Katari vuri në zbatim një taksë prej 100% mbi alkoolin, duke e dyfishuar brenda natës çmimin e tij.
Rritja është cilësuar si “taksa e mëkatit”, pasi synon produktet që ndalohen nga ligji islamik.
Taksa është aplikuar nga Autoriteti Doganor i Katarit dhe shtrihet edhe mbi produkte si duhani, pijet energjike dhe mishi i derrit.
Vetëm të huajve u lejohet konsumimi i pijeve alkoolike në Katar.
Alkooli mund të gjendet në disa hotele dhe restorante të caktuara si dhe në vetëm një dyqan në periferi të Dohës.
Lajmi se me 1 janar do të aplikohej taksa e re bëri që shumë banorë të Katarit të krijonin rezerva të mirëfillta alkooli.
Të ardhurat nga taksa e shtuar do të investohen në shërbime publike si shkolla dhe spitale.
Katari është vendi mikpritës i Kupës Botërore 2022. Organizatorët thonë sealkooli do të jetë i disponueshëm në hapësira të posaçme gjatë këtij eventi.(TemA TV)
Sikur ky Ligj tè Ishte ne Shqiperi,Sot nje Vajze Dhe Grua Do ishin Gjalle,Flm Zot Qe Jam Mysliman.
Faji eshte i FIFA-s qe ben aktivitete te tilla ne vende leshi…