Ndryshimet në qeveri, Rama zhgënjen cinikët dhe lolipopistët: Vendos të Rilindë veten

25 Dhjetor 2018, 15:38Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama ja doli sërish që t’i zhgënjejë të gjithë. Të zhgënjejë thellë edhe miqtë, edhe armiqtë. Skeptikët dhe optimistët. Cinikët dhe lolipopistët profesionistë. Parashikuesit dhe prapashikuesit.

Kryeministri jo vetëm që nuk bëri ndryshimet e pritura nga të gjithë në qeverinë e tij, por me të gjitha gjasat, edhe nëse vendos t’i bëjë, do t’i bëjë në një drejtim krejt të kundërt nga ai që miqtë e tij të pakësuar dhe armiqtë e shtuar, presin të ndodhë: Nuk do të ketë largim figurash politike nga kabineti i tij, por distancim nga individët që nuk kanë lidhje me politikën.

Ky do të jetë parimi që ngjan se Edi Rama ka përqafuar në këtë dimër të nxehtë për të. Ky është parimi që do të ndjekë kur përfundimisht kuptoi se çfarë kishte emëruar vetë, ishin zgjedhje të mrekullueshme për kohën në paqe e për paçe këmbësh, por që në luftë përgatisnin këmbët për t’ja mbathur bashkë me faqen e zezë të heshtjes.

Seria e protestave i kanë dhënë një shans vetë Ramës që të kuptojë zgjedhjet e tij të gabuara në vite. Njerëzit e tij më të afërt, duke nisur me antarët e kabinetit, do të duhej të funksiononin si një sistem siguresash politike që do të duhej të digjeshin njëri pas tjetrit për të mos lejuar tensionin të mbërrinte në zyrën e tij.

Në mungesë të këtij sistemi dhe për shkak të zgjidhjeve të tij personale, tensioni ka shkuar drejtpërdrejt tek zyra e tij me flutura duke i gudulisur shumëkujt fluturat e dashurisë për pushtet në stomak.

Eshtë stil i hershëm i Edi Ramës konceptimi i rrethit të njerëzve të tij të afërt dje në opozitë dhe sot në pushtet, si një strukturë bashkie. Me drejtora dhe shefa sektori, mbi të cilët, ai qëndron i vetëm si drejtor i përgjithshëm.

Në një vend ende tribal si Shqipëria, ku kulti i individit është i plotfuqishëm dhe demokracia është ende një foshnje e dobët dhe distrofike, ky stil është pothuaj zgjedhje e vetme, pavarësisht se është zgjidhja më e gabuar.

Për vetë individin në veçanti dhe për gjithë shoqërinë në përgjithësi. Dje e përdorte Berisha dhe më herët edhe Nano e kushdo tjetër që ka qeverisur këtë vend, duke varrosur të gjithë bashkë sistemin e meritës dhe të karrierës.

Secili nga ata, zgjedhjen e njerëzve me të cilët ndanë qeverisjen, por jo pushtetin, e kanë kryer në bazë të humorit të tyre vetjak pikërisht për të përqëndruar pushtetin në duart e tyre.

Duke nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, kur krerët e partive u bënë padronë realë të partive të tyre, kjo gjë u bë edhe më e spikatur. Ministra të cilët e mësonin praninë e tyre në kabinet nga edicionet e lajmeve, ishin rregulli absurd I vendosur, ndërsa përjashtimet nga ky rregull, u bënë gjithmonë e më të rralla.

Kabineti Rama Dy, i shkoi në ekstrem kësaj mendësie. Gjatë gjithë verës së 2017-ës, mbasi kishte dalë pronar absolut i gjithë tryezës ovale të qeverisë, Rama luajti deri në fund me kartën e suprizës për emrat e kabinetit të tij.

Në një vend normal, surprizë dhe e hidhur, madje, do të ishte pikërisht një gjë e tillë: që publiku nuk e dinte në vija të përgjithshme që minimum gjashtë muaj apo dhe një vit më parë, se cilët ishin oferta qeverisëse e partive kryesore në vend.

Sot me të gjitha gjasat një gjë e tillë ka ndryshuar. Dhe nëse vërtet ka ndryshuar në këtë drejtim, atëherë Edi Rama do të ketë hedhur një hap të jashtëzakonshëm në drejtimin e duhur që do ta çojë sërish një hap përpara rivalëve të tij të drejtpërdrejtë, që vuajnë njëlloj zgjedhjet jo politike të njerëzve të tyre.

Eshtë aksiomë: qeveria është krijesë politike, votohet politikisht dhe eksperimentet me të zgjedhur teknikë, janë të destinuar të dështojnë herët a vonë. Kjo është mënyra e vetme për të tejkaluar ngërçin që krijohet nga distanca mes votimit politik dhe zgjedhjeve teknike.

Nga të cilat rezultojnë njerëz që me partinë që i ka katapultuar në krye, nuk kanë asnjë lidhje as morale, as njerëzore, as tradicionale dhe as historike.

Që kanë një lidhje direkte me bossin, por nuk i hyjnë në punë as bossit të rradhës. Kjo është arsyeja se pse, partitë politike shqiptare, ngjajnë si shkretëtirë njerëzish pas shpinës së kkryetarit të tyre.

E gjithë PD-ja, në tetë vjetët e saj në pushtet mundi të ketë vetëm dy krijesa të vërteta politike: Sokol Olldashin e ndjerë dhe vetë Lulzim Bashën. Gjithë të tjerët, edhe pse ndër ta kishte personazhe edhe më politikë sesa këta të dy, ishin vetëm hije dhe të lënë qëllimisht në hije nga Berisha.

E njëjta histori po ndodh edhe me PS-në, që në vitin e saj të gjashtë të qeverisjes, duhet të numërojë disa herë vetëm Erion Veliajn si njeri politik e krijesë të Ramës, sa kohë që Saimir Tahiri u vetvra dhe e vranë para së gjithash ish-shokët e tij.

Protesta e studentëve e vuri Ramën përpara shumë dilemash. Dorëheqja e refuzuar prej tij e ministres së arsimit Nikolla, ishte akti i tij i parë politik për t’i dhënë një përgjigje politike jo vetëm krizës së ditës, por asaj që pritet të ndodhë në qershorin e ardhshëm, kur I duhet të shkojë në votimet lokale.

Dhe kjo vendimmarje e tij, ngjan tashmë pjesë e filozofisë së tij tashmë të ndryshuar. Nëse Rama do të bënte ndryshime në qeveri pikërisht në këtë kohë, ai do të duhej të pranonte një sërë problemesh që para së gjithash, e dëmtonin atë vetë.

Duke nisur që me tërheqjen e tij nën presion dhe për shkak të presionit të ngjarjeve të ditës. Duke e vënë atë në pozitën e njeriut të dobët të cilit I parashikojnë në rastin më të mirë dhe I imponojnë në rastin më të keq, lëvizjet politike.

Zgjedhjet e qershorit janë dhembja reale e kokës së Ramës, drejt të cilave ai po shkon tërësisht i vetëm. Pa përmendur emra, por duke ju ruajtur parimit, një e treta e qeverisë së tij nuk ka pothuaj asnjë kredit politik për të kërkuar votën e shqiptarëve.

Një e treta tjetër ka nevojë që të prezantohet nga truprojet me kartë identiteti përpara militantëve se cili është. Ndërsa pjesa që mbetet, është pikërisht ajo që miqtë dhe armiqtë, skeptikët dhe cinikët, i kërkojnë ta lëvizë nga qeveria.

E njëjta situatë apo dhe më keq është dhe në grupin e tij parlamentar. Nëse perifrazohet ministrja e tij e kulturës që perifrazoi një shkrimtar amerikan për lidhjen e librit me seksin, tre çereku I grupit të tij parlamentar, nuk do të kishte asnjë lidhje me seksin.

Në serinë e dilemave të Ramës hyn dhe diçka, që as miqtë dhe armiqtë e tij nuk ja thonë, por që ai e ndjen realisht. Sot më pak dhe nesër edhe më shumë. Brenda socialistëve të tij të ndryshuar, ka gjithmonë e më shumë individë që duan largimin e tij. Mes tyre ka burra që kanë mësuar të punojnë, burra që dinë të qëndrojnë dhe tëp resin dhe skutha të vegjël me shumicë që dinë ta kthejnë shpinën vetëm në dy raste: kur duan të kënaqin eprorët dhe kur eproët bien në hall.

Latinët thoshin dikur: “Amor Vincit Omnia”. E përkthyer lirisht në gjuhën e sotme të Tiranës, duhet thënë: “Politika fiton gjithmonë! Ky është parimi që duhet ndjekur për të kuptuar se pse në prag të Krishtlindjeve, Edi Rama i zhgënjeu të gjithë. Miqtë dhe armiqtë. Mbasi premtoi Rilindje e ndryshim për gjithë Shqipërinë, Edi Rama tani ka ndryshuar. Po kërkon të Rilindë vetëveten!

17 komente në “Ndryshimet në qeveri, Rama zhgënjen cinikët dhe lolipopistët: Vendos të Rilindë veten”

  1. Kadriu says:

    O zot. Si nuk u bere dot njeri ti mo.

    1. Epiriiiii says:

      Kèmbanat Bien per ata qè kan Vesh…… Bravo Zt Vangjeli, jini si gjithmone teper koherent dhe i holle ne mendime. Rama te Vegjetoje ne Ambientin e tij te Ndotur, por shum shpejt ka per ta Ndier eren kunderrmuse te Ambientit te Ndotur qe vet e ka Ndertuar

  2. Çaça says:

    Para ca ditësh u zbulua një diamant në kanada
    Po përballë diamenteve të mendimit të laro nc van gjelles ai lajm eshtë një hiç
    Ca xhevaire të Pa zbulime më shpejt
    U vetë vra po e vranë para se gjithash ish shokët
    Mendim shumë dimesional në kufijtë e ajshtanit
    Një i vrarë që vret dhe vehten e vjedhur nga historia e shehut km
    Se si një pronar absolut në një tryezë ovale që vetëm në mendje e loros laro eksozton mund të rilindës vetvehten pa ja ngulur dikush deri në gurmaz na çon në këto ditë krishtlindjeve
    Thua që rama të jetë çfaqja për herë të dytë e birit të zotit aman vetëm e vërtetë mos jetë se të krishterët do ndonjë fe
    Kjo ka të tjera pasoja që do sjellë protesta të dukesh e mëdha antidjall të janullatos
    Rama ndjen diçka që nuk ja thonë as miqtë e as armiqtë po e përplas dhunshëm në këmbët e tij evangjeli loros që di më shumë se miqtë dhe armiqtë e ramës dhe ndjen për ramën më shumë se miqtë dhe armiqtë e tij
    Kjo më kujton at barsaletë me kartën që e pyetën çdo lindë nusja shtatzënë
    Kur hyn në kishë më duket djalë
    Kur del nga kisha më duket vajzë
    E gjeti urata
    Nusja lindi binjakë një çuçë e një djalë
    E, more lorenc
    E nis si mik e vazhdon si armik flet si mbi re pastaj shan si në dera e bordellit ku nuk ke vajtur për të shuar peshon po thjesht për të punuar
    Mbase të jep rama ndonjë dhomë në bordellit e tij kur ti rilindë
    Gjithmon në ja rrasin studentët në janar
    Rama i bie të ulurijë nga korriku deri në shtator lorenc

  3. enver hoxha says:

    edi flama eshte nje burre i keq mjere shqiperia e mjere populli ce gjeti me kete rob te shpifur. mallkuar qofte kush e polli kete fare sokoli

    1. Zhzh says:

      ORE HAJVAN. NDERRO EMRIN SE NDOT GJIGANDIN O PALLOSH. AS TE MAJA E KARIT NUK I VJEN GJIGANDIT O PLEHRE.

  4. enver hoxha says:

    edi flama eshte nje burre i keq mjere shqiperia e mjere populli ce gjeti me kete rob te shpifur. mallkuar qofte kush e polli kete fare sokoli

  5. Grigor says:

    Lorenc Vangjeli, me fjalen tende ne emisionin opinion tregove se je gazetar kalibri, dhe perfaqesues i gazetarise jo-kazan.
    Respekte edhe per kete artikull. I sheh gjerat me objektivitet dhe ke aftesine te ngrihesh mbi a palet.

  6. une says:

    O enver hoxha! Meso shqip o gjysem analfabet dhe pastaj komento! Meso te perdoresh edhe kompjuterin o injorant!

  7. Lumi says:

    Rama perzuri ambasadorin e Iranit nga Tirana. Ky veprim u mbeshtet nga petendimi. Trump falenderon kryeministrin shqiptar. Analistet e shquar shqiptare nuk Jane shprehur ende rreth ngjarjes. Nderkohe, kazani vazhdon punen. Mileti pret me gojen hapur kocken e radhes.

  8. sali says:

    Lorenc Vangjeli eshte Gazetar i Lsi.Nje luge corbe e hidhur qe gelltit eshte gjithmone problem

  9. Lab says:

    Lencka vazhdon te lepije b…e Rames.

  10. lumi says:

    Lorenc po e humb sensin e analistit lere ate te shkrimtarit pastaj.Cpo ndodh me ty more djale.Mungesa te medha ke marre dhe nga studjot e Fvziut,Balles e Vasilit.Cu cuc cuk nuk kemi gje keshtu pasi dhe idete po i nxjerr shume capraze.Ke shume inflacion ne artikullin tende apo shto uje e shto miell keshtu eshte gjithca ocey.Thellohu djalosh thellohu

  11. Lili says:

    Vangjeli,qenush qe lepin duart e te zotit(Rames).

  12. Koci says:

    O Lenci je dhe ti i mangët në lexim, ndoshta edhe Rama nuk e di.
    Është një aksiomë gati mbi 2000 vjeçare e Sokratit:
    “Në do të ndryshosh botën, fillo ndrysho veten.”
    Kjo është aksioma për qëllimet humane, për ato hileqare dhe manipuluese ka të tjera ligjësi.
    Rama lexohet që ka qëllime të mira me pak “pisllëk” brenda por që nuk e ndryshon thelbin humanist.
    Por dyshoj tek mjetet që ka zgjedhur për ti aritur ato.
    “Trimi i mirë me shokë shumë”, d. m. th. njërëz me personalitet, që mbajnë përgjegjësi dhe që ofrojnë zgjidhje.
    Hierarkia jo vetëm vertikale por dhe horizontale.

  13. Cen says:

    Ti Vangjel je personifikimi I gazetarit qen bir qeni qe nuk ngopesh me lepirjet e kecellit Rama. Ptu fare e keqe ,vulgar.,ordiner, banal qe ben te fortin ne studio televisive me gojen tende qe e perdor si hale.

  14. enver hoxha says:

    edi rama nuk do jete me kryeminister. kryeminister do te jete pandeli majko. u sos uji i gamiles sate o edi rama. pandeli majko eshte socialist jo ti . edi rama e perdor partine socialiste si leter higjenike . pse nuk e thua o gazetar qe edi rama ka mbaruar . nje keshille ja jap falas : hape varrin me duart e tua.

  15. ashtu says:

    lenco e ke kja…por rama ka spiropalin shok, qe eshte nje sajmire e vogel ..keshtuqe rrenofte rama dhe spirokarja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje