Rama vendosi të hyjë zbathur në një tokë të djegur

27 Dhjetor 2018, 11:44Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Rama po i pranon tetë pikat e studentëve, pasi kritikoi qeverinë dhe partinë e tij, pa thënë asgjë për veten. Por çfarë do të thotë kjo, frikë apo kthesë e kryeministrit drejt antikorrupsionit? Sigurisht që në fillim është frikë; pastaj mund të jetë edhe shumçka tjetër.

Është ky një pranim për të mbrojtur veten, apo është një pranim se vetë kryeministri shqiptar doli i zbuluar në një proces antidije, i cili ka filluar në Shqipëri që në vitin 1992? Shqipëria sot ka një universitet publik me botë akademike nënmediokër; me tekste jashtë nivelit shkencor; me pedagogë që shesin notat edhe me 1000 euro provimi. E gjithë kjo ka qenë një shfaqe e shëmtuar që tani sigurisht se ka hyrë në histori, dhe që i ra Ramës që ta paguajë. Por a do ta paguajë?

Kurrë nuk kam menduar se gjendja e mjeruar e universitetit publik shqiptar ka qenë një fenomen objektiv; sepse ajo tani kuptohet se ka qenë një tendencë subjektive antidije që e ka kërkuar antiintelektualizmi i qeverisjeve shqiptare që nga viti 1992.

Megjithatë kryeministri shqiptar dje vendosi të hyjë zbathur në një tokë të djegur. Por pyetja është se kush është djegësi i kësaj toke? Një nga këta djegësa kuptohet se ka qënë edhe Edi Rana kryeministër. Në fakt, nën një analizë politike, konkludon se ai ka dështuar në një nga reformat eseciale të zhvillimit shqiptar: reformën në arsim. Në çdo vend demokratik një kryeministër i tillë që kërkon të bëjë reformë në arsimin e lartë me 85 milionë euro në vit buxhet dhe me një studentat që i kalon 100 mijë studentë, ose është injorant, ose është i angazhar drejtpërsëdrejti kundër zhvillimit modern të Shqipërisë. Si mund të studiojë një student në një universitet ku kostoja për student është 850 euro në vit !!!

Në fund të fundit të gjitha qeveritë shqiptarë kanë qënë korporata biznesi korruptiv të cilat, në 20 vjet, sipas kalkulineve të provuara nga shërbimt e huaja, kanë grabitur nga 800 milionë Euro në vit e deri në një miliardë. Ky është krimi, qeveri që kanë shpenzuar për arsimin e lartë në Shqipëri 45 e deri në 85 milionë Euro në vit, dhe kanë përvetësuar për vete një miliardë euro në vit. Në fakt ky është krimi makabër që në fakt ka filluar të hetohet në Shqipëri, por do të dalë hapur juridikisht muajt e parë të vitit 2019 pas konstituimit të prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme.

Studentët me tetë pikat e tyre kanë denoncuar hapur pikërisht këtë krim shtetëror; dhe duke qenë të parët, sigurisht që kanë hyrë në historinë modernë të Shqipërisë si shkëndia e parë që do t’i vërë zjarrin korrupsionit dhe do të vendosë moralitetin në qeverisjen shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye dhe në funksion të kësaj, këtu na del përpara kjo pyetje:

Rama po kërkon të shpëtojë një pushtet personal me të cilin nuk diti të bëjë asgjë, apo po rreket të shpëtojë partinë e tij, si maxhorancë, duke i hapur rrugë një kryeministri tjetër?

Kjo pritet për t’u parë.

Por, Oscar Wilde na ka thënë: “I lartë apo i ulët qoftë, kriticizmi është një mënyrë e autobiografisë”. (The highest, as the lowest, form of criticism is a mode of autobiography.)

Kështu është dhe me qeveritë: dhe kështu po i ndodh dhe Ramës. Duke kritikuar qeverinë e tij, ai po bën biografinë e qeverisjes së tij. Po ende është në fillim.

Sapo ka filluar… Dhe pyetja tjetër është kjo: çfarë do të bëjë me korruposinin e qeverisë së tij e cila ka përvetuar personalisht rreth një miliarde Euro në vit?

Kur të tremburit premtojnë, ata që i kanë trembur duhet të qeshin.

Kur të tremburit i bëjnë kritikë vetvetes, ata që i kanë trembur dhe e dinë të vërtetën duhet t’i trembin derisa të tremburit të tregojnë të gjithë të vërtetën nga e cila janë trembur.

A duhet të tallen tani studentët me Ramën. Jo. Ata duhet të vazhdojnë që ky kryeministër ta bëjë në fillim të gjithë biografinë e qeverisë së tij, dhe pastaj të denoncojë të gjithë korruposinin njëzetvjeçar të qeverisjeve në Shqipëri.

A duhet studentët të shkrihen gazit me përbuzje me Bashën me shifrat qesharake që ofroi ai dje për financimin e universitetit publik?

Sigurisht që po. Me sa pare mend jep ky premtime kur vetë nuk ka asnjë gjë në dorë? Është naiv se mendon se duke ia paraqitur studentëve ato gjëra minimale pa asnjë forcë për t’i bërë, shkon me shpresë që ky të bëhët lideri i drejtimit të revoltës studentorë. Po studentët përse ta duan! Ai nuk di të bëjë asgjë. Por pastaj, edhe shifrat që dha ishin qesharake, shumë të ulta, thuajse asgjë. Kush e do zhvillimin shqiptar sot, duhet të kuptojë se vendi ka nëvojë për tre rreforma të mëdha: reformën në arsim, reformën në drejtësi dhe reformën në treg.

Reformën në drejtësi na i bënë amerikanët dhe europianët; kurse dy të tjerat duhet t’i bëjmë vetë. Le ta lëmë reformën në treg, se kërkon një tjetër aspekt arsyetues. Kurse reforma në arsimin e lartë publik shqiptar sot ka nëvojë për një rritje drastike: nga 85 milionë euro buxhet, në 850 milionë euro buxhet shtetëror në vit. Prandaj: a është në gjendje ky kryeministër që të dijë të bllokojë korrupsionin gjigand që përpin një miliardë euro në vit, dhe këto t’ia japë zhvillimit të arsimit të lartë publik, që ky pastaj të këtë mundësinë për të angazhuar profesorë të njiohur nga universitetet perëndinorë dhe të fillojë kështu realisht investimi në intelekt në Shqipëri?

Por beteja për të arritur këtu duhet të vijoje.

Studentët nuk duhet të ndalen… sot shqiptarët aty e kanë shpresën. Shqiptarët duan të vërtetën pse janë të varfër shoqërisht. Po, a mund ta bëjë kryeministri aktual këtë?

Po ka ca pak mend, duhet ta bëjë që të ketë shpresë për mbijetesë.

Duhet ta pranojme se, te këta studentë është mbledhur sot i gjithë progresi i pritshëm i Shqipërisë dhe me forcën e tyre morale ka konveguar në një pikë: të shkallmojë me paqe dhe masivitet dhe me intelekt të gjithë banditizmin shqiptar që ka qeverisur dhe po qeveris Shqipërinë…

32 komente në “Rama vendosi të hyjë zbathur në një tokë të djegur”

  1. Pensionist says:

    Ky ka pjerdhur fare. Çudi! Keta burgaxhinjte u bene te gjithe analiste, shkrimtare dhe poete. Pa dashur del konkluzioni se mbajtja ne burg dhe trajtimi aty nga xhaxhi paska qene perfekt. Ndryshe nuk shpjegohet qe shumica dermuese e Shqiptareve te”lire” qe u binte bredku ne pune tani nuk jane ne gjendje as te lexojne gazeten.

    1. Iliri says:

      Oreee çoni k’te te shkret te 5 se ka nevoj per ndihme dhe ilaçe. Ka rrej fare plaku.

      1. bb says:

        Edi Rama ka deshtuar si gjithe Kryeministrat e meparshem, Sala, Meta, Nano. Kjo duket ashiqare.

        Kjo sepse partite qe marin pushtetin kane te gjitha nje objektiv: pasurimin permes militanteve kur marrin pushtetin. Dhe nuk funksionon drejtesia qe ti ndale.

        I vetmi dallim, eshte se Rama ska vrare akoma ne bulevard

    2. shqiptari i ilirise says:

      Ka pjerdhur se su vjen ca si puna tënde pas vërës!
      Ca bythlëpirësve që kanë zënë ndonjë pozicion dhe pinë gjak si puna jote!
      Yyyy…fliqësirë!
      I bëni temena Ramës që këtej u premton studentëve dhe rit gjoja pagat,e nga ana tjetër i riti prap taksat biznesit!
      Të ndalojë hajdutët që ka në qerren e tij dhe jo të rrjepë akoma popullin!

      1. mirel says:

        Taku mund te kete pjerdhur, por me kete argument Ramuti nuk justifikon dot vjedhjen galopante 1 miliard dollare te buxhetit te shtetit ne bashkepunim me PPPte
        Alo contralisti..sportelisti..cthote tenderi i Unazes?

    3. Cudia says:

      Spartak debili!! Rama edhe zbathur ti futet pyllit qe digjet ben detyren qe i ka dhene populli. Ai eshte kryeministri is Shqiperise dhe populli po shikon e degjon nga Rama pierisht cfare vete populli do donte te shihte dhe degjonte te kryeministri is Shqiperise. ASKUSH tjeter nukdo bente cfare ben Rama prandaj Taku merr nje cope lecke dhe fshi buzet soiperme dhe te poshtme sa here qe te dalin jarget kur ze emrin e Rames ne goje. Gje e mire qe ekzistoni qe populli te shikoje kontrastin mes plerave si ju dhe Rames qe ka zgjedhur kryeminister.

      1. TakIdioti says:

        Ca mereni me kete copen e loqes. Ky plak ka rrjedhur me keq se Berisha.

    4. Eei says:

      O Spartak po bolle a derëzi se na cave trapinPo iko se u bere me keqë se plaku mere

  2. lumi says:

    a
    Avokat nga halli myzeqaret e viteve 50 -te kendonin nje kenge.Dy Marshall ka sot Ballkani Marshall Tito dhe Llukani.ky i fundit ishte nje punonjes policie qen bir qeni qe rrihte dhe u kerkonte atyre te varferve qe te dorezonin nje arme kishin apo skishin.Shume prej tyre per ti shpetuar drurit detyroheshin ta blinin e dorzonin nje te tille.Ndersa sot po kendohet nje tjeter kenge.Dy analiste ka sot Ballkani Takun e Ngjelajve dhe Ylli Manjani.Bej ndonjehere pushim a derbardhe se ke filluar te ecesh ndjetro

  3. Kalec Dega says:

    “kriticizmi” i Takut deri diku ka nuanca te verteta qe vetem qorrat nu i dallojne.

  4. Drejtesia says:

    Eshte fare e lehte te shkruash se cfare mendon ti (gjithmone kundershtar personal).Shume me komplekse dhe e veshtire ti zgjidhesh problemet.Duhet te shkruash duke sugjeruar zgjidhje.A ke zgjidhur ndonje problem,apo smeresh me to.

  5. kazani says:

    Po drejtesia sakte fare. Jep zgjidhje se kritika te gjithe dine te bejne.

  6. LORA says:

    Jepi tak-vuvuzela e cakordume,
    bashke me sojin e kazanit ,qe lusin cdo dite pervlimin e tokes se shqiptarve,,,,zvarrituni si zagare ,me thonj e dhembe, ne shpresen e katranjozve.
    Eshte vetem per t’u qeshur me antishqiptarizmin tuaj transparent; jo me fitimprures per ju gjakprishur historike.

    1. Lori says:

      Ckemi Nafije? Po prisja ndonje koment per emerimin e Bodes. Apo 3 dite zgjat cudia rilindiote?

  7. neda says:

    Shume e drejte Avokat, shqiperia ka nevoje per nje reforme me themel ne te gjitha aspektet, me universitet me autoritet,me pedagog te paperlyer e me diplloma reale, duke ju nenshtruar vetingut, etj.etj.Ky kryeminister nuk mendoje se mund ta beje reformen ne arsim, edhe per shkak te profesionit qe ka, arsimi do reforma serioze e profesionale,ku duhet te perfshihen specialistet me te mire, reforma nuk mund te behet ne zyrat e mbylluara te partise, ate nuk mund ta beje kushdo,Eshte dhe nje problem me qeverine e vendit tone-genjen vend e pa vend,me qytetaret duhet ndershmeri,duhet trasparence. Eshte e vertet qe shqiperia eshte e pasur por vidhet,menaxhohet keq,nje vend i vogel me gjithe ate numer ministrish,me nje administrat gjigante e te korruptuar,etj,ka nevoje per reforma te gjithanshme,dhe te gjitha keto mund ti beje nje force politike radikale por kurrsesi ata qe i kane krijuar

    1. Komentuesit says:

      Reformen ne arsim dhe reforma te tjera mund ti beje vetem Edi Rama,pasi ai eshte i perkushtuar me mishe e me shpirt per te bere shtetin shtet,te radhitur ne shtetet e tjera te zhvilluara ne evrope dhe ne bote.Por Edi Rama perveç veshtiresinve qe ka te lena nga qeverite e meparesheme,ka dhe nga opozita sot, qe i vene trungje nen rrota,apo disa analist pa tru ne koke si Ngjela e shume te tjere te kazanit,te cilet nuk dine gje tjeter por te shpifin e ti bejen presion atij.Eshte konkrete,qe, Rama i beri realitet kerkesat e protetes te nxitur nga opozita,dhe studentet do marin ate qe kerkojne.Por Basha e Berisha si te pangopur me gjak shqipetari dalin e kundershtojne ate qe bene Rama.Kete zor se e kuptojne studentet,se kane mbrapa ata qe i suflojn,e te mos ndalin protestat deri sa qeveria e RAMES TE BJERE.PRA PROTESTA KA TJETER QELLIM,TE VIJ NE PUSHTET BASHA.Nqs pas festes se vitit te ri,protestat do te vazhdojne,edhe pse kerkesat e tyre qeveria i beri realitet,atehere,eshte e qart se protesta nuk eshte per kerkesat qe bejne por per te destabilizuar vendi e te vij pd-ke ne pushtet.Kjo eshte e padrejte dhe e papranueshme nga populli i cili do ti ndeshkoi studentet.

  8. syri says:

    Z. Avukat! Sa per dijeni ecja zbathur ne prush eshte tradite e disa popujve eshte edhe sport,sa per dijeni!Komentueit kane te drejte! Llap- llap dhe prape llap! Blla -blla dhe perseri blla eshte karakteristike komuniste! Shikoni Tosin,Andin,Zhejin por edhe disa te tjere! Familje komuniste qe nuk u ri “bytha rehat”! Hiqeni si te persekutuar nga nje sistem pjese e te cilit keni qene dhe jeni vecse te kamufluar! Qejf mbetja eshte arsyeja kryesore qe vetem derdellisni! Keni humbur besimin se nje dite do te merni postet qe keni enderuar! Shqiptaret nuk do te behen perendimore me mendjen qe kane!

  9. Asi11 says:

    O z. Ngjala( Ngjela donja te thonja ) Kam disa probleme qe te sqarohèsh ti dhe shoket tuaj : 1- Edi Rama ka bere te gjitha reformat qe jane dashur ketij vendi por disa nuk i kuptojne disa i deformojne qellimisht disa i sabotojne se i godet ato vete dhe disa nga padashja i zbatojne jo mire . Gjithashtu ne fillim çdo reforme rendon mbi popullin deri mbas pak vitesh qe te fillojne te japin efektet e veta . Marrim reformen teŕritorjale, pati edhe ajo cà probleme ne fillim por filluan gradualisht duke u eleminuar . Tjetra refòrma ne sigurimet shoqrore gadi ishte ne kolaps dhe u fut ne vije te mbare . Reforma e shendetesise pati nje gje qe ndoshta nuk u kap shpejt per ti dhene rrugezgjidhje se u larguan nga populli qendrat shendetsore dhe tashti u kap ky problem dhe po shtohen qendrat shendetesore ne lagje e fshatra . Çdo reform nxjerr ne fillim ndonje problem gjate zbatimit dhe eleminohen gjate jetes perditeshme . Nuk ka reforme te perkryer ne planifikim e zbatim . Kemi kryereformen ne drejtesi dhe nuk po ndalem tek ajo se eshte me se e sqaruar qe eshte vonuar me qellim nga P.D ja dhe L.S.I ja me qellim se ju bie kokes . Dalim tek kjo e dites reforma ne Arsim . Kjo eshte edhe kjo shume e sakte dhe po sabotohet gjate zbatimit dhe nga kush po sabotohet :a-Nga profesoret e korruptuar nga ato te paaftet nga disa stuďnt qè kan shkuar sa per tjua fale nje diplome , si dhe sabotimin tjeter te hapur e te maskuar po ja bejne opozita qe nuk dine se kuj i thone reforme . Dhe ja qe pa filluar mire reforma ne unison duan ta sabotojne te gjithe keto subjekte qe permenda me lart, por keto i kapi menjehere Edi Rama e kuptoj ku eshte qellimi . Ndigjo o avokat, a kujton ti se me te vertete vete u çuan studentet , a kujton ti se i shqeteson gje ato , ? Disa student jane te prirur me mesù e ose nuk kan shku ne protesta ose kan shkuar per forme , disa kan shkuar per te mos u ngatrruar me shoket e tyre pra mos te ndahemi nga shoket me qene se bejne jete kolektive . Ti me analistat a gazetaret te tipit Fevzi , Bushati , Bejto ,Zhej , Rakipi , Rakiplkari , Lubonje .Lèle , Gjokmarkaj etj.qe beni sikur jua qani hallin nga ana ekonomike dhe thoni jane pa lek ne familje . Nga te gjithe ata mund te jene 1 % se te tjeret i ke ne pape e lokale duke qerasur vajzat si dhe duke lene lek ne lojrat e fatit . Ata kane hall se po forcohet arsimi dhe nuk mund te bejne me rrumpalle si deri tani dhe nuk mund tju shkoje me diploma ne shtepi. Ja ne pergjithsi keto jane se ka shume por nuk po e zgjas me .

  10. Emiljano says:

    Lora thith nonji kallam sheqer,se sje per gje tjeter

    1. Fredi says:

      E ke drejt avokat realiteti eshte ky qe thua.shpresa dhe theniet tuaja na bejne optimist per nje te ardhme me te mire.ata qe te kundershtojne ty o jane medioker e shpellare o jane oligarket e rames saliut e nanos se basha eshte i pjerdhur.ok

  11. refree says:

    Mos flit si i paditur! Nese do te rrezosh Ramen kjo eshte gje tjeter. Por per te miren e ketij vendi nuk duhen ushqyer shpresa te marra dhe synime te pamundura!

    Genjeshtra e pare, ne mos qofte injorance e sinqerte, eshte se ketu vidhen 1 miliard ne vit.
    buxheti eshte gjithsej 4 miliard, ku 0.5 miliard jane per deficitin e pensioneve, 2 miliard rroga dhe vetem 0.25 miliard investime. etj
    Qe qeveria te vjedhe 1 ,iliard duhet te pervetsoje rrogat dhe pensionet. Gje qe ka mundur ta beje vetem LSI duke shitur masivisht vende pune per votat e anetareve te saj.
    Avokat mos fillo te mendosh par absurd. Mendo politikisht si gjithmone, atehere sigurisht do ta pranosh se Edi eshte 10 here me mire se Mona dhe Luli.

  12. Virusi says:

    Vertet qe shqiptaret jane te gjithe per kryeministra. Mgjse avokat, flet per cfare nuk flet por se mori njehere nisiativen per te reformuar drejtesine. Reformen ne drejtesi e bene amerikanet thote. Amerikanet ketu kane qene or koqe pse se bene me pare, sepse Rama donte te ndryshonte vendin dhe reformen e kishte ne program. Ky flet ne tym, ka vjedh thote por se ngriti nje akuze konkrete kunder Rames. Karakter i dobet. Eshte bere si Berisha, leh duke shkruar.

  13. Asi11 says:

    Me fal avokat se harrova diçka kryesore . Qe ne fillim u kuptu qe kjo proteste eshte e financuar dhe po te zgjidheshin si me magji brenda jave keto kerkesa do te beheshin edhe 8 pika tjera e protesta do te vazhdonte deri sa tju jepte urdher ustaj per ta mbyllur protesten . A shikon avokat qe Edi me masa te mirefillta qeverie duke ju dhene zgjidhje me afat dhe sipas buxhetit ata(studentat)megjithese jane ne shtepite e tyre me pushime prap flasin me gojen e te tjereve qe do vazhdojme protesten ne janar perseri deri sa tu mbarohen leket qe ju ka dhene ustaj po ju dha lek prap do vazhdojne dhe po ju mbylli rubinetin e parave ustaj atehere pushojne ate dhe nuk jane ato qe thuhen o avokat .

  14. robertpalla says:

    Nuk e kupton o truthare, oo i palluar burgjeve te diktatures, e njeri eunuk se ke pjerdhur, boll me me kunja e me batuta, ne Shqiperi eshte vetem nje per batuta e kunja qe i ka lezet fjala , ai qe ti do ta heqesh ne K/Minister me ca do ta heqesh kur ti je i marre.

  15. Me durim says:

    O mor Ngjela je bere pis, me tre morra ne kurriz, nje te ha e nje te gris, nje ne bythe te leviz. Po pse çfare do beje Rama: hidhi uje gomarit (studenteve)! Cfare uji ti hedhe te ngrohet apo te ftohet? te ftohet. -Pse e ftohe gomarin? I hedh te ngrohet; pse e dogje gomarin? Rama po punon dhe ju te gjithe nuk marrim vesh se çfare kerkoni. Ndodh qe te çmendet nje njeri, psh kryeministri, por te çmenden shume njerez qe jeni ju, kjo ndodh vetem ne rrethinat e Shqiperise. Te fala gjtonit se ju paskeni mbaruar! Gezuar vitin e vjeter.

  16. mirel says:

    Ja dhe sociaPiStete PPPve. Nuk ju vjen per mbare te diskutojne buxhetin.
    O recepsionisti i Unazes na thuj ndonji menyre si te marrim dhe ne ndonje tender rrugesh..

    1. Me durim says:

      O mirel hajduti, flase per emrin qe nuk ta ka vënë babai. Nuk jam fare aty kam 27 vjet, merr vesh nga dynjaja apo jo, vetem shikoj çfare behet, menjehere e gjete ti se jam recepsionist Unazes, ty te fala mendjes se te lexoj shpesh me idiotizmat e tua se disponoj shume kohe te lire. Kalofsh mire vitin e ri e te ardhte mendja ne vend.

  17. mirel says:

    Ja dhe sociaPiStete PPPve. Nuk ju vjen per mbare te diskutojne buxhetin.
    O recepsionisti i Unazes na thuj ndonji menyre si te marrim dhe ne ndonje tender rrugesh.

  18. Bilbilenjet says:

    Edi Rama i ka hyre kesaj pune,dhe te gjitha reformat do ti beje,edhe ate ne arsim e drejtesi,pavaresisht se opozita i eshte versulur si ujqerit e uritur qe duan ta shqyejne.Edhe pse i bejne shume pengesa per te mos realizuar planet e tija,ai duke patur besim te populli do i beje realitet.Ti Avukat Ngjela je hedhur ne sulm bashk me Sali Berishen kundra Rames,dhe nuk po lini gje pa shpifje te sterholluara,me qellim qe ai te braktis detyren e tij qe ka ndaj popullit qe e ka votuar.Di ti opo jo,do Berisha apo nuk do,Rama do i realizoi patjeter.Ju te pullcisni nga inati,plaçi dhe u befshi mut per qent e opozites.

  19. A says:

    Pirth te cfryesh o ngjela

  20. antiharresa says:

    Mirel a, para se te marresh neper goje socialistet, kryeministrin dhe qeverisjen, duhet ta dezinfektosh kavitetin oral me leng preshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje