Statistikat e 5 sezoneve pas dy fazave/ Titulli, Europa dhe rënia duken të vendosura

31 Dhjetor 2018, 21:22Sport TEMA

Kush do të fitojë titullin kampion në Superiore? Kush do të shkojë në Europë? Kush do të bjerë në Kategorinë e Parë në fund të këtij sezoni?

Kur është mbyllur vetëm gjysma e parë e sezonit, këto janë pyetjet që bëjnë të gjithë tifozët në Superiore.

Përgjigja do të merret vetëm në maj, por statistikat e sezoneve të fundit, duke u nisur nga ai 2014-2015 ku u rivendos skema ekzistuese e Superiores, japin disa sinjale si se mund të rrjedhë gara në vijim.

Ajo që bie në sy është se në 3 nga 4 sezonet e mëparshme, skuadra e cila ka mbyllur në vendin e parë kampionatin pas 2 fazash ka marrë edhe titullin.

I vetmi “dështim” ishte ai i Kukësit në sezonin 2014-2015, kur nuk arriti të ruante vendin e parë ndaj Skënderbeut.

Ndërkohë, 3 skuadrat me më shumë pikë në fund të dy fazave të para thuajse gjithmonë përfundojnë pjesëmarrëse në Kupat e Europës.

Përjashtim bën Flamurtari i cili mbylli i dyti gjysmën e parë të edicionit të kaluar e në fund përfundoi duke luftuar për mbijetesë, pa e parë arenën ndërkombëtare.

Lufta për mbijetesë ka vetëm një përjashtim të madh, Tiranën. Në sezonin 2016-2017 ajo nga vendi i katërt  pas 2 fazash përfundoi duke rënë nga kategoria.

Në çdo edicion tjetër, dy ekipet me më pak pikë në këtë pjesë të sezonit kanë përfunduar në vitin pasardhës duke luajtur në Kategorinë e Parë.

TeKamza dhe Kastrioti shpresojnë që dikush tjetër të ndjekë shembullin e bardhebluve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje