e nuk I ben presion Serbise nderkohe qe vazhdon me presionet e vazhdueshme per leshime te qeverise se Kosoves.

  15. Tironci says:

    Mjaft me komente qe nuk kane nivel qytetarie ketu. Ne jemi te gjithe Shqiptare dhe duhet te shikojme interesin tone ne kete fushe.
    Sa per politike , Shqiptaret nuk kane qene e nuk do jene kurre ne gjendje te bejne politike per vete faktin se jemi te pa fuqishem ne aspektin per te thene fjalen tone ne arenen nderkombetare. Por po te ndodhte me te vertete qe ruset te vinin ne serbi, shqipteret do kishin perfitime nga kjo, se do beheshin investime dhe interesimi do ishte me i madh nga vendet perendimore, gjithashtu serbia do anashkolohej nga evropa dhe keto financa do i drejtoheshin Shqiperise.
    Le tja leme kohes e ti lutemi zotit qe Amerikanet ti shtojne interesat e tyre ne trojet Shqipetare.

  16. Toronsi origjinal says:

    Irons dhe Andon jeni i njeti bastard vetem më emera te ndryshem koha eshte për shqiptaret dhe jo për ju Serbet. It is over motherfucker. Shqiperia origjinale Sh shpejt. Ruset u përzunë nga Russia 7 shekuj mēpare si rracë e poshtër dhe aspak njerzore Po tani kush do ju marrë.

  17. Tironsi origjinal says:

    Ruset u përzunë nga Russia 7 shekuj mēpare si rracë e poshtër dhe aspak njerzore Po tani kush do ju marrë.

  18. Toronsi origjinal says:

    Ruset u përzunë nga Russia 7 shekuj mēpare si rracë e poshtër dhe aspak njerzore Po tani kush do ju marrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje