Dy fjalë për Erion Braçen dhe ministrat prej Kosove

9 Janar 2019, 09:15Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Në morinë e emrave të propozuar për ministra nga kryeministri Rama, nisur edhe nga debati mediatik që po shoqëron këtë periudhë tranzitore deri në betimin e tyre në Kuvend, më kanë tërhequr vëmendjen tri emra që për mua përbëjnë risinë kryesore të kabinetit të ri qeveritar. Ato janë emërimi i deputetit Erion Braçe në detyrën e zëvendëskryeministrit, si dhe emrat e dy shqiptarëve të Kosovës, Gent Cakaj e Besa Shahini, ndonëse ende të pa dekretuar nga Presidenti, respektivisht si ministra të Punëve të Jashtme e të Arsimit.

Kanë kaluar më shumë se 23 vjet kur Erion Braçe, dikur një i ri freshist, nisi të ngjisë shkallë- shkallë përfaqësimin e tij në politikën e spektrit të majtë. Asnjëherë i katapultuar, por gjithçka e fituar me punë e përkushtim individual. I paepur në bindjet e tija ai kurrë nuk bëri kompromise meskine politike me kundërshtarët e PS-së, duke u identifikuar gjithnjë si pjesa përbërëse e përfaqësuese e shtyllës kurrizore të PS-së.

Ndër të rrallët deputetë në Kuvend, e jo vetëm, që nuk flet qesim, por vetëm bazuar në prova e fakte të shoqëruara me dokumentet përkatëse. Si i tillë ai krijoi profilin e politikanit që ishte tepër e vështirë t’i replikoje dhe e vetmja mënyrë që kundërshtarët kanë pasur për ta sulmuar ishte ta përqeshnin nga fiziku i imët që ka.

Dhe, më në fund, erdhi edhe dita e tij. Personalisht nuk mund ta konceptoja dot se qeverisja e PS-së do mbyllej pa i dhënë mundësinë Erion Braçes të ishte pjesë e ekzekutivit. Përzgjedhja e zotit Braçe për të qenë numri dy i qeverisë është një nga vendimet më të drejta që ka marrë kryeministri Rama sa i përket emrave që kanë shoqëruar qeveritë e tij.

Relativizimi absurd që i bën ndonjë analist sylesh se zëvendëskryeministri ka thjesht “çelësat e kashtës”, vjen për faktin se ai ngatërron periudhat. Nuk jemi më në kohën e qeverisë “Berisha”, ku zëvendëskryeministrat e kohës kishin me të vërtetë çelësat e kashtës. Ata kishin edhe portofol ministror por kurrë nuk qenë numrat dy të qeverisë. Sepse Berisha ishte vetëm një dhe i pa zëvendësueshëm. Përgjatë 8 viteve të tij të qeverisjes nuk mbaj mend që ndonjë zëvendëskryeministër i tij të ketë drejtuar mbledhjet  e nënshkruar aktet e qeverisë. Mbledhjet ishin eskluzivitet drejtimi vetëm i Berishës i cili kishte edhe maninë e sëmurë që përpara mbledhjes së qeverisë të mbante edhe një orë ligjëratë monologu përpara kamerave duke akuzuar nga fillimi në fund vetëm opozitën e kohës.

Ndërkohë që nën qeverisjen Rama zëvendëskrymeinistri ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në koordinimin e punës së ministrave dhe agjensive nën varësi të qeverisë. Qenia e Erion Braçes tashmë në këtë detyrë do të jetë një vlerë e shtuar në ritmin e lartë që kërkojnë reformat e thella strukturore në çdo qelizë të qeverisë. Besimi që Rama i ka dhënë atij si dhe delegimi i përgjegjësive për të pasur kompetenca të plota në vendimmarrje sidomos tek lufta kundër korrupsionit e nepotizmit janë shumë domethënëse. Personaliteti i fortë politik dhe aftësia e tij organizative do të jetë një befasi e bukur për këdo paragjykues kalemxhi dhe një kambanë alarmi për ata që e nënvleftësojnë duke u nisur nga fiziku. Uroj ta marrin shumë seriozisht sepse Erion Braçe për nga këmbëngulja për t’i shkuar gjërave deri në fund sfidon suksesshëm edhe vetë kryeministrin Rama i cili njihet në këtë lëmë.

Risia tjetër janë Gent Cakaj dhe Besa Shahini, sepse pas shumë dekadash përfaqësojnë Kosovën në ekzekutivin e Shqipërisë dhe për herë të parë në demokraci. Askush veç Edi Ramës nuk mund ta bënte këtë. Të rinj, por plot bagazh intelektual. Një sfidë që shumëkush po e sheh në këndvështrimin e moshës, pa u thelluar se çfarë aftësish zotëron secili prej tyre.

Dhe, arsenali më i madh i gjyleve të topave është drejtuar nga Gent Cakaj. I vënë në dukje mos pasjen e përvojës diplomatike, apo që i nxjerrin si handikap që “nuk e njeh as lagjja e vetë e jo më kancelaritë evropiane”.

Po mirë, ju more ish-a, nuk ju bën përshtypje fakti që ai ka qenë më parë këshilltar diplomatik i kryeministrit Rama? Që do të thotë se ka punuar me kohë të plotë në një detyrë që ta kërkon vendi i punës për t’u ushtruar fuqishëm në punët e diplomacisë.

Po fakti tjetër që ai shërben ende si zëvendës i ministrit Bushati në MEPJ dhe koordinator kombëtar për integrimin në BE? Që do të thotë se ka punuar me kohë të plotë në institucionin që është propozuar për të qenë titullar duke marrë edhe eksperiencën administrative, përpos asaj diplomatike, të drejtimit të punëve.

Si është e mundur që ia fshini me një të rënë të lapsit këtë eksperiencë pune pikërisht në fushën ku është propozuar si ministër dhe ia hidhni opinionin publik si një thelë mishi për ta shqyer të uritur duke menduar se ministër i jashtëm të bën vetëm fakti që të kesh qenë shkrimtar oborri, reanimator në spital, përkthyes letrash për dënimin e komandantëve të UÇK-së, mjek veteriner, apo ta kesh emrin Aldo Bumçi. Kurse formimi perëndimor i zotit Cakaj në filozofi, shkenca politike dhe juridike, si dhe eksperienca në vijueshmëri në punët e diplomacisë duhen shumëzuar me zero, sepse nuk të lënë kokat e lartpërmendura të “diplomacisë” të ngresh kokë.

Edhe diversioni i “kosovarit” Sali Berisha se Gent Cakaj është sponsorizim i qarqeve serbe nëpërmjet gazetarit Baton Haxhiu, është i neveritshëm. Ndërkohë që Sali Berisha këtë akuzë të shëmtuar ndaj Gent Cakajt e bën vetëm nga smira dhe kompleksi i inferioritetit, ku askush më shumë se ai s’i ka shërbyer qarqeve serbo-sllave, shërbim që e dekonspiroi me naivitet ish presidenti malazez Momir Bulatoviç, ashtu sikurse gjithë opozita është në të drejtën e saj të përflasë çdo emër që vjen nga qeveria, mbetet e paqartë se përse edhe analistët mediatikë bien preh e kësaj loje politike duke mos u thelluar fare që ta njohin personalisht zotin Cakaj përpara se ta gjykojnë apriori thjesht nga mosha e tij.

Personalisht i jap të gjithë mbështetjen dy shqiptarëve të Kosovës, Gentit dhe Besës, ashtu sikurse nuk mund ta çoj ndërmend se Presidenti Meta do bëjë gafën e rëndë juridike, politike dhe historike që brenda afatit kushtetues të mos i dekretojë ata si ministra. Do të ishte për të dhe institucionin e lartë që përfaqëson një njollë turpi e pashlyeshme. 

(TemA)

27 komente në “Dy fjalë për Erion Braçen dhe ministrat prej Kosove”

  1. Kalec Dega says:

    Erjon Brace, nje ish gazetar i zerit te popullit dhe autopolant i prishur me Benz te shtrejte, i lindur ne Tirane, sipas vete biografise se tij dhe jo ne Berat, nuk eshte nga Berati fare, babai oficer i transferuar ne Berat dhe koqevaret qe nuk dine shqip jane pjese e Ripjelljes se Shqiperise nga Ed Rahmuti qe ishte gjoja shpresa e fundit qe Shqiperia te ecte ne rrugen e duhur te demokracise me nje reforme drejtesi qe do ti hapte rrugen Shqiperise te antaresohej ne BE me shpejt se 2025.-

    Keta te tre, jane si puna e mutit qe lyhet me shurre se jane kukulla te Rames dhe nuk do sjellin asnje ndryshim.

    Ndryshimin si edhe ne diktature e sjell vetem Edrama me egoizmin dhe megallomanine e tij, se ne Shqiperi nuk ka dhe per aq kohe sa do kete PS/PD/LSI nuk do te kemi kurre demokraci dhe pamvaresi te gjyqesorit. Shikoni Arta Kukullen, kete vegel te Rames apo Likes…Asgje nuk ka ndryshuar apo do ndryshoje .

    U hoqen disa mafjoze ushtare te Saliut dhe u zevendesuan me ata te Edrames…

    1. xhemal says:

      Kolec ke ngec ne filozofine nihiliste absurde.se cdo gje qe ste pelqen ty eshte e keqe ,kethehu ne binaret e llogjikes lere militantizmin ekstrem per ty se do vuash gjate duke pritur lajme ogurzeza qe sdo vine kurre

      1. Zagali says:

        Kolec ! Na rrofshe menderen.Qenke kafshe me fytyre njeriu.Shko andej nga shqupi dhe ha ndonje tufe me jonxh.

    2. Sancho Pancha says:

      Kur thua ishh-gazetar i ZP-se me duket sikur thua qe kishte mentor Fahri Balliun. Kur i thua komunist me duket sikur thua qe e ka pranuar Saliu ne PPSH…Behu me shtylle kurrizore Kalec dhe mos bej sikur shan Saliun, se po e bere beje me ze te plote, jo duke u fshehur pas fjaleve kundra Rames & Co.

    3. Drita says:

      Kalec,qe dukesh se je vertete nje kalec ne pension, meso te shkruash sakte shqipen perpara se te shash te tjeret.”Autopolant”,mesoje ketu e mbaje mend(me aq sa ke, e nese i ke), thuhet e shkruhet ALTOPARLANT .Nuk po vazhdoj me tej se , edhe kaq eshte mbingarkese per ato qelizat e mjera qe ke brenda kaplloqes me cepa.

    4. naseri says:

      Kur shane dhe fyen te tjeret, do te thote qe nuk ke asnje argument tjeter kunder tyre!
      Duke share tjetrin, me se shumti flete per veten!

    5. O kalec.O burr dhe bir kurve. Të gjitha që shkruan në komentin tënd janë gënjeshtra me brirë. Por ju zagaret e vrasësit Sali ram berisha nuk doni Shqipërinë. Ju doni vetëm kaos dhunë dhe shkatërrim. Pty rrac Muti.

  2. Klimax says:

    Ik o Ketro se na hape barkun me idiotizmat e tua!
    Se cfare pervoje ka ky 30 vjecar, vetem ti e di, por me sa duket meqe ishte pas bythes se Edi Rames si “keshilltar”, atehere sipas teje paska “pervoje diplomatike”!!!!!
    Personalitete me pervoje sa mosha e kosovarit dhe qe njohin shkelqyeshem labirintet e diplomacise si dhe mentalitetin e shoqerise shqiptare (qe eshte shume larg mentalitetit kosovar) ka me shumice, por Edi Rames i pelqejne bythelepiresit dhe sigurisht pordhet nacionaliste.
    E njejta gje edhe per ministren e arsimit qe nivelin e arsimit ne Shqiperi do e vendosi ne nivelet e arsimit te Kosoves, pra do e zbresi disa shkalle me poshte drejt injorances dhe analfabetizmit!

    1. evgjitngrenesi says:

      ti klimax je greke,ç’mut do që fut hundët ne punet e shqiptareve! shume mirë ka bëre rama me 2 shqiptaret nga dardania. Kjo paralajmëron fillimin e shqipërisë se madhe. pas ca vitesh do ta kete radhen edhe epiri shqiptar i jugut. me ju kacifat do fshijmë bythën !

  3. Loran shehu says:

    Po e funit fare cpun ka nje koqe kanari i huaj me shtetsi te huaj Kosovar te drejtoj ministrin me te rendesishme Shqiptare leje kte tjetren qe sdo lej gje pa vjedhur ,a marun Shqiptaret qe duhet me i sjell nga Kosova?????

    1. albaniafirst says:

      per Kolec Dega, Klimax dhe Loran shehu-keni harruar se sa vjec ishte Ilir Meta kur u be pjese e qeverisjes socialiste? Pastaj i provuam edhe ata te “vjetrit” dhe nuk na dolen gje. Lerini keta te rinjte te punojne dhe pastaj gjykoni. Nje fjale e urte thote:
      Mos i shikoni gunen, por punen. Po ate qe ishin shqiptaret e Kosoves qe dhane kontributin me te madh per shqpalljen dhe ruajtjen e Pamvaresise se Shqiperise? Nuk mund te spekulloni per nje person nisur as nga mosha dhe as nga origjina. Te gjithe ata qe ka propozuar K.Miinstri per ministra jane shqiptare. Eshte e drejta e K.Ministrit te zgjedhe ata qe mendon se mund te bejne punen.

    2. Sancho Pancha says:

      O Loran, po kushte tha o trim qe nuk k apashaporte dhe kombesi shqiptare ky ministri yne…Vetem te beni te zgjuarin, per te manupuluar te trashet jeni…

  4. ashtu says:

    ok per erjonin, se asht nona…po kto dy bebet aman

  5. lesh e li says:

    Dolen altoparlantet. Pa u gdhire dita nisen zhurmen me boriet e partise si ky Kaleci. Komenton, nuk komenton po zbraz barkun per cdo gje e cdo njeri pa I njohur. Gent Cakaj ka edukim dhe pervoje ne diplomaci me shume se Tritani, Aldo etj, qe nuk ja kishin haberin dhe flasin kot. Ata nuk e njohin hic Gent Cakaj. Kryeministri e njeh nga after dhe ka bindje ne aftesite e tij.

  6. Timi says:

    Shkrim shume i sakte dhe i bukur…suksese be pune Erjonit dhe dy kinistrave te rinj…qente le te lehin karvani shkon para

  7. Flutura says:

    Plasen komunistet e Enverit ne rrjet. Sa degjojne fjalen Kosove u merret fryma

  8. "BOHOTINA" says:

    Dy te cmendur siper meje flasin brockulla keqdashese. Dini ju mor te mjere te besh minister Aldo Bumçin, Flamur Noken, Nard Ndoken etj… Po ne kemi patur Kryeministra 30 vjeçare. Juve te dyve nuk u dhimbset vendi, por peshtyni se keshtu u thote padroni qe u ushqen me anti shqiptarizma. Nuk eshte vetem ky rast, u kam vene re edhe ne portale te tjera. jeni njerez qe nuk u flet zemra, por buzet dhe xhepi.
    Me thoni more mjerane kur jane bere reforma ne vend? Nga 1992- 2013, apo 2014- 2018?

  9. rexha 10 says:

    ERIONI ESHTE KORREKT.

  10. rexha 10 says:

    ERIONI ESHTE KORREKT.
    ESHTE VENDOSUR NE ATE POSTE KU GJITHCKA KA MBARUAR, CDO MINISTER KA BERE ATE QE KISHTE NEVOJE ,DHE JO GJENE E DUHUR.
    BRACJA ESHTE ATY PER TU PERBALLUR ME GRUPET TE NDRYSHME TE INTERESAVE KLIENTLISTE TE ISHE MINISTRAVE TE KESAJE QEVERIJE.ME DUKET SE EDI ME NJE GURE KERKON TE VRASE NJE ZOGE DY HERE. E PARE TE NGRITA NE DETYRE DHE NUKE TE DETYROHEM GJE,
    E DYTA JE ZEVENDESI I IMI ,PERSE NUKE VEPRON????? TE SHKARKOJ MENJEHERE.Qofsha i gabuar ,pore mua me duket si loje me nje porte.

  11. Sali pekmezi says:

    Ju komentues nuk jeni gje tjeter vecese qene te bagetive me lesh dhije dhe nje fare morracaku,nje nje debil dhe idjote na shkruan brockulla si plaku mjerane nga shpella e dragobise qe gjithe jeten ky palaco burr mbeti dhe eshte i semure nga trute dhe nuk ndryshon kollaj deri sa ti shtremberohet fytyra, ketije zagari plak dhe komentuesi nje fare kalec dega nje pordhace nje shtrambaluq,nje mizerje people KaLEC DEGA, i cili ka marr, mbiemrin e ALBAN DEGA ne New York ku ai banon,ik more bytheqire muti ku bene dhe ti koment,ti je nje bytheqire,nje pederast people,nje shqipetar mut- stermuti ti je nje pisanjos dhe rrugac,nje zagar pylli.

  12. Asi11 says:

    I plasi bytha Rames se mund te loze mendesh Ilir floriri dhe nuk i dekreton dy kosovaret shqiptar , ai i vendos ne detyre dhe ata vazhdojne punen edhe po nuk i dekretoj floriri deri ne fund te mandatit vet po e perfundoj se mesa duket do vite do ti kaloje ne Reç te malesise Madhe Shkoder .

  13. gurbetcari says:

    ja rrofshit koqet Kosovareve, ju e keni shtetin qe 108 vjet kurre ne drite nuk dolet, gjithmone ju kan shkerdhy te tjeret, ndersa ne po mundohemi me te mirat e me te keqijat ta bejme shtet Kosoven edhe pse me komandanta prap se prap bejme perqapje, ndersa ju luftoni ndermjet veti, per sherr edhe Koqovaret kane marre mesim nga ju te Shqiperise, i kan marre veset e keqija, fatkeqesisht.

  14. Bekim Peja says:

    Një komentues paska shkruar që ministrat nga Kosova do e sjellin nivelin e ulët të shkollave dhe të tjera nga Kosova ?(unë nuk shoh ndryshim me shume se një m… i ndar në dy pjesë dhe secili mendon që është më i mir se tjetri).
    Pra qenka e let të zgjidhen problemet në Shqipëri e Kosovë ti sillemi disa ? ministra të rinjtë gjerman, suedez, holandez dhe bëhet Shqipëria dhe Kosova perëndim ??????.

  15. ilia says:

    Une do te shtonja edhe znj. Margariti si nje vajze mjaft e afte dhe e pjekur qe konkuron kedo! Nje zgjedhje mjaft racionale e Kryeministrit.

  16. Liria says:

    DUHET te ulim papunesine ne shqiperi,,,nuk e kemi detyrim te ulim pspunesine e te tjereve…..KEMI te rinj te shkolluar jashte me rezultate te S HKELQYERA dhe mund te viheshin si minister i jashtem,,,,,megjithese jam per rrezimin e RAMES dhe berjen e zgjedjeve te reja ne qershor…..

  17. ore ky erjon brace nje cope kone qe lef kot eshte ! vegel ne te gjitha kohet ! te fatosit te metes te rames ! eshte nje aktor medioker ! ujet e gamiles edi rama po shterren ! turp eshte katandisur si nje leter higjenike ! e bukra eshte se eshte bere si kurva qe te shet moral !

  18. Qimi says:

    Mero a je ne couple me Ketro?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje