Nga Italia në Shqipëri, talenti i Shpresave që ka luajtur për Lazio-n firmos për Laçin

2 Janar 2019, 11:13Sport TEMA

Laçi është kthyer në fabrikë talentesh, sepse është klubi i vetëm në Superiore që mundohet të arrijë suksesin nëpërmjet të rinjve, duke duruar dhe besuar, ashtu si bëri me Myrto Uzunin, i cili tashmë shkëlqen në Kroaci.

Para pak kohësh Laçi ktheu në Superiore Sherif Kallakun, këtë sezon ktheu Elvi Berishën dhe në këtë merkato janari po ndjek të njëjtën rrugë.

Emri i ri që është bashkuar me kurbinasit është mbrojtësi Irlian Ceka, i cili e kishte arritur marrëveshjen prej kohësh dhe tashmë është zyrtarisht i Laçit.

Pjesë e Shqipërisë U21, Ceka ka nënshkruar për dy vite e gjysmë, bëjnë me dije burime të Sportekspres.com pranë klubit të Laçit.

Në të shkuarën Ceka ka qenë pjesë e moshave të Romës, për të kaluar tek Askoli dhe Lacio. Nga lacialët kaloi te Sambenedettese, ku luajti sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon nuk gjeti dot ekip në pjesën e parë të sezonit, ndaj është stërvitur dhe ka pritur merkaton e janarit.

1 komente në “Nga Italia në Shqipëri, talenti i Shpresave që ka luajtur për Lazio-n firmos për Laçin”

  1. Besi says:

    Talent i madh dhe vjen Luan ne shqipri mjaft o gazetar leshi se na e shpifet ka te drejte edi rama qe thote jeni kazan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje