Të palodhurit e Serisë A i ka Lacio. Ata që gjatë vitit 2018 kanë qenë më shumë në fushë dhe kanë minutazhin më të lartë të aktivizimit, janë të dy futbollistë bardhekaltër.
I pari është Thomas Strakosha, i cili është aktivizuar nga trajneri Inzagi 3510 minuta.
Plot 39 ndeshje për portierin shqiptar, që nuk ka munguar kurrë dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë.
Një rekord absolut ky për portierin kuqezi.
Duke përjashtuar portierët, më i aktivizuari është Açerbi, gjithmonë në fushë me fanellat e Sasuolos dhe Lacios. Mbrojtësi ka luajtur 3420 minuta dhe është vetëm një ndeshje pas Strakoshës.
Pse? Sepse Strakosha ka luajtur edhe në ndeshjen me Udinezen, që Lacio e luajti në janar, pasi ajo ishte shtyrë për shkak të shiut në nëntor të 2017-ës.
Me këtë ndeshje, portieri kuqezi është bërë lojtari me më shumë minuta në Serinë A.
Strakosha qëndron para Açerbit, por edhe dy kolegëve të tij, Donarumës së Milanit dhe Handanoviçit të Interit.