Me hapjen e merkatos së janarit, skuadrat e Kategorisë Superiore kanë bërë zyrtare afrimet e tyre të para për gjysmën e dytë të kampionatit.
Klubi i Partizanit ka prezantuar talentin që vjen nga skuadra e Renovës Fatjon Isufin, i cili ka nënshkruar për dy vite me 15 herë kampionët e vendit.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Fatjon Jusufin. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur sot një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë.
23 vjeçari është prezantuar në ambjentet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partizanit.
Ndërkohë, edhe Teuta ka bërë zyrtarë afrimin mbrojtësit Erlis Frashëri i cili vjen nga skuadra e Kamzës.
“Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtesin Erlis Frasheri
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Erlis Frasherin, mbrojtësin 30-vjeçar.
Më parë, Frasheri ka luajtur me ekipin e Kamzes, ndërsa tek Teuta vjen për her të dyte pasi ka qen pjes e kesaj skuadre për dy sezone 2010-2012”, shkruan klubi bregdetar.
Ndërsa, tek Skënderbeu Realdo Fili nuk do të jetë më pjesë e kampionëve në fuqi.
Sulmuesi ka ndërprerë me konsensus kontratëm me klubin korçarë, të cilëve iu bashkuar në fillim të sezonit.
Interes për Filin ka shfaqur skuadra e Luftëtarit që kërkon të përforcojë fazën sulmuese pas largimit të Shkurtajt dhe Rrocës në drejtim të Kukësit. (TemA)