Ronaldo është gjithmonë një vëzhgues i vëmendshëm i kampionatit italianë, dhe me një sy të veçantë për Interin.
Aq sa nuk e fsheh dëshirën që një ditë të jetë president i klubit zikaltër:
“Unë kurrë nuk kam menduar për këtë, por unë nuk e përjashtoj- edhe pse unë nuk kam shumë para për të blerë ekipin, kështu që do vazhdoj me Valladolid.
Spalletti është trajner i duhur për Interin dhe Icardi është një lider tek zikaltërit”, tha ai.
Në vjim fenomeni foli për ecurinë e skuadrave italine si dhe afrimet e reja që kanë mbërritur këtë vit n Serinë A.
“Nerazzurrët janë në rritje, Juve është shumë më e fortë se të tjerët, edhe pse Napoli është duke bërë shumë mirë.
Cristiano Ronaldo tek Juventus nuk është një surprizë, ne që jetojmë me futbollin e presim që të gjitha – tha ai, duke folur për të sapoardhurit në Serie A.
“Është e bukur për të parë Cristianon në Serie A dhe Ancelottin tek Napoli. Me Ancelottin ndaj kujtime të mëdha”, tha Ronaldo për Sky Sport. (TemA)