Partia Socialiste ka mbledhur në Athinë Asamblenë e degëve të saj në të gjithë Greqinë.
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla u ndal tek Reforma Zgjedhore e cila nuk gjeti konsensusin politik duke mos mundësuar votën e emigrantëve nga vendet ku jetojnë.
Balla u shpreh se PS do të bëjë gjithçka që emigrantët të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Kemi filluar tashmë organizimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Jemi e vetmja parti në Shqipëri që garon për të fituar në 61 bashkitë.
Asambleja ka përgatitur një strukturë organizimi të re.
Për fat të keq opozita ka bllokuar Reformën Zgjedhore, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.
Do bëjmë gjithçka që në e zgjedhjet 2021 të votoni edhe ju këtu dhe kudo në botë”,-tha numri dy i socialistëve.
Në këtë takim në Athinë, Balla shoqërohej nga kryetarja e PS-Tiranë, Blerina Gjylameti, bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Bledi Cuci, ish-sekretari për emigracionin Stefan Cipa, Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, deputetët Alket Hyseni dhe Andrea Marto, si dhe nga zv. ministrja e Jashtme, Artemis Dralo. (TemA)
Te gjithe keta qe ka derguar.Ps –ja ne Greqi, jane thjesht per turizem.
Asnje nga keta nuk ka idene e organizimit te emigranteve…
Propagande e paster
Edhe ju nuk doni te votojne emigrantet sepse ata nuk blihen per nje vend pune dhe ne syte e tyre si ps e pd jane nje
Emigrantet do formonin parti te reje me fryme te vertete europiane dhe ju do ishit histori
Pra ska vote per emigrantet