Viti 2018 i ka dhënë fund qetësisë dhe dashurisë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndonëse ishin socialistët ata të cilët e bënë Metën president, ky i fundit u ka dhënë një sërë goditjesh në distancë.
Sot ka bërë një përmbledhje të përplasjeve Qeveri-Presidencë dhe rezulton se Ilir Meta ka ecur më keq se paraardhësi i tij, Bujar Nishani.
Kjo pasi në një vit e gjysmë të Presidencës së tij, Ilir Meta ka thyer rekordin e Nishanit, duke bllokuar plot 9 nisma të qeverisë.
Sipas përllogaritjeve të gazetës, tregues i përplasjeve Rama-Meta janë kthimi mbrapsht i 6 ligjeve që mazhoranca i ka dërguar presidentit për t’i dekretuar.
Dy prej tyre kanë të bëjnë me teatrin, pasi Meta ktheu dy herë nismën për shembjen e godinës, siç është ligji për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Ligji tjetër që Meta ka kthyer mbrapsht është ligji për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit.
Ndërsa një tjetër ligj që nuk ka marrë “bekimin” e Metës duke mos u dekretuar është ai për tarifat gjyqësore.
Ndërkohë që më tej kreu i shtetit i ka kthyer mbrapsht qeverisë për rishqyrtim ligjin për buxhetin e vitit 2019.
Ligji i gjashtë që Meta i ka kthyer mbrapsht qeverisë ka të bëjë me ligjin për disa ndryshime për tatimin mbi të ardhurat për dividentin.
Këto lëvizje të kreut të shtetit, i cili i ka kthyer mazhorancës plot gjashtë ligje duke mos ia dekretuar, tregojnë qartë se Ilir Meta ka thyer rekord e Bujar Nishanit.
Ky i fundit, edhe pse ishte një president i emëruar në atë post nga opozita e sotme, brenda vitit 2016 i ktheu qeverisë vetëm 2 ligje.
Megjithatë, edhe mazhoranca e sotme nuk është kursyer ndaj Metës, pasi të gjithë ligjet që presidenti i ka kthyer, ia ka rrëzuar, ndërsa po ashtu i rrëzoi edhe kandidaturën e zonjës Vitore Tusha për në krye të KLSH.
Mazhoranca i ka marrë për rishqyrtim Metës vetëm ligjin për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Presidenti nuk eshte sekretar i KM.
“Presidenti asht ma i miri qe ka njoh Shqiperia”, Rama
–
Te tjerat, e shau, i doli kundra Kriministrit jane pordha me rigon…..
–
Ju te t rashet qe kujtoni ndryshe, keni 30 vjet dhe akoma nuk ju mbush truni vogel….
–
Sa me shume te zihen , gjoja, aq me shume fort e mbajne njeri -tjetrin…po ju jeni milet bageti qe smbushni….
Sekretari eshte shume po presidenti eshte me pak ne nje noter i qeverise..nuk ka as nje kopetence,vend horonifik eshte..
Fatmirësisht, në këtë rast, kushtetuta i ka dhënë vetëm atë vend presidentit.
rrit kelysh behen qenje dhe te hajne
Te dy Presidentet paskan sulmuar Sulltan Ramen!Ta kishte sulmuar vetem njeri,edhe mund ta justifikonit,por kur jan dy,
kompromenton Ramen,qe i eshte çjerre maska,dhe dihet se kush eshte,nga shqiptaret dhe nga Bota,si Kryeministri me i
korruptuar ne Bote.Ju mendoni akoma,se eshte i paprekshem,apo i pakurruptuar Rama?I korrptuar kembe e duar,
i paprekshem natyrisht jo,sepse jetojm ne Demokraci,megjithese e sakatosur.E telendisen fare studentet Ramen,si te
ishte nje halabak Kryeministri i tyre,fakt qe tregoi se rrespekti per të eshte zerro,autoriteti minus.Çfar mbjell,do te
korresh. Nuk e bënë socialistet President Ilir Meten,por banditi Edvin Rama,pikerisht per kete dite,qe mos ta sulmonte,
nga qe ishte i dhjere.Po ja qe i dhjeri Ilir Meta,edhe mund te kundershtoka dhe sulmoka!Nuk e ndihmoi as lavderimi tinzar
Edi Ramen,por i ra ne Koke,kur tha se, “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë ,
Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot”.
Meta asht kokerr katunari, ma keq kokforte forte , kokerr maloku
Nuk ka faj Meta, faji eshte i mazhorances, qe e vendosi ne ate vend, kur dihet se ai e kishte vendin per ne burg.