Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.
Shefi i kabinetit sqaroi se fokusi kanë qenë kërkesat e studentëve dhe aspektet e tjera që janë të lidhura me jetën studentore.
“Në fokus studentët, kërkesat e tyre dhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësor të paktit për universitetin të cilin do ta bëjmë publik mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje jo vetëm kemi diskutuar por kemi marrë disa vendimet të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe që shkojnë përtej tyre ashtu siç e kishim thënë dhe siç besoj që është e domosdoshme për të maksimalizuar potencialin nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit.
Së dyti kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.
Së treti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit.
4 vendimet që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen mekëto terma. Kemi financim për studentët e verbrit, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria. Së dyti studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.
Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush ka mesatare nën 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria.
Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet, aktualisht, kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë.
3 mln dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e konvikteve. Është negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara.
Çfarë u vendos sot, kam firmosur urdhrin e kryeministrit për ngritjen e grupit institucional që të hartojë modelin e një statuti për arsimin e lartë nga ku do nisë plotësimi i boshllëqeve të krijuara.
Kërkesa e katërt ka të bëjë me doktoraturat. Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi.
Kërkesa e pestë lidhet me bordin e administrimit. Bordi përbehet nga 7 anëtarë, nga qeveria dhe Universiteti. Bordet kanë pasur një profil të ulët publik dhe roli i tyre nuk është kuptuar si duhet. Bordet e kanë përmirësuar menaxhimin financiar, por nuk kanë shkuar përtej një pike të përcaktuar dhe studentët shprehin shqetësim. Çfarë kemi vendosur sot?
Do miratojmë VKM për përzgjedhjen e anëtarëve nga Ministria e Arsimit. Faktikisht të gjithë anëtarët aktualë janë de facto të shkarkuar dhe de juro janë ende aty deri në zgjidhjen e anëtarëve të rinj. Emërimet e reja do bëhen me proces të hapur në sytë e të gjithëve. Një prej anuarëve përfaqësues nga Ministria do vijë nga studentët, pra jo studente, por ata kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura duke përfshirë edhe nga Ministria. Senatet janë të lira që të propozojnë një prej studentëve që janë anëtarë senati nëse duan.
Pajisja e studentëve me kartën e studentit. Situata dihet, Shqipëria nuk ka traditë në shërbime të tilla. Ka qenë një premtim legjendar, të gjithë e kanë bërë, Nga shkurti i 2018 kemi nisur një punë me Komisionin Europian, përfshirja e studentit në kartën europiane.
Në nëntor 2018 kemi lidhur marrëveshjen dy pakëshe, me qendrën e shërbimeve mësimore në Francë dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në vende ku marrin kartë europiane studentore.
Biblioteka me standarde Europiane. Kanë kërkuar edhe libra on-line shqip. Ambicia është përmirësimin i disa titujve akademik dhe të çojmë drejt përfundimit atë që kemi nisur me libra me origjinë të padyshimtë për t’i çuar edhe ne universitet. Kemi vënë marsin si afat të fundit për vendosjen e bibliotekës digjitale.
Anglishtja do të jetë një nga kushte që do të përcaktojë shumë gjëra në marrëdhënien tuaj me universitetin dhe me shtetit. Kjo do të vij më vonë, sepse ne e kemi dhënë,. Ne do të ofrojmë kurse anglishte falas pa pagesë. Anglishtja do të hyjë në kushte që do të marrë vëmendje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt vitit 1945, por 2025.
Disa institucione të arsimit të lartë nuk kanë treguar përformacën e duhur. Ajo që ne vendosëm, që të ngrihet menjëherë për të ndryshuar kodin e arsimit të lartë. Kjo do të thotë e gjithë vija e qasjes së studentëve, të jetë një qasje e njohur nga studentët. Falë edhe dialogut të nisur me shumë vështirësi, të tjera pika janë shtuar. Paketa jonë për universiteti do të jetë 8 plus. Jam i bindur se dialogu do të vijojë. Deri tani kemi vendosur sot, që të gjitha vendet në administratës publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë.
Për punësimin e studentëve më të mirë, në administratë shtetërore, në shërbimin civil. Ligji është evropian, por për ta kapërcyer këtë ngërç dhe për tu dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të sprapsur një lëvizje. Ne do të bëjmë publike vende e lira, pa konkurs, por me meritat e tyre ne universitet. Ata që do të mbarojë do mund ta zgjedhin vetë vendin.
Shembull: 20 vendet e lira në ministrinë e Finacave, zgjedhja do jetë nga lart poshtë. Sistemi do pak punë, por brenda 6 muajsh besoj do e arrijmë. Studentenët ekselentë që kanë mbaruar jashtë janë të parët, të dytët janë ata që kanë mbaruar në vend dhe të tretët janë ato që kanë mbaruar në privat.– tha Rama. (TemA)
Tarifat per regjistrim ne shkolle duhet te hiqen fare! Greqia psh edhe ne periudhen e krizes nuk ka vene tarifa per regjistrim.
Na plasi, shkolloni ngelsa me IQ <50, as per te mbledhur ullinje nuk bejne.
RAMA eshte ne RUGEN e. Mbare
Po mban premtimet
RAMA BURE SHTETI QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter
RAMA shikon perpara
Luli ADOLESHENT shikon Mbrapa
Mona RUGACE nuk shikon Fare
reforme transformuese? lol….ka me cfare te merret kryeministri i Albanistanit……ky sikur nuk e kishte ne fushate si teme”transforminin” …
–
i ka hy frika ne b ithe njonit…dhjaks i madh paski ken, o krim inister….
O llaman, nuk rrinë grekët në greqi edhe sikur t’ja bësh falas. Nuk është ai problemi por puna, taksat etj.
.. te gjitha leme i bete mor katrane ..!.. shih te ardhurat vjetore te familjeve te tyre dhe vepro , pasi me kete qe shoh te shkruar , perseri” super bosat “,” mafiozet” , “kollaroja” ka per te fituar ..!kerko rritjen e cilesise ne shkollat e larta se ato jashte nuk po nxjerrin “shkencetare “, pasi jetojme ne to ku studiuan dhe studiojne femijet tane , ku mundesia e studimit ne shkollat e larta i jepet cdo te riu , ne baze te rezultateve qe ka , pa le qe si e kani katandisur ju vendin as qe behet fjale per shkence , por per turizem , sikurse porosiste ” kokezbathuri ” Hrushov ..! .. arsimi i larte eshte” pasuri “per vete qytetarin ne rradhe te pare dhe kur vleresohen pozitivisht njohurite e tij , i propozohet vendi i punes .. ! objektivi i persosjes se dijeve , i mundesise per arsimim te larte te gjithe popullsise eshte kudo ne vendet ku drejton ” ndergjegjia e paster ” , por kurre “jo” me idene qe te marre nje “karrike ” dhe te pije kafe ne tete orareshin e punes ..!.. kusht per perparim eshte dhe ngushtimi i nivelit per te ardhurave , kur ju rrit rrogat ” bosave ” , shih dhe klasen e ulet , pasi ajo shkakton ” cunam” ..!
Per mendimin tim, dhe referuar experiences time 20 vjecare, Shqiperia duhet te aplikoje sistemin Amerikan ne kolegje dhe universitete publike.Po ashtu me zemer do deshiroja qe sistemi i dhenies se licensave profesionale te realizohej sipas menyres Amerikane.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan, USA