"Pakti për Universitetin", Rama: Paketa jonë do të jetë 8+. Unë do të udhëheq protestën e studentëve

26 Dhjetor 2018, 12:46Politika TEMA

“Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do kap siç kam kapur gjithë të tjerat. Operacioni dhe reformat do shkojnë edhe më tej. Kemi nevojë për të bashkëpunuar për ta zbatuar atë”. 

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa u pyet nga gazetarët se çfarë do të bënte qeveria nëse studentët do të ngriheshin sërish në protestë edhe pas vendimeve që shefi i kabinetit mori në lidhje me 8 kërkesat e tyre. 

Gjatë konferencës Rama gjithashtu iu përgjigj interesit të gazetarë në lidhje se sa do të ishte fatura financiare për këto vendimeve të marrë dhe ai tha se ajo është parashikuar në buxhet. 

Pjesë nga deklarata:

Paketa jonë do të jetë 8+. Uroj që dialogu do të vazhdojë dhe ndërkohë paketa, pakti i universitetit do tu ofrohet studentëve për ta parë dhe vlerësuar dhe kontribuar që në fund të kemi një marrëveshje të madhe mirëkuptimi dhe angazhimesh mes qeverisë dhe studentëve. Por deri tani kemi vendosur që të gjitha vendet në administratë publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Vendim i KM për punësimin e studentëve më të mirë në administratën shtetërore, pjesë e shërbimit civil, ku kanë pengesë se kur shkojnë për konkurrim nuk kanë eksperiencë. 

Për të zmbrapsur duhmat e tepsisë ne do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratën publike, ku pa konkurs por me kreditet e arritjeve personale në universitete studentët më të mirë, ata që nuk gjejnë punë dhe ata që ikin jashtë, ata që do mbarojnë të mund ta zgjedhin vetë vendin dhe do të nisë nga lart poshtë. Më i miri nga lart poshtë ka zgjedhjen e parë. Për shembull 20 vende të lira te Financat janë në dispozicion të 20 studentëve më të mirë të financave. 

Sa është fatura e kësaj pakete? Fatura e paketës, a parashikohet ndryshim në buxhetin e 2019 për realizimin? 

Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar, brenda financimit për tarifat, në vijim është parashikuar gjithçka, ata që kërkojnë ndryshim buxheti nuk dinë ca kërkojnë, ose duan që studentët të mos dinë çfarë të kërkojnë, ndërkohë që unë e di shumë mirë çfarë duan studentët. 

Plan B nëse vazhdon protesta? 

Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do ta kap siç kam kapur gjithë të tjerat.

Operacioni dhe reformat do shkojnë edhe më tej. Kemi nevojë për të bashkëpunuar për ta zbatuar atë (TemA) 

12 komente në ““Pakti për Universitetin”, Rama: Paketa jonë do të jetë 8+. Unë do të udhëheq protestën e studentëve”

  1. Kozmos says:

    UROJ QE UNIVERSITETE ,FAKULTETET ,NE SHQIPERI TE NDJEKIN MODELIN EUROPIAN . SOT KA NJE BUM STUDENTESH, TE CILET KANE HYRE ,NE ATO DYER ME NOTEN 5 DHE CUDITERISHT VAZHDOJNE AKOMA, TE NGROHIN KARRIGET E AUDITOREVVE . NE EUROPE NE VITIN E PARE REGJISTROHEN SHUME, POR 70% E TYRE SKUALIFIKOHEN , NDERSA NE SHQIPERI NUK I INTERESON QEVERISE ,SE CFARE NIVELI KA STUDENTI , POR RENDESI KA ,QE QEVERIA TE FITOJ NGA ATA , SA ME SHUME STUDENTE , AQ ME SHUME PARA , PRA E GJITHE CESHTJA ESHTE BISNES . GJITHASHTU NE SHQIPERI KA SHUME STUDENTE EKSELENTE , POR KUR SHKOJNE PER STUDIME NE GJERMANI DHE AUSTRI OSE GJETKE ,ME VESHTIRSI MARRIN NOTEN 5 , SI SPJEGOHET KY FENOMEN ??????

    1. Kalec Dega says:

      po le nom o beu yne……! ti,ti,ti…vetem ti e di si zgjidhen hallet…ka apo ska parlament ku ti ke dhe shumicen…..? nuk zjdhen pordhet me deklarata e komunikime nga Facebook..per se ka nje parlament ne vend, o diktator modern i albanistanit

      1. S says:

        Ky kalec dega e dime qe eshte sali dixhitalbiBollë o plakë që po vdesë duke na care by…..n ne të tjerëve

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO RAMA BURE SHTETI QE NUK E KA BERE NONJE KRYEMINISTER TJETER NJERIU ME I MATH QE KA PARE SHQIPERIA KTO VITET E DEMOCRACIS
      QENTE MBRAPA DO LEHIN

  2. animas says:

    Te behen universitete prestigjioze dhe jo vende ku merren ne pune familjare e miq, por ata qe e meritojne dhe japin kontributin e tyre neper keto vende, njerez qe kane eksperience ne mesimdhenie, sepse jane marre nga rruga njerezit dhe jane bere pedagoge me diploma te blera e doktoratura te blera dhe sdine te artikulojne apo te perpilojne nje leter…..si rrjedhoje dhe studentet jane si mos me keq….

  3. Zigur Qarri says:

    As pare e as degjuar,Kryeministri udheheqes edhe ne barrikaden kundershtare!”Plani im është i qartë,unë do të udhëheq
    protestën e studentëve,mund të qeshi….”!!!!!!!”….mund të qeshim….”?Ne fakt,kjo eshte per te qare,kur sheh Kryeministrin
    tend qe eshte nje psikopat.Dikur botuesi i Temes ka deklaruar,se Edi Rama eshte i çmendur,duke qene i pari qe guxoi te
    botojë kartelat e kryeministrit te Shqiperise dhe raporte te tjera mjekesore qe provojne per skizofrenine e tij.Qe eshte
    shtruar ne spital per te trajtuar semundjen,eshte e qarte,por nese ka patur ndonje permisim,nuk ka asnje lajm,megjithese
    dihet,qe keto semundje nuk kan sherim.

    1. Lul says:

      O zigur karri,kur je sheruar ti pse to mos sherohet edi rama

      1. Zigur Qarri says:

        Dhe kete e thote militanti karri!
        Ik ore debil!

  4. Brahoo says:

    Rama eshte pjerdhur me keq se Berisha.

  5. enver hoxha says:

    po ca flisni o njerez po ky vend ka marre fund. cohu o enver trimi dhe vendos drejtesi ! cohu o enver djali se neve na morri malli ! rrofte komandanti legjendar !!!!!

  6. Kuq e zi says:

    Macron udheheq jelekverdhet
    Hahahaaaa
    futi noj vize me te holle or mik se nuk e ka mbaruar kush qe ta mbarosh ti
    Protesta eshte kunder teje dhe ligjit te arsimit qe bere
    Pra o nenshtrohu ose rrije perballe por kurre me ta apo eshte luli kryeminister dhe se kemi marre vesh

  7. Labi says:

    Te gjithe tolerante kur u tregojne litarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje