Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit e tij në mediat sociale se ku i ka kaluar Krishtlindje.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sot ka vizituar familjet Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.
“Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shkruan ndër të tjera Basha.
Postimi i plote i kreut te PD:
Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.
Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.
Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.
Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen.
C’njerez jane ata qe pranojne ne shtepi nje hajdut dhe kriminel si Bashuku???Po te jene njerez te implikuar eshte normale po ne qofte se jane njerez te ndershem kjo eshte nje ofendim dhe perqeshje per gjithe njerezit normal te ketij vendi.Politikanet tane duhen share dhe zene me gure kur duken ne rruge.
Cfare pret nga ata njerez me IQ qeni
Paska dale deri ne katundet e Leshit, per te vjedhe gjelat e detit qe ka per te ngrene per vit te ri, qe i ngelshin ne gryke, ato qe u merr fukarenjve.