Policët kërkojnë pagën e 13-të, sindikata i shkruan Ramës: 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane

25 Dhjetor 2018, 19:01Politika TEMA

Punonjësit  e Policisë së Shtetit i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë  plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.

Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News.

Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje, shkruan ABC News.

Sindikata  e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për “Llotarinë Amerikane”, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

Punonjësit kërkojnë pagesen e dietave të prapambetura nga  2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës.

Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe  Policisë së Shtetit  që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

9 komente në “Policët kërkojnë pagën e 13-të, sindikata i shkruan Ramës: 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane”

  1. Sokol says:

    Shyqyr qe e hapet njehere gohen per te drejtat e policave o sindikalista.E keni nje nga radhet tuaja ne Parlament qe quhet Pjerin Ndreu po ai se ka ngritur ndonjehere zerin per hallet e policave se eshte bythqir dhe servil partie.Sa mire do te ishte qe cdo deputet ne Parlament te ngrinte problemet e shtreses qe perfaqeson dhe qe njeh me mie.Por Parlamenti eshte i mbushur me hajdute trafikante droge e trafikante prostitutash.Keshtu qe me kete Parlament nuk ka gje ne vije.

    1. pjeter says:

      Ke shume te drejte Sokol, qe te kerkosh qe policet ti kushtojne rendesi vendit te punes, dhe te terheqesh gjithnje me te miret, duhet ti trajtosh nga ana ekonomike ne menyre te denje. Policia e shtetit ka bere me shume progres ne krahasim me pjesen tjeter te vendit,por kjo eshte bere per me shume vetem nga ana organizative, e strukturale, tani ngelet qe reforma e nisur vite me pare, te perfundoje me sistemimin e trajtimit ekonomik, dhe nuk duhet fare te diskutohet 13-tshja, por duhet shkuar me tutje. Kjo ka kosto te larte per taksapaguesit shqiptare?patjeter, por perkthehet ne me shume efikasitet ne rend e qetesi, dhe mbi te gjitha interes i me te mireve, te duan te bejne pjese ne forcat e policise.Politikat ekonomike i ben qeverria,dhe e kuptojme shume mire veshtiresite qe jane, sepse jemi akoma nje vend shume i varfer, por personalisht mendoj qe nje nga sektoret strategjik, eshte rendi, dhe duhet prioritet absolut, dhe per kete, kjo qeverri ka marre shumicen apsolute te votave, qe te te zgjidhe, apo investoje ne projekte qe zgjidhin problemet e shqiptareve.Mbas 30 vjetesh nuk duhet te diskutonim per kete problem. Nje shtet qe te funksionoje ne menyre te dobishme per qytetaret e vet, duhet te kete nje sistem gjyqesor te fort dhe nje polici te forte, jane dy binare qe shkojne paralel, te tjerat , pasojne ne menyre natyrale.

  2. ben says:

    20 %
    I ngeleur jane hashallinjte e saimir tahirit!!!!
    Edhe keta jo se nuk duan po kane frike se andej mund ti arestojne.
    Ja ky eshte shteti qe ngriti banda e edvin kristaq rames me rilindasit e tij.
    U desh vetem 1 proteste per te kuptuar tashme publiksht se ky shtet ka mbaruar dhe duhet 1 ore e me pare te gjendet zgjidhja mos te perfundoje shqiperia si ne 97.

  3. Flutura says:

    Te tere policet e S. Fishtes kane aplikuar per ne FBI, me t’u dale llotaria, vendin e punes e jane gati.
    Duan page si koleget europiane e amerikane?!!! Cfare thoni o zoteri Fishta, paguhen si te gjithe shqiptaret, por me page me te larte per shkak te veshtiresise. Nje polic paguhet me shume se nje kuader i larte i administrates apo nje mjek. Fishte je kunder Rames po duket qe je pro PD -LSI dhe flet ne emer te te gjithe policeve, qe nuk mendojne si ty. Oret jashte orarit duhen t’u paguhen, pot krahasimet me EU dhe Ameriken i ke vulgare.

  4. Anes Drinit says:

    Shtet i pjerdhur,keta “regullojne” ruge 40 milionshe,kush te vjedhi perpara,po i bie
    ne mend per polici studenta e fshatare,Ngrehu o popull hidhini ne plera me ramusha, metusha salillare e lulallare
    Nuk ka nevoje per revolucion me arme,mos i zgjidhni mos votoni per asnje,hiqini nga puna se kane 30 vjet qe ju
    pijne gjakun,shkarkojini nga detyra,nuk rrine dot ne pushtet neqoftese ju nuk i doni,jepini fund qeverrisjes se tyre
    Po iken ata do dalin njerez te ri,ka plot te ri te shkelqyeshem ane e mbane botes,ka plot intelektuale te vertete
    brenda vendit te pa perzier me llumin e vjedhjes shteterore.

  5. 1 says:

    U bo deti kos per zotin Po i futen te gjithe me garuzhde te perfitojne. Po nga e di sindikata se 80 per qind e policeve kane plotesu lotarine. Kjo eshte pjese e jetes private. I kane marre leje sindikates policet ? Po me ke flene naten policet e di sindikata ? Po qiriun e mban sindikata? Vetem ne Shqiperi ndodhin nga keto hata. Zoti t i ruaje mendjen Edi Rames e kane rrethu budallenjte.

  6. tropojani 100 says:

    po ikin njerezit perdite u zbraz shqiperia nga ky piktori deshtur me atlete ky arrogant do vrare me makarona ne goje ky pleh

  7. tropojani 100 says:

    policet kane paga te mira plus hashash plus gjoba korrupsion ca duan me shum kta apo ate te gomarit? ketu mjek juriste police jane ok kan pare boll se bojn korrupsionin me te madh si nepunes ,tjeter gje pastaj ministrat deputetet ata kan pazar tjeter

  8. Visi says:

    S.Fishta eshte i zgjuar, nuk eshte aq budalle sa duket, nqs mundet kushe ta verifikoi pake kur i lidhi rroge te birit ne sindikaten e policise, dhe merrte leke per shtepin e vete qe gjoja per zyre. Te me falni nqs nuk eshte e vertete, me te degjuar e kame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje