Partizani kërkon që të “thyejë” tabunë 25- vjeçare. E fundit herë që kanë shijuar titullin kampion përkon me sezonin 1992- 1993, kur ekipi drejtohej prej Sulejman Starovës.
Gjatë kësaj periudhe, edhe pse kanë ndërruar 43 “timonierë” (bashkë me “Bobin” bëhen 44), maksimumi që kanë marrë është një Kupë Shqipërie dhe një Superkupë.
Ishte edicioni 2003- 2004 kur një tjetër Sulejman, këtë herë Mema, u jepte trofetë e fundit të kuqve.
Tashmë ka ardhur koha që t’i rikthehen lavdisë dhe ndoshta ky mund të jetë viti i duhur. Me Skënder Gegën në krye të stolit kanë bërë më të mirët.
Kryesojnë kampionatin me 37 pikë, pas 11 fitoresh, 4 barazimesh dhe 3 humbjesh. Shifrat të bëjnë për vete, paçka se rivaliteti pas janarit pritet që të jetë i frikshëm. Kukësi dhe Teuta po shfaqen “kërcënuese” në merkato.
Në të tilla pozita, u mbetet “demave” që të dëshmojnë se gjërat kanë ndryshuar dhe në fundin e sezonit do kurorëzohen kampionë.
TË RIKTHYERIT
Pas një hulumtimi të bërë nga “Panorama Sport” nga ’93 i largët e deri në 2018-ën që po shkon drejt fundit, vëren se nga 44 trajnerët që kanë drejtuar në periudha të ndryshme ekipin, “kampioni” është Sulejman Starova. Dhe jo për vetëm nga titullin e fundit që i ka dhënë Partizanit, por prej faktit që është ulur plot 6 herë në stolin e të kuqve (1990- ’94; 1996-’97; 2005-’06; 2015- ’16, 2016-’17’; 2017-’18).
Nuk është i vetmi ama, pasi pasohet nga Neptun Bajko që në periudha të ndryshme e ka drejtuar 5 herë ekipin (2001; 2002-’03; 2005; 2006-’07; 2010- ’11), ndërsa nga 3 herë kanë qenë Sulejman Mema (2003- ’04; 2004-’05; 2005), Shpëtim Duro (2001-’02; 2008-’09; 2014- ’15) dhe Lika (1994-’95; 2006- 08, 2013-’14), sakaq nga dy herë u është besuar pankina edhe Genc Tomorrit, Ilir Spahiut, Ylli Shehut apo Klevis Dalipit.
Më jetëgjati është pikërisht Starova, të cilit iu besua drejtimi në vitin ’90 dhe u largua në 94-ën, pasi fitoi titullin. Pas tij, i vetmi që ka rezistuar më gjatë është Hasan Lika, plot 24 muaj (2 nëntor 2006 – 26 tetor 2008). Të shumtë janë ata që kanë qëndruar pak kohë, ndërsa arritje konsiderohet qoftë edhe mbyllja e një sezoni. Nëse Klevis Dalipi ka qëndruar vetëm një muaj (konkretisht në mars-qershor të 2018-ës), ndërsa Ramadan Shehu vetëm dy javë (5 tetor 2004-20 tetor 2004).
TË HUAJT
Partizani nuk para u ka besuar të huajve. Dhe gjatë gjithë historisë së saj, që nga krijimi, në total ka pasur vetëm 6 trajnerë. I pari ka ardhur në 2001- shin dhe ka qenë pikërisht bullgari Nikolaj Arabov. Pas tij, italianët u kthyen në “modë”, duke filluar nga Tiziano Gori që erdhi në 2002- shin, Andrea Agostineli (i cili qëndroi 6 muaj në 2016-ën) Adolfo Sormani (rezistoi 4 muaj në 2016-ën), Mark Iuliano (5 muaj në 2017-ën). Dhe për të mbyllur listën e të huajve është edhe portugezi Marcio Sampaio (që qëndroi 4 muaj në 2014-ën).
ADELA MERKO
U rrrit djali u bo gjysh morri prap mrren e ka