Kush do të bëhet kryeprokuror në janar? Ja gara dhe emrat që plotësojnë kriteret

25 Dhjetor 2018, 17:19Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës.

Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht.

Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.

Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 vite punë në sistemin e drejtësisë.

Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja  aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës.

Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.

Në listën e prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi.

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.

9 komente në “Kush do të bëhet kryeprokuror në janar? Ja gara dhe emrat që plotësojnë kriteret”

  1. sapa says:

    Kush do behet kryeprokuror?si gjithmone ndonje qelbesire kunder popullit!

  2. Kale Dega says:

    Nje kukull e re/i ribrymosur me mesimet e Saliut/Rames/Metes.

    Edhe 100 Kryeprokurore te zgjidhen po nuk ndryshoi mendesia dhe po nuk u “vetuan” politikanet e Bandave PS/PD/LSI nuk ka shprese per drejtesi te pavarur, drejtesi nen kontroll te mafjozave Politikane dhe kryesisht Rama/Sali/Meta.

    Per fatkeq Shqiperia krahasohet me Afganistanin per sa i perket mundesive per tu rilindur dhe ecur me demokracite perendimore per shkak te te qenit nje popull, komb klanor, krahinor i percare dhe mendesi islame.

  3. IVONI says:

    .. me vjen keq qe njerez kaq te zgjuar nuk jane ne gjendje te ndrojne mbiemrat e tyre , qe te pakten dhe ne te besojme se nuk eshte perhere i urritur ..!

  4. Lani says:

    Vendosni Gjin Gjonin.Osht krejt firmato i lexohet ne balle “made in katnar”

  5. Ola says:

    O shqipetare pse gjithnje priremi te flasim keq e te mos besojme ne asgje cfare doni te importojme njerez nga jashte.

    1. @ola says:

      Po Ola une jam per protektorat Amerikan per 50 vjet.

    2. Delet e Ramiut says:

      Po, Ola….ole,ole,ole…ole.o,ole,ole,ole….

      ole,ole,ole…ole.o,ole,ole,ole….

  6. Daja says:

    Boll nje me i mire se ai kafsha me jarge qe iku te zgjidhni!

  7. robi says:

    Jam i mendimit që kryeprokuror të jetë Strazua me patllake, zv/kryeprokuror Muli Geringu, këshilltarët e kryeprokurorit, ;1- Kejdi dhembcakallja 2- Paloqja3_ Klevis Kerrici i grupit të qenve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje