Lulzim Basha shkoi sërish pranë Unazës së Re, ku banorët protestojnë prej gati 2 muajsh.
Kreu i opozitës tha se tashmë ka fakte se si Veliaj dhe Rama ndryshuan planin urbanistik duke zhvendosur rrjedhën e Lanës për tu hapur rrugë ndërtimeve të biznesmenit Edmond Bego.
Por Basha sulmoi edhe mediat, disa prej të cilave, sipas Bashës, nuk po e pasyqrojnë siç duhet këtë aferë.
“Edhe sot disa media thonë “sipas Partisë Demokratike”… Po mirë, nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë “sipas PD”. I ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre.
Të marrin dokumentet zyrtare që i kemi bërë publike, ti vënë krahas njëri-tjetrit dhe tu tregojnë shqiptarëve ja si ishte plani urbanistik në 2013, ja si është plani urbanistik në 2017.
Ja si u zhvendos shtrati i Lanës. Ja si prishen shtëpitë e mbi 200 banorëve. Këto nuk janë “sipas PD”, këto janë të vërtetat mbi dokumentat zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt” , tha Basha.
“Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Pra ftesa ime sot është që media të bëjë pjesën e saj të detyrës.
Pjesë e detyrës do të ishte edhe të investigonte këtë aferë por këtë e bëmë ne, e bëri PD. Të paktën tani që është në dritë të diellit të luajnë rolin e tyre dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe bashkiake por t’u tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cenohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prapë me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne”, vijoi Basha.
21 janari 2011-ës ka bërë PD-në hakmarrëse dhe jo stratégique.
Mendoni per nje cast sikur kjo monstra te behet kryeminister i vendit,pa pasur gje ne dore ,ai te tund dhemb e dhemballe, lere sikur ti japesh pushtet ketij fshatari.Kot nuk thone ruhu nga zengjini i ri dhe fshatari kur bie ne qytet.
E mor ditzi geshtenj e papjekur Mbete
Kur ishte ne bashki vetem flinje
Kur te tjeret punoin ti terbohesh
Adoleshent
Ah more lulzime
Njeriu po genjeu 1 here sbesohet me,
lere me kur ti genjen perdite
Ska faj gazetaria por ti dobic,
kelysh bushtre
Po pse o, un me krushkun do I bejme keto pune?
Pse une dhe krushku do i bejme te gjitha keto ??
IK MOR KAZAN