Prezantohet prefekti i ri i Elbasanit, të pranishëm Lleshaj dhe Balla

16 Janar 2019, 09:20Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla prezantuan prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Në takim merrnin pjesë Kryetarët e Bashkive të Qarkut të Elbasanit, prefektët e disa qarqeve të vendit, nënprefektë dhe drejtorë të drejtorive.

Lleshi dhe Balla uruan prefektin e ri për detyrën duke mos kursyer vlerësimet për prefektin në largim. Lleshaj vuri në dukje detyrën e rëndësishme të prefektit si përfaqësues direkt i qeverisë.

Menjëherë pas marrjes së detyrës prefektit të ri do ti duhet të përballet me kushtet e vështira të motit dhe disa zona të qarkut të Elbasanit.

Vlerësime për bashkëpunimin me Malajn dhe besim për ecurinë e mëtejshme nën drejtimin e Llatja, shprehu edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ish prefekti Maksim Malaj sipas ministrit Lleshaj do emërohet në një tjetër detyre të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje