VIDEO: Ministrja shqiptare ha thonjtë në Parlament dhe i hedh poshtë tavolinës, ja momenti i sikletshëm

10 Janar 2019, 11:11Rajoni TEMA

Në seancën e së premtes ku u mbajt interpelanca rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ndodhën ngjarje të papritura, duke nisur nga akuzat, tensionet e deri tek përleshja fizike që për pak ndodhi ndërmjet deputetëve të VV-së e PDK-së.

Gjithçka nisi ministrja Dhurata Hoxha që në atë kohë udhëhiqte digasterin e Drejtësisë, e që tani po akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin, madje ua përmendi edhe Rusinë.

Periskopi shkruan se “Vetëvendosje” kërkoi shkarkimin e saj si ministre e Integrimeve që është tani. Kryetari Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxhës dhe zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme. Shihet se është përballur me një stres të lartë, aq sa i kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë.

Mimikat e fytyrës së saj tregojnë se ministrja donte të ‘shpërthente’ në ato momente.

Për më shumë shikojeni videon në vazhdim:

5 komente në “VIDEO: Ministrja shqiptare ha thonjtë në Parlament dhe i hedh poshtë tavolinës, ja momenti i sikletshëm”

  1. ? says:

    Kujton fëmijrinë në ata çaste.

  2. Kalec Dega says:

    Ky veprim eshte me shume shenje sikleti e nervozizmi qe vjen pasi ndihesh fajtor. Ne fund te fundit, ku e gjeten shqypfolesit kulturen dhe emancipimin e duhur qe bota perendimore dhe realiti i sotem te imponon?!

  3. Drenicak says:

    Me gjithë respektin që kame për kët grua që rrjedh nga familja e Zasellve të zot patriot kjo ka nëvoj për rehabilitim psiqik.

  4. Arjan says:

    Cfare fytyre,tipike fshatare drenice,injorante

  5. Baliu says:

    Ngelaqat i kan premtuar kesaj zyshes pandeshkueshmeri, por edhe per sa kohe kjo sherbetore e tyre qe tash ka gisht ne vdekjen e njerzeve do te mbetet e pandeshkueshme. Me siguri jo shum gjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje