Kreshnik Spahiu letër publike Metës: Ja arsyet pse duhet të dekretosh ministrin e Jashtëm dhe sulmi absurd i opozitës

3 Janar 2019, 19:09Politika TEMA

Kreshnik Spahiu ka adresuar një letër publike ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai i ka kërkuar kreut të shtetit që të firmosë dekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin e cilëson si autokton shqiptar.

Ndër të tjera Saphiu shkruan:

I nderuar Z. President,

Me shqetësim të thellë kam ndjekur sulmet mediatike ndaj emërimit të Ministrit të ri të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.

Arsyetimi i opozitarëve ndaj këtij emërimi ka një të përbashkët: “origjinën kosovare”. Ky arsyetim i turpshëm justifikohet me mungesën e CV dhe çertifikatën e sigurisë!

Për arsyet e renditura më poshtë ju kërkoj si jurist, jashtë politikës, që Ministri i Jashtëm duhet të mos pengohet në marrjen e funksionit për këto arsye:

1- Mosha e tij nuk është e re aspak, madje ai ka të njëjtën moshë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, kur këtij të fundit iu besua i njëjti dikaster, pra si shef i diplomacisë shqiptare.

2- Shqipëria ka pasur kryeministër 28 vjeçar Pandeli Majkon dhe disa ministra në atë moshë!

3- Shqipëria në 28 vite ka pasur si praktikë mbi 10 ministra me origjinë dhe shtatsi greke, bullgare apo maqedonase!

4- Shqipëria ka pasur në atë post edhe persona që nuk kanë qënë aspak me nacionalitet apo kombësi shqiptare, ose kanë patur bashkëshorten shtetase jo shqiptare!

5- Ministri i ri i Jashtëm është me dy prindër shqiptarë dhe me kombësi 100% shqiptare!

6- Ministri i ri Jashtëm nga Kosova është me arsim origjinal dhe jo të falsifikuar si gjysma e ish-ministrave që kemi njohur në 28 vite!

7- Aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 200.000 shtetas me origjinë nga Kosova dhe ata duhet të gëzojnë të drejta të barabarta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur njësoj si tropojanët, shkodranët, lushnjarët, korçarët, çamët etj.

8- Nuk ka asnjë shkak kushtetues që ju të mos e dekretoni dhe shkaqet e nxjerra nga opozita janë tërësisht jo ligjore.

Për të gjitha këto arsye çdo rrëzim i kandidaturës së z.Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm do të ishte një akt tërësisht anti-shqiptar dhe do të ngjallte frymën e racizmit apo diskriminimit krahinor.

Kosova është Shqipëria veriore zoti President, atje jetojnë shqiptarë etnik dhe autokton, flasin shqip dhe kanë tradita shqiptare si unë dhe ju, të trashëguara ndër shekuj.

Unë shpresoj që firma juaj do jetë një dekret patriotik shqiptar dhe jo njollë historike e vulosjes së racizmit dhe diskriminimit krahinor nga simboli i unitetit kombëtar.

Me respekt,
Kreshnik Spahiu
Avokat!(TemA)

15 komente në “Kreshnik Spahiu letër publike Metës: Ja arsyet pse duhet të dekretosh ministrin e Jashtëm dhe sulmi absurd i opozitës”

  1. vang says:

    PO vete Ilir Meta qe kur nga bangat hyri deputet dhe me vone u be minister.Sa vjec ishte?

  2. lumi says:

    Me pelen per te pare ore Niku pamvarsisht se ti nuk e ben per parime,por esenca ngelet pozitive arome mire.

    1. Kalec Dega says:

      U te marte lumi qe pelqeke ndopak Kreshnik Islamik Dykrenshin…o deb ilat albanistaneze, te papare dhe qe smbushni ju shfatarre me kostume…

      1. Muli dhe Beluli says:

        Kalec, te paska lene Enver Hoxha me penallti. Paske urrejtje patologjike. Ben mire to visitohesh tek psikologu.
        Dhe mos kundershto kot. Njerez te semure partiake si ty e kane lene mbrapa kete vend. Nelson Mandela beri dekada te tera burg, dhe kur doli nga burgu doli pa urrejtje, por vetem me misionin e bashkimit te kombit ne koke.

        Ndersa nje qen bir qeni si puna jote duket qe I paske merituar te tera.

  3. everest says:

    Ministrat kosovare me pare se t’i sherbejne Shqiperise duhet t’i sherbenin Kosoves si shtet i ri!
    Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe MASKARENJVE!

    1. Me durim says:

      O “everest” qe qendron aq poshte ne halé po Kosova eshte Shqiperi o mut muti, eshte njesoj si Laberia, Myzeqeja, Malesija; jane dhe Kosova dhe Camerija qe u a shkeputi i dashuri juaj anglo-amerikane, se po te donin ata çdo gur do vente ne vend te tij.

  4. doni me per belulin says:

    shyqyr qe fole njeher mireo bylmez e shikon ca bejn ata qe u bashkove ti

  5. Pilafi says:

    Kreshnik ! Per kete te vleresoj. Hallall.
    Po te jete per kete opozite vari qillon.

  6. Timi says:

    Mirë e ka kreshniku këtë herë. Basha ministër disa herë me shtetësi holandeze. Vishaj ishte shefi i inteligjencës shqiptare me shtetësi kanadeze. Etj etj. Këtu del Gent Cakaj më shqipetar se shumë të tjerë.

  7. Gri says:

    Si ka mbaruar kruarja e bythes z. President! Ndoshta Spaku do t’ j gjej zgjodhjen andej nga Reci!

  8. Shqiptar autokton says:

    Te kerkoj nje parti ,qe ne mbledhje te sicurise kombetare ftonte Damir Fazlliç serbo-boshnjak,dhe te kundershtoj nje shqiptar qe padrejtesia ndaj shqiptareve e lindi ne nje toke shqiptare,jashte kufijve te cunguar te Shqiperise eshte kulmi i hipokrizise se shfrenuar,qe ngrene kauz sa te peshtire,aq dhe te turpshme.Nje gje te tille mund ta kerkoj Beogradi me pretendimin e nje qytetari sipas tyre nga territori “serb”.Prit tani te kundershtojne dhe krijimin e doganave te perbashketa me Kosoven.

  9. Abdylmutalipi pasardhes ilir says:

    kush paska qene ai minister i jashtem qe nuk ka nacionalitet apo kombesi shqiptare sipas pikes 4 ,shume interesante do ishte ta dinim.

  10. tropojani 100 says:

    ku je moj koqe faqe zi her ktej her andej nuk te qiu asnjeri as pd as ps po rendesi ja qe dhe meros tani i pelqejne shkrimet e tua i boton me deshire te madhe s’ka faj se te dy ju bythlepires jeni dhe meroja ja merrte ne goje berishes tani rames kurve

  11. Peco says:

    Normalisht, Kosova nuk mund te konsiderohet shtet. Ajo ose duhet ti bashkohet Serbise si Krahine autonome, ose ti bashkohet Shqiperise, rruge si kjo e sotmja per te, as mish as peshk nuk mund te kete. Cdo lloj referendumi, si nje e drejte e popujve per vetvendosje do te conte automatikisht ne bashkimin e saj me Shqiperine. Me Serbine ata kurre nuk mund te bashkohen ne menyre paqesore. Atehere, te vesh ne diskutim dhe te quash te padrejte nje akt simbolik ne interes te bashkimit te Kosoves me Shqiperine, sic eshte emerimi I ministrit te jashtem te Shqiperise, kjo do te thote, as me pak dhe as me shume, te jesh ne sherbim te interest te Serbise. Te gjithe ata qe duan Kosoven shtet, heret apo vone do ta kuptojne se ky eshte varri I saj. Vetem ata qe kerkojne bashkimin e saj paqesor me Shqiperine I bejne sherbimin me te madh kombit tone. Te tjerat dhe sidomos gjendja e Kosoves sot si shtet eshte nje marrezi e imponuar, e justifikuar me faktorin kohe per pjekjen e kushteve qe bashkimi I saj me Shqiperine te behet dicka e pranueshme per serbet. Por, ama, askush nuk merr persiper te spiegoi, se, pse e bashkuar me Shqiperine ajo nuk mund te behet e pranueshme per serbet.

  12. Me durim says:

    O “everest” qe qendron aq poshte ne halé po Kosova eshte Shqiperi o mut muti, eshte njesoj si Laberia, Myzeqeja, Malesija; jane dhe Kosova dhe Camerija qe u a shkeputi i dashuri juaj anglo-amerikane, se po te donin ata çdo gur do vente ne vend te tij. Dhe nje gje te kuptosh ti dhe bastarde si ti ne tere boten. Po nuk je nacionalist, nuk mund te jeshe kurre internacionalist. Injoranca e sotme nuk e di pse nacionalistat i nxierr si njerez negativ, kur ne shqip do te thote kombtar. Te mos duash kombin tend do te thote te mos duash nene dhe baben, megjithese sot nuk duan jo nene e baben por as veten. Kjo kulture eshte futur per ti shperbere njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje