FOTO LAJM: Gjithë lagjia pa drita, por… shihni dupleksin e Lulzim Bashës

11 Janar 2019, 09:09Politika TEMA
FOTO LAJM: Gjithë lagjia pa drita, por… shihni dupleksin e Lulzim

Kjo foto është bërë në rrugën “Dervish Hima”, pas stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Është pallati, në dy katet e fundit të të cilit, banon kreu i PD Lulzim Basha.

Për shkak të problemeve me linjat e tensionit, në Tiranë këto ditë janë rikthyer problemet e furnizimit me energji elektrike.

Mes pallateve ku energjia është ndërprerë është edhe pallati në fjalë.

Por… dupleksi i familjes Basha ndriçon.

Banorët e tjerë mund ta vuajnë mungesën e energjisë, por kjo kurrsesi nuk mund të shqetësojë kreun e opozitës Lulzim Basha. Pas dy kateve dhe ashensorit privat, duket se ka zgjidhur për veten e tij edhe problemin e gjithë shqiptarëve.

Një copë Shqipëri ku diferenca mes klasës politike dhe popullit bëhet e qartë.

5 komente në “FOTO LAJM: Gjithë lagjia pa drita, por… shihni dupleksin e Lulzim Bashës”

  1. PESIMISTI says:

    SHPRESA
    Ne cdo vend kur populli eshte i pakenaqur me qeverisjen e vendit i kthen syte nga opozita dhe ne rastin me te zakonshem pret diten e zgjedhjeve per rezimin e qeverise. Po ne cfare shprese kemi tek kjo opozite ??? kush do ta drejtoje kete vend???? Luli me 13 bizneset etij apo Mona me Like floririn ??? KJO ESHTE ARSYJA PSE RINIA E VENDIT (DHE JO VETEM AJO) IKIN PERDITE NGA Shqiperia. Me keto ritme per 10 vjet ketu do te ngelet vetem mosha e trete dhe rrefugjatet nga Lindja e meme dhe e Larget. Mos valle kjo eshte nje strategji e Europes Ku…ve qe nuk po pranohet nga SHBA.????? Une keshtu mendoj duke pare dhe zhvillimet e fundit ne vend dhe ballkan e me gjere.

  2. ?? says:

    Générateur électrique privée. Duhet shpenzuar leku me mënd.Dhe në djallë,do dijë si të manipuloj jetesën Luli.

  3. poedheedhe says:

    ore po kjo lagjiiia pa Drita ku e ka shpine

  4. Petrit says:

    Po si sivjen turp ketij megallomani te jete ne krye te opozites Shqipetare dhe nuk heq dore nga priviligjet dhe shkelja e ligjit ne cdo minute te 24 orshit…TURP !!

  5. Ton says:

    Po pse ska lagja drita????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje