Tregu i transferimeve: Neymar vlen më shumë se të gjithë, Ronaldo jashtë dhjetë më të mirëve

3 Janar 2019, 14:38Sport TEMA

Është lojtari që duhet të bëjë realitet ëndrrën e skuadrës së Juventusit, fitimin e Ligës së Kampionëve, por Cristiano Ronaldo nuk figuron në dhjetë lojtarët që vlejnë më shumë në tregun e transferimeve.

Sipas “Il Sole 24 ore’’, ka publikuar listën e 10 lojtrëve që kushtojnë më shumë në tregun e transferimeve dhe vendin e parë e zë ylli brazilian që luan me skuadrën e PSG-së, Neymar, me një çmim prej 229 milionë euro.

Në vend të dytë vjen shoku i skuadrës së tij, Kylian Mbappe, me 215 milion dhe në vend të tretë vjen Lionel Messi me 203 milion.

Dhetshja mbyllet me Coutnihon, ndërsa Ronaldo renditet në vendin e 12-të me 107 milion.

Sipas “Il Sole 24 ore’’ vlera e tregut llogaritet me kritere që variojnë nga mosha, ekipi, e deri te rezultatet.

Lista e 10 lojtarëve me vlerën më të shtrenjtë në treg:

1-Neymar – 229 milionë euro

2-Mbappe – 215 milionë euro

3-Messi – 203 milionë euro

4-Salah – 168 milionë euro

5-Kane – 151 milionë euro

6-Hazard – 148 milionë euro

7-De Bryne – 129 milionë euro

8-Greizmann – 125 milionë euro

9-Pogba – 119 milionë euro

10-Coutinho – 118 milionë euro

(TemA)

2 komente në “Tregu i transferimeve: Neymar vlen më shumë se të gjithë, Ronaldo jashtë dhjetë më të mirëve”

  1. TR says:

    MERRU MORE DITEZI ME HALLIN TEND , SE JE NE LISTEN E FBI DHE MOS U MERR ME BASTET , SE JU TE LIKES , E MBUSHET SHQIPERINE ME LLOTO ,QE TE VARFEONI POPULLIN DHE TE PASUROHENI VETE .

  2. Vandami says:

    Te jete vertete franceze kjo gazete ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje