DSIK i përgjigjet Ilir Metës, për Gent Cakaj-n

11 Janar 2019, 15:42Politika TEMA

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kareaguar pasi kreu i shtetit Ilir Meta iu drejtua me një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruci dhe krerëve të grupeve parlamentare, në të cilën kërkonte ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të hetuar punën e DSIK.

Sipas DSIK, pajisja e Cakajt me certefikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i Jashtëm i propozuar nga Rama është konsideruar i parrezikshëm.

N J O F T I MI

“Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit te klasifikuar “sekret shtetëror”, të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjen rastin të bëjë këtë njoftim publik:

Pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për z. Gent CAKAJ është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi, duke respektuar detyrimet e parashikuara në Ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, i ndryshuar dhe Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”.

Lidhur me këtë proces sqarojmë se:

1.Verifikimi i sigurisë për z. Gent CAKAJ është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, parashikuar në Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit” dhe specifikisht të neneve 11[1], 12[2], 13[3], 14[4], 17[5], 18[6], 19[7] të tij.

DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare).

Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent CAKAJ nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ.

Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore[8], sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE.

2.Procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara në nenin 18 të VKM së sipërcituar.

Kujtojmë, se në përmbajtjen e këtij neni, ndër të tjera është parashikuar se:

“Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve verifikuese…..” [9] Në vijim thuhet se:

“….Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës”[10]

DSIK, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar, vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetet Verifikuese brenda vendit dhe strukturën homologe të Republikës së Kosovës, që kanë kryer procedurat e verifikimit të sigurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Së fundi një sqarim plotësues, lidhur me “Certifikatën e sigurimit të personelit”.

“Certifikata e sigurimit të personelit”[11], është dokumenti zyrtar i DSIK[12], ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër, i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Posedimi i këtij dokumenti përben një nga kriteret[13] që duhet të plotësojë një individ, përpara se të njihet me informacionin e klasifikuar, (me përjashtim të rasteve për njohjen me informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar” që nuk kërkohet CSP).

Pra, aplikimi dhe pajisja me CSP është e detyrueshme vetëm për një individ që do të njihet me informacion të klasifikuar bazuar në parimin “nevojë për njohje”.

Nga ana tjetër, sigurimi i personelit, si një nga disiplinat kryesore të sigurimit të informacionit të klasifikuar, është një proces i vazhdueshëm dhe nuk përfundon me lëshimin e CSP. Në çdo rast, kur dalin të dhëna të reja që rezultojnë me rrezik të papranueshëm sigurie, DSIK rishqyrton vendimin e marrë.

DSIK administron dokumentacion të plotë lidhur me procedurat e ndjekura dhe informacionin e përftuar në funksion të verifikimit të sigurisë dhe të pajisjes me CSP të z. Gent CAKAJ.

Ju faleminderit”.

Ditën e sotme presidenti Meta kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pasi ky institucion ka pajisur me certifikatë sigurie Gent Cakajn. Kërkesa e Presidentit të Republikës për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor i është drejtuar Kuvendit dhe grupeve parlamentare këtë të premte. (TemA)

14 komente në “DSIK i përgjigjet Ilir Metës, për Gent Cakaj-n”

  1. Lani says:

    Sa turp ke kemi president ne o Zot. Hajdutin me te madhe edhe me te qelbur. .eshte turp ti nuk je presidenti i im ti e ke vendin ne burge…ket dhurate e kemi prej te gjatit edvin injorantit .o edvin palla ket sta kishim borxh ne shqiptaret turp turp turp

  2. Taraboshi says:

    Ky eshte pa nivel apo e tregon veten te tille.Nje president qe vjen duke e trashur zollumin ndaj vendit te vete eshte shkelje me dashje e kushtetutes se RSH.Prandaj organet kompetente duhet te reagojne sa nuk eshte vone.

  3. Kalec Dega says:

    Ministeri Serb-Turk-Koqevar me mjeker cjapi si Kreshniku i Spahinjve!

  4. Shoku says:

    Ilir, mos e degjo shume Bariun se eshte gomar.

  5. luani u.s.a. says:

    Kush te kerkoje arrestim,hetim dhe burgosjen per presidentin hajdut Ilir Meten qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar me kete nuk ka drejtesi ne Shqiperi,poashtu duhet ne Vlore te rrenohet permendorja e pavaresisesi dhe shtepia ku eshte shpallur pavaresia e Shqiperise nga atdhetari dhe patrioti Ismail Qemajli me kete eshte shkaterruar dhe varferuar vendi dhe populli nga vrares,kriminel dhe hajdut me pasuri marramendes ilegale me popullate ne varferi ekstreme,papunesi,ikje azil,analfabetizmi…, qe eshte tragjedi kombetare..!

    1. palla says:

      Or taj Kalec je ma i zi se magjari jem i zi. Ju push e kalum pushtit. Hajde bre ktu ne Gomsiqe se kam me trgue koqovaret.

  6. UK LABI says:

    O “Kalec”. Kujdes o grua se do te thyhet shpata nga gjithe keta armiq qe godet.

  7. shqip says:

    Qeverise dhe parlamentit i lind e drejta te kerkoje gjithashtu kom.het ne lidhje me, çfare dokumentash ka presidhjeri , qe implikojne Gent Cakajn. Te shpjegoje presidenca pse nje shtetas me moshe te re nuk duhet te jete min i jashtem . Ne ç ‘nen te kushtetutes thuhet qe nje i emeruar si min jasht, duhet te kete moshen e Petrit Vasilit p.sh. Ku thuhet, ne ç ‘ligj, qe min duhet te kete eksperience. Ka raste analoge bota ku diplomacine e nje shteti e ka/drejton nje min ne moshe te re? A e perjashton ligji qe nje shqiptar qe ka pasaporten shqiptare, qe ka lindur ne Prishtine, jo ne Mogadishu , te refuzohet si min, dhe dhe nje futbollist, kengetar, akademik, etj, te perfaqsojne R.SH ne arenen nderkombtare. Dhe juridikisht, a eshte motiv diskutimi mosha e nje min, dhe e nje km (IM 30 vjeç )te perjashtohet nga kjo llogjike ? Dhe se fundi, a ka pergjesi penale per keshilltaret e presidhjerit, nese kane ofruar informacion te rreme? Te jape organi qe merret me kushtetun nje interpretim bazuar ne ligje, e jo nga thashethemet e shtypit.

  8. Venera says:

    Shkurt e shqip per ata qe nuk e dine:

    BATON HAXHIU – eshte biri i Fazli Haxhiut, i njohur si Fazli Qeli (drenicak me origjine). Ai ka punuar si roje ne RTP (Radiotelevizionin e Prishtines). Te gjithe e kane njohur si spiun te UDB-se jugosllave. Shume patriote shqiptare, intelektuale e shkrimtare kane pesuar tortura çnjerezore dhe jane kalbur ne burgjet serbe shkaku i denoncimeve nga Fazli Qeli. Ne mesin e tyre eshte edhe veprimtari i shquar Adem Demaqi. Misionin antikombetar dhe prej spiuni te babait te tij, prej kohesh e vazhdon Batoni i cili eshte vartes i kryespiunit te Milosheviçit, Stanishiçit, si dhe spiun i BIA-s (sherbimit sekret serb)…

    BESA SHAHINI – e rekrutuar nga spiuni Baton Haxhiu, eshte mbesa e UDB-shit famekeq Ibush Kllokoqi. Ky mbahet mend per torturat çnjerezore dhe vrasjen e shqiptareve te Kosoves. Deri ne perfundim te luftes ka qene bashkepunetor besnik i Molosheviçit dhe me uniforme policore serbe ka luftuar kunder UÇK-se. Eshte ekzekutuar nga SHIK-u i Kadri Veselit ne ditet e para te pasluftes ne banesen e tij. Ekzistojne dyshime te bazuara se ekzekutimi i fshehte i tij (ne vend te arrestimit) eshte bere me qellim te humbjes se gjurmeve te bashkepunetorve te tij, ne mesin e te cileve permenden vellai dhe babai i Hashim Thaçit, dhe se urdherdhenes thuhet te kete qene ky i fundit. Gjithashtu, Besa Shahini (nje ish-OJQ-iste e Sorosit) formalisht eshte bashkejetuese e Dardan Molliqajt (kryepuçistit kunder Kurtit e LVV-se), por qe realisht menaxhimin e saj politik e intim e ben Baton Haxhiu. A e ka merituar Shqiperia nje “ministre” te arsimit me origjine antikombetare? Kesaj pyetjeje le t’i pergjigjen mesimdhenesit, nxenesit dhe studentet e Shqiperise, duke kerkuar menjehere shkarkimin e kesaj “Pele te Trojes” ne Qeverine shqiptare….

    GENT CAKAJ – nje figure impotente fare e panjohur ne Kosove. Bursist i Sorosit. I rekrutuar nga spiuni serb Baton Haxhiu dhe vartes direkt i tij. I afte per nenshtrim e servilitet, totalisht i papjekur, jovetevetja dhe realizues i agjendave antikombetare te hartuara nga qarqet antishqiptare. Promovues dhe luftetar i paepur per ndarjen e Kosoves ne llogari te Serbise…

    Hapni syte, shqiptare!!!

    1. Aixa says:

      Po moj po, se nuk e njeh Like Floririn ti.

  9. Sado i rrezikshem te jete cakaj,nuk eshte me i rrezikshem se ilir floriri (akuz nga kumbar saliu) qe eshte filmur me ze e figur,jo me i rrezikshem se munika lulzimja dhe kryekrimineli komunist sali…

  10. Koba says:

    Po nuk ka kurfare MORALi Ky Palo President-Bandit i Certifikuar te remoje per Njerez te ndershem dhe te Perkushtuar.Hapini Dosjet ketij Edepsezi. dhe tregojini vendin qe i Takon…….(Reci i Shkodres e Pret)

  11. Loni says:

    Edhe sikur Ilir Meta te ketr rreshkitur, kjo deklarate e DSIK eshte feminore dhe antiligjore. Ju te Temes ju mbajtshin keta kara komentues gjalle. Te gjithe 60 vkec e siper i keni

  12. MERKURI nga Kerrnaja says:

    Kjo Venera i diterka me mire se Sali Berisha biografite e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje