Këto janë pamjet e shtesës pa leje në katin e 12 të banesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ditët e fundit është bërë objekt i përplasjeve dhe akuzave politike.
Siç dallohet edhe në këto pamje, në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit Qemal Stafa, kreu i PD-së ka bërë shtesë plot 4 dhoma. Të ndara në katër kendet e katit të fundit të ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahet e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.
Në hapësirën e përbashkët, që i përket sa kryedemokratit Basha aq edhe banorëve të tjerë, është ndërtuar me konstruksion hekuri, fasadat janë bërë me xham të zi duke krijuar pamje për banesën drejt kodrave të Liqenit, por duke u privuar banorëve të tjerë një hapsirë që u takon, e për të cilën kanë paguar kur kanë blerë apartamentin, në pallatin që sot identifikohet si pallati i Bashës.
Kryedemokrati ka shkuar edhe më tej, duke personalizuar një prej ashensorëve të këtij pallati, i cili përdoret vetëm për familjarët e tij ndërsa fqinjët e kanë të ndaluar.
Siç duket edhe në këtë leje ndërtimi, që Lulzim Basha i ka dhënë vetes dhe bashkëshortes Aurela Isufi në datë 25. 08. 2014, kohë kur ishte në krye të Bashkisë, specifikohet se ndërtimi shtesë është një kat dhe sipërfaqëja e ndërtimi është 98 metër 2.
Për të kryer këto punime, në bazë të lejes, Basha ka kontaktuar firmën “Archimed International sh.p.k”, me administrator Adrian Asllani, i cili shpesh herë është përfolur për lidhjet me kryedemokratin dhe kunatin e tij.
Ndërkaq për lejen e ndërtimit që Basha i dha vetes Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë edhe një letër që ILDKP i dërgonte Bashës, duke i bërë të qartë se kishte firmosur një leje në konflikt të plotë interesi.(Shqiptarja.com)
Gusto kamarjeri ordiner.
Koment i shkurter por domethenes ose thjesht, sakt ,bukur……..
Tamam. Si kioske arna arna.
Komenti juaj harron ti kujtoje miletit anadollak shqiptar qe Erion Veliaj dhe Edvin Rama kane kohe qe e dine kete shkelje (2014) dhe me kryesore, nuk mjafton te dime per guston e Bashes por per pasojat e shkeljes se ligjit.
–
Si nuk kujtohet asnje nga militantet e PS dhe ti kerkoje llogari Edvinit dhe Lali Erit perse nuk paditet Basha per keto shtesa me gusto?
–
Po per Bunkerin e Rames , a nuk keni ndonje pyetje…sa kushtoi dhe ku i gjeti Rama milionat per Bunkerin Nostalgjik. Perse Kryetari i Basjkise se Vlores qe i dha leje ndertimi Bashes ne Vlore sot eshte akoma i lire edhe pse i ka humbur shtetit miliona euro? o race e kece……
Po cfare lekesh per bunkerin bre burra. thjesht pyeteni ku i gjen leket per kravatat, se nuk e kena pa te veshe njeren dy here qe kur rrezoi kioskat e Lanes. mendafshi kushton me teper se betoni.
Ku eshte konstatimi qe duhet, po kundraveprimi? Kjo eshte ceshtja. Dhe, ki eshte misioni paraprires i shtypit te LIRE.
Po te kishte ndertuar nje fakir do ta kishin rrasur brenda.
Lulezim karafili cfare pergjigje jep kur e pyet: pse ke ndertuar pa leje? Jam kurioz ta di. Le qe ska kush ta pyes. Hajde kandidat per kryeminister hajde. Luli vocer… gjynaf, komplet adoleshent
.
He,he,he vazhdoni ju se 15 milion euro i mori ne Vlore, tani na duhen edhe 15 milion te tjera per Tiranen.
Sa te jen dhe te kete socialistet nuk e gjen gje dhe Bashen…
IKNI E GAMISUNI MEGJITHE 4 DHOMAT E LULIT .SHIFNI O MILET I KEQ E LLAFAZAN GRADACELAT E YLLIT ( RAMES ) E MIJERAVE RACEQENEVE KOMUNISTA QE KANE MBYTUR TIRONEN ..HAPINI SYTE O TE VARFER E TE VOBEKTE O POPULL HALE QE VETEM NE HALE MBIN FARA JUAJ E POSHTER KOMUNISTO-KAURE ..
Ti prishet shtesa, nqse është e jashtëligjshme!
Mua p,pse ma prishën !!??
Pamjet te lene te kuptosh se Lulzimja nuk ka abuzuar vetem duke ngritur nje kat shtese ne pronen e perbashket por ai shfrytezon edhe tarracen qe perseri mbetet prone e perbashket. Pra ai u ka vjedhur banoreve te pallatit dy kate.
Futi nje legalizim se je ne kohe.