“Serbia po përgatit shkaktimin e trazirave në Kosovë”

6 Janar 2019, 09:38Rajoni TEMA

Sipas burimeve të RTK, organet shtetërore të Serbisë kanë përgatitur shkaktimin e incidenteve në Kosovë.

Nëpërmjet organeve të saj, Beogradi ka përgatitur incidente në mesin e komunitetit serb, me qëllim fajësimin e shqiptarëve dhe destabilizim të rajonit. Sipas burimeve të RTK, e gjithë kjo vjen pas alarmit në Serbi për shkak të votimit në Kuvend për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Shërbimet sekrete serbe, sipas RTK, kanë shtuar përpjekjet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë e vërteton edhe fakti i komunikimit të një zyrtari serb të strukturave të sigurisë me familjen e tij, ku iu ka thënë që të mos dalin në vende ku ka shumë njerëz sepse së shpejti mund të ndodh një rast i ngjashëm si ai i ‘Panda’ para disa vjetëve, ku u vranë disa të rinj serbë.

Sipas burimeve të televizionit publik, ky plan i Serbisë për destabilizimin e rajonit është dekonspiruar nga organet e sigurisë në Kosovë.

Kujtojme se Serbia ka reaguar e acaruar pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Deklaratat shkuan aq larg se kryeministrja serbe, Ana Brnabic, madje tha se Serbia mund ta bëjë gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë nëse Kosova formon ushtrinë.

2 komente në ““Serbia po përgatit shkaktimin e trazirave në Kosovë””

  1. abc says:

    “E ka dekonspiruar RTK-ja” …. sa burim i sigurt.
    ###
    Kjo ndodh sa her qe Islamuqet e pa bese duan te krijoj trazira.
    Paralajmeron qe Ivani do te vjedhi Vasilin, qe kur Vasili te vidhet dhe te vritet nga Murrati, faji ti hidhet Ivanit.
    ###
    Taktik e njofur.

  2. emigranti says:

    Serbia e kryen lehtesisht incidentin kur ja do interesi kudo ne hapesiren shqiptare, sepse kane infrastrukture te favorshme te mbeshtetur nga nje numur I madh agjentesh te paguar nga ajo dhe te shperndare ne te gjithe sektoret e jetes, perfshi ato shteterore.
    Serbia ka pase ne dore arkivin e ministrise se brendshme ne nje kohe qe ne hapesiren shqiptare nuk jane hapur dosjet, si ne Shqiperi edhe ne Kosove.
    A thua te jete koincidence.
    Shteti si ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk duhet ta leje veten ne dore te humorit te vendeve fqinje, por duhet te marre masa mbrojtese, duke filluar me pastrimin e institucioneve shteterore e mediatike nga elemente te tille, pse jo duke I treguar edhe vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje