Trump insiston, mbyllja e qeverisë do të vazhdojë nëse nuk kalojnë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën

25 Dhjetor 2018, 20:33Politika TEMA

Në ditën e Krishtlindjes, Donald Trump ka insistuar se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale do të zgjasë deri sa të plotësohet kërkesa e tij për fonde për të ndërtuar murin në kufirin mes SHBA e Meksikës.

Qeveria e SHBA u mbyll pjesërisht të shtunën dhe ende nuk ka asnjë shenjë të përpjekjeve të prekshme për të rihapur agjensitë e mbyllura nga një bllokim politik mbi kërkesën e Trump për fondet e murit kufitar.

Nuk mund t’ju them kur qeveria do të rihapë“, tha Trump, duke folur pas një video konference në Ditën e Krishtlindjeve me trupat amerikane që shërbenin jashtë vendit.

Mirëpo mund t’iu them se nuk do të hapet derisa të kemi një mur, ndalesë, mund ta quani si të doni. Unë do ta quaj si të duan ata, mirëpo do të jetë gjëja e njëjtë. Është ndalesë që pengon njerëzit të hyjnë në këtë shtet“.

Ai shtoi “Nëse nuk e kemi atë (murin), atëherë Qeveria nuk do të hapet”.

Fondet për pothuajse një të katërtën e programeve federale, duke përfshirë departamentet e Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare dhe Bujqësisë do të skandojnë në mesnatën e së premtes.

Prandaj në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, mbyllja e Qeverisë mund të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, shkruan Guardian.

Komentet e fundit të Trump vijnë një ditë pasi demokratët kryesorë akuzuan presidentin për “zhytjen e vendit në kaos” ndërsa zyrtarët e lartë u takuan për të diskutuar një rritje në tregjet e aksioneve, shkaktuar pjesërisht nga sulmet e vazhdueshme të presidentit mbi Rezervën Federale dhe një mbyllje të qeverisë.

Është Krishtlindje dhe presidenti Trump po e zhyt vendin në kaos” , shkroi në një deklaratë të përbashkët të hënën dy demokratët kryesorë në Kongres, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer.

Tregu i aksioneve është poshtë dhe presidenti është duke bërë një luftë personale në Rezervën Federale, pasi ai sapo ka shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes“.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit nuk mundën të ndërmjetsonin një marrëveshje përpara se të pezullohej Kongresi për pushime dhe para kësaj bllokimi, dhe Trump paralajmëroi për një “mbyllje shumë të gjatë“.

Trump është duke insistuar për fondet rreth murit pasi kjo çështje ka qenë ndër premtimet më të zëshme të tij në fushatën për zgjedhjet presidenciale.

1 komente në “Trump insiston, mbyllja e qeverisë do të vazhdojë nëse nuk kalojnë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën”

  1. ????? says:

    Përdhunojn fëmijët tanë Kosovarët. ,dhe neve na duhet mur me ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje