VOA, Tit Vasili, dhe ca habere të tjera për bilbilejtë opozitarë!

16 Janar 2019, 09:36Politika TEMA

Nga Altin Ketro

U desh një raportim i VOA-s për një material përgjimi të prokurorisë mbi punësimet në sistemin e burgjeve, kryer shumë kohë më parë ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, që telendarët e opozitës të kërcenin pupthi për të nxjerrë nga goja gjithë arsenalin atomik të akuzave të tyre ndaj mazhorancës në pushtet. Duhet theksuar me këtë rast që ky drejtor ka qenë deputet i PS-së dhe ishte vetë ministrja Gjonaj që e shkarkoi nga detyra dhe pas disa ditësh u arrestua.

U desh po ashtu një kundërpërgjigje e kryeministrit Rama rreth këtij raportimi, që po këta telendarë të merrnin edhe rolin e avokatit për VOA-n, duke mos e kuptuar se jo vetëm ajo s’ia kërkoi këtë “nder”, por besoj ndjehet keq kur sheh nivelin e atyre që po e marrin nën “mbrojtje”.

Gjithsesi, le të ngelemi tek thelbi i çështjes e të mos hallakatemi tek mënyra se si cilësohet një raportim, sepse po hymë në këto detaje do dalim pastaj tek letra higjenike “NYT”. Dhe, sa për korrektesë, gazeta amerikane “NYT” kreu vërtetë një investigim të mirëfilltë ku iu desh të zbërthejë me vështirësi shumë fije të padukshme të botës së errët të trafikut të armëve, kurse ajo e VOA-s ishte thjesht raportim i shërbyer i gatshëm nga prokuroria apo i atyre që kanë akses në ato përgjime.

Çështja e punësimeve në shtet me ndërhyrje politike është e vjetër sa vetë jeta politike shqiptare. Nuk nisi e as nuk bitisi me Ramën. Të gjithë ata që përpiqen t’ia veshin si ekskluzivitet vetëm kësaj mazhorance,  janë thjesht dashakeqës.

Çdokush që nuk është i angazhuar në politikë ka të drejtën e zotit të ulërijë se përse vijohet me punësime me lista partie. Por assesi, po fare-fare ama, kjo gjë nuk i lejohet ta thonë përfaqësuesit e opozitës së sotme, të PD-së apo LSI-së qofshin.

Ju lutem, mos i merrni shqiptarët për aq budallenj, sepse ata me ju, politikanët e pozitës e opozitës, kanë jetuar këto 30 vjet demokraci dhe e dinë se si kanë funksionuar punët.

Është pikërisht PD-ja e para që, qysh në hapat e para të demokracisë, e futi këtë frymë rekrutimi në administratë. Ajo është kapur vetë gafil teksa nga selia e degës së saj të Tiranës përpiloheshin lista punësimi me anëtarë të çdo grupseksioni sipas ish-minibashkive. Por ajo që u pleks dhe që u identifikua me punësimin në administratë në bazë të rezultateve që jepte për partinë ishte dora vetë, LSI-ja. Për shembull, kur ishin pjesë e tepsisë së PD-së apo PS-së, e bënë baltë fare me emërime pa kriter tek QSUT me lista nga Titi i partisë. Se mos vetëm aty, kjo gjë ndodhte kudo ku drejtonin duke marrë më qafë edhe aktivistët e partisë me të cilën sot janë në koalicion. 

Natyrisht edhe PS-ja ka kusuret e veta në këtë drejtim, por është ku e ku vite dritë larg nga këto dy partitë e tjera.

Personalisht njoh raste ku për 5 vota që i siguroje PDIU-s në një qendër votimi, filloje menjëherë punë në shtet. Kurse tek LSI-ja, po të siguroje 40 vota tek qendra e votimit që mbuloje, e zgjidhje vetë vendin e punës. Dhe, ndër këta të LSI-së, kishte nga ata që pasi emëroheshin në detyrë nuk paraqiteshin as në punë, por vetëm tek bankomati.

Njoh gjithashtu edhe aktivistë të PS-së që merrnin në një qendër votimi edhe 200 vota më shumë (kujdes: më shumë) sesa PD-ja, e mbeteshin pa punë.

Njoh po ashtu realitetin se në ato institucione ku drejtonte LSI-ja, aktivistët e saj bënin kokrrën e qejfit, ndërsa ata që konsideroheshin aktivistë të PS-së rrinin gjithë frikë mos i hiqnin nga puna ndonëse partia e tyre ishte në pushtet.

Po mirë, shyqyr e zbuluam këtë të keqin Çuko që bënte lista, po ato Shehrat, Dibrat (ai që shpërndante edhe ushqime tek Myslym Shyri për t’i dhënë votën PD-së) apo Zotot, a i keni pyetur se si i kanë rekrutuar punonjësit në sistemin e burgjeve?

Po që të hiqnin nga puna po iu dridhur dora dhe fusnin këdo që iu thoshte partia, e dini këtë? Po që përdornin edhe metoda të ulëta duke i transferuar punonjësit nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin  me qëllim që të ikin me dëshirën e tyre nga puna, as këtë nuk e dini?

Epo, falë VOA-s që shqiptarët mësuan se edhe PS-ja po interesohet për të vetët, se anekënd po të pyesje të thonin se këta të PS-së nuk të gjejnë punë.

Është fare e thjeshtë: është mentaliteti që futën në politikë PD e LSI që për të marrë votën të sigurojnë vendin e punës, ajo që e ka futur këtë frymë aspak demokratike në rekrutimin e administratës në Shqipëri.

A e dini ju përse shumë deputetë mezi shkojnë dot nëpër zonat e tyre elektorale? Sepse ndër 10 veta që takojnë, 9 prej tyre i kërkojnë punë në shtet, pavarësisht se ka prej tyre të punësuar në privat. Të qepen si rrodhe e s’të lëshojnë pa ta grisur xhaketën apo fustanin deri sa t’u sigurosh vendin e punës. Që po nuk ia gjete, të parën fjalë që kanë në majë të gjuhës është: “a ju jeni veç për kolltukët tuaj, i siguruat ato e ne na harruat. Po s’keni faj ju, kemi ne që ju japim votën. Ta shikoni herë tjetër sa do t’ju votojmë. Më mirë ia jap votën LSI-së e gjej punë tak-fak, se sa humb kohën me ju që të mbani me rrena”. Ja, këtë bashkëbisedim dëgjojnë rëndom të gjithë deputetët e PS-së sa herë shkojnë në zonat e tyre elektorale.

Vini re konceptin e njerëzve. Ata sërish e identifikojnë vendin e punës me LSI-në, sepse metodat e tyre ishin për ta depersonalizuar hallexhiun: “më jep votën, të të fus në punë” ose “më jep votën, të të mbaj në punë” siç bënte, për shembull, Nora me mësuesit. Dhe, me këtë rast, nuk i duhet ngrënë as haka, e mbanin fjalën.

Nëse ka sot në politikë një njeri që është kundër kësaj mënyre rekrutimi, i pari në renditje është Edi Rama. Janë edhe 99 vende bosh që i zë po ai, e më pas shtoni cilin emër të doni. Edhe në përgjimin e shfaqur nga VOA del se listat me emra partiakë i kishte bllokuar po Rama. Vetë bashkëbiseduesit thonë: “O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet”.

Natyrisht, përveç këtij mentaliteti të trashëguar për ndërhyrje partiake në emërime, aty në përgjim dilte se kishte edhe diçka pozitive. Deputetë që përfaqësojnë zona të caktuara, interesoheshin personalisht, në bazë të një kërkese të banorëve që ata përfaqësojnë, për t’u zgjidhur hallet me administratën. Nuk ka asgjë të keqe që të interesohesh, se përse filan polic është transferuar pa të drejtë në një qytet tjetër, apo që të punësohet me prioritet një jetime e cila e kish pasur më parë polic, babanë e ndarë nga jeta.

Këto janë më se normale, sepse deputeti nuk është vetëm për të bërë e votuar ligje, por edhe për t’u interesuar për elektoratin e vet. Prandaj nuk quhet vetëm ligjvënës, por edhe përfaqësues i popullit të asaj zone i cili i ka dhënë mandatin t’i mbrojë interesat në çdo instancë të shtetit.

Gjithsesi, duke krahasuar të sotmen me të djeshmen, realiteti ndryshon si nata me ditën. Tashmë çdo i interesuar që dëshiron të jetë pjesë e policisë së burgjeve duhet të kalojë detyrimisht në një kurs trajnimi pranë Akademisë së Sigurisë së Policisë së Shtetit, gjë që rrit ndjeshëm aftësitë e tij profesionale dhe kulturore. Po në këtë aspekt, vetë ministrja e Drejtësisë, zonja Etilda Gjonaj, ka nxjerrë së fundmi edhe një urdhër që asnjë punonjës policie nuk mund të transferohet më shumë se 45 kilometra nga vendbanimi. Pra, nuk do mund të bëhen më ato manovrat e dikurshme: të degdis 200 a 300 kilometra larg që t’i të dorëhiqesh për pamundësi vajtje atje ku të caktojnë.

Thënë të gjitha këto, por edhe shumë të tjera që nuk i thashë sepse do më duhej ta zgjasja pafund këtë analizë, ndjehem i neveritur sa herë dëgjoj në televizor bilbilejtë e opozitës kur flasin kaq qesim, a thua se nuk e dinë se si ka funksionuar kjo skemë në kohën e tyre.

Padyshim që ka shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe, për rastin në fjalë, është pikërisht sistemi që po zbaton aktualisht ministria e Drejtësisë, i cili duhet kthyer edhe në normë ligjore, ai që do t’i shmangë përfundimisht këto fenomene rekrutimi aspak demokratike.

Së fundmi, nëse doni të kuptoni se pse një njeri normal kalon papritur në depresion, shkaktari i pasojës është efekti: “titvasili lesheli-s”. Me këtë diagnozë, preken të gjithë ata që nga kutia e televizorit janë të detyruar të ndjekin, pa paralajmërim, akuzat e pacipa e hipokrite të opozitës ndaj mazhorancën aktuale për çështjen e punësimeve në shtet. 

(TemA)

23 komente në “VOA, Tit Vasili, dhe ca habere të tjera për bilbilejtë opozitarë!”

  1. Lani says:

    Te lumte Altin , nje shkrim shume i goditur dhe shume interesant . Respekte .

    1. Turi says:

      Bravo Altin eshtë tamam si shkruan kete e di gjithë populliKeta maskarenjtë te kazanit te cajne By……n bashke me plakun elez biberaj

  2. Shkoder says:

    Mona si travestit ha, ha, ha……

  3. xx says:

    TI..TI..TITITITITITI NJe palaco i paftyre.NJe pacavure.Nje genjeshtar dhe mashtrues.Nje fytyre e ndyre.

  4. syri says:

    Me ne fund nje ze i se vertetes se thjeshte! VOA eshte nje media dhe si e tille jep lajmin qe e di se eshte i vertete! Por nuk eshte e lehte te qeverisesh ne Shqiperi, per sa kohe Sala eshte shtet i “dyte” brenda shtetit dhe Likja eshte shtet i “trete”! Hajdutet dhe kriminelet kane zene per gryke Shqiperine dhe po i marrin frymen!Rama eshte njeriu qe i duhet Shqiperise! Vendi jone i dashur nuk duhet te mendoje sot per neser duhet te shikoje me larg! Me mire nje veze sot se sa nje pule neser eshte mentalitet i njerezve te pa edukuar! Pa u vendosur shtet ne kuptimin e plote te fjales, Shqiperia nuk behet! Medioker dhe servile kane zene mediat! Mercenare dhe injorante shajne Ramen! Saliu dhe Likja kane vrare, i kane duart me gjak te njerezve te pafajshem! Rama s’ka vrare njeri! Harruat te dashur shqiptare cfare na punoi Saliu! Urime artikull shkruesit!

  5. Taraboshi says:

    Te gjitha keto jane me se te verteta.biles e kame thene disa here se LSI ka bere kerdine ne futjen e njerzeve te kesaj partie ne puneKjo Parti per 8 vjet cfare nuk ka bere 4 vjet me PD dhe 4 vjet te tjera me PS zuri gjithe boshtin e punesimit ne shtet sic jane shendetesine.sigurimet shteterore.hipitekat arsimin.etj.
    Bile me te drejte Monika krenohej para 5 muajsh se vetem ne Tirane kam mbi 4ooooo votues qe ne kete moment.Me ka bere cudi meritokracia e LSI ku per 8 vjet rresht drejtor te DRSSH te Tiranes vendosi Arsim Ramen vellain e Luan Rames qe e transferoj nga shofer ne drejtor .
    Dobesi e PS per mua ishte mos ndryshimi i ketyre digastereve me njerez qe e meritojne vendin e punes .Sic beri me drejtorin e Hipotekes se Tiranes
    Per mua mos ecia e puneve vjen nga mos rrotacionit te drejtuese te digastereve telarte permendura Te cilet vazhdojne te hedhinshkopinje ne rrota. Drejtori iISSH Tirane a thuaeshte i pa xevendesueshem qe ka mbi 8 vjet ne atevend pune.e keshtu me rradhe per te gjithe.

  6. blerta says:

    JA BANDA E LSI BALILI, FLORIRI. ILIR, MONIKA PETRITI…….

  7. gloria says:

    MBLIDHUNI HAJDUTE E MAFJOZ, DONI TE BEHENI DREJTOR, BEHUNI ME LSI…..
    KJO ESHTE LSI E ILIR FLORIRIT….

  8. loku says:

    DROGE E FLORI GJENI NE LSI
    TURRU RINI…..
    T’JU BEJNE DREJTOR….
    ME FLORI NE DORE….
    SE JANE DY ILIRE….
    NJERI BRENDA….
    E TJETRI I LIRE….
    QE SHUME SHPEJT…
    DO TI BEHET MIRE…..
    SE VETE E KERKOJE….
    ME KETE LOJE……

  9. Bureto says:

    Siç e thotë dhe autori i shkrimit, për këto gjlra mund të flitet shumë gjatë, por neqë dhe formati i forumit nuk na e lejon po tregoj vetëm dy raste, apo dy anë të një medaljeje, që në këtë rast është vetë fenoneni.
    Vajza e një kolegut tim, por edhe komshi në një shkallë, pak para zgjedhjeve të 2017, meqë familja e saj e dinte që ne nuk votonim majtas, gjithë ndrojtje më tha:
    Xhaxhi, të të bëj një kërkesë, a do ma pranosh. Pa hë ta dëgjojmë i thashë. Po ja sikur të votoni ti dhe teta (gruaja ime) për LSI. Kur pa që u ‘mblodha’ paksa, sikur u ndje jew, pir unë për të mos e fyer i thashë. Mirë po më thuaj arsyen. Më janë premtuar se do më gjejnë punë. Kuptohet që unë nuk votova për LSI, por pavarësisht meje, vajza që kishte mbaruar artet për kanto, u emërua mlëuese muzike në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, ku ende vijon. Mesa duket Nora Malaj, zv. ministrja, e mbajti fjalën.
    Rasti i dytë është: Në ato prag zgjedhjesh të 2013, më trokiti dera dhe dola. Dy njerëz të panjohur më buzëqeshën gjithë mirësjellje. Urdhëroni u thashë dhe më tregusn se ishin të zyrës elektorale të PS në bllokun tonë dhe po hartonin listat e zgjedhësve që ata lanë të kuptonin se mund t’i kishin si të tillë (një tip sondazhi). Mos e zgjat dhe unë u lash të kuptonin që historikisht, nuk votoja majtas. Bëmë shkurt dhe një bisedë të thjeshtë miqësore. Ditët në vijim njërin nga të mësipërmit e takoja më shpesh dhe kur e pyeta kush ishte e ku punonte, më tha që banonte afër pallatit tonë, dhe se ishte i pa punë. Kish qenë punonjës në KESh, por në qeverisjen e PD e kishin larguar. Duke u aktivizuar në fushatë shkonte ne shpresë mos rikthehej. Ta uroj i thashë. Mbaruan zgjedhjet dhe fitoi koalicioni PS-LSI, dhe ministrinë e energjitikës e mori LSI, më duket me ministër Haxhinaston. Kaluan ditë dhe e ndesha përsëri elektriçistin. Hë mo e pyeta, fillove ndonjë punë. Jo më tha, akoma jo! Kaluan vite, tani e ka tepsinë vetë PS, por B., ende nuk ka filluar ndonjë punë, pavarësisht kurajos që i jap për mirësjellje, duket i pashpresë sepse dhe mosha bën punën e saj.
    Dy raste të ndryshëm në formë, por të njëjtë në përmbajtje, dmth në rezultat. LSI ka qenë vërtet një zyrë pune. Në zgjedhjet e 2017 fitoi aq vota sa fitoi, me shpresën e përfituesve, se ajo do mbetej në pushtet dhe votuesit e saj do t’i mbanin vëndet e punës. Dhe i mbajtën, jo se fituan pushtet, por mesa duket ndryshoj sjellja e atyre që fituan. Nuk bënë spastrime, siç ndër vite, bënë PD dhe LSI.

  10. FATMIRI says:

    MONES I KA HYRE PRESHI NE BYTH KUR DO JA SHKERDHEJN BREKET KESAJ BUÇES NJE RRUGAÇE E PA PARE NJE FELLIQESIR NGA I PARI DERI TE I FUNDIT QE ESHTE RAMA TE SHKOJN NE BURG DHE TJU MERET PASURIA SHKERDHATAVE SE KAN BERE ÇA KAN DASHUR PLERAT

  11. FATMIRI says:

    MONES I KA HYRE PRESHI NE BYTH KUR DO JA SHKERDHEJN BREKET KESAJ BUÇES NJE RRUGAÇE E PA PARE NJE FELLIQESIR NGA I PARI DERI TE I FUNDIT QE ESHTE RAMA TE SHKOJN NE BURG DHE TJU MERET PASURIA SHKERDHATAVE SE KAN BERE ÇA KAN DASHUR PLERAT

  12. FATMIRI says:

    MONES I KA HYRE PRESHI NE BYTH KUR DO JA SHKERDHEJN BREKET KESAJ BUÇES NJE RRUGAÇE E PA PARE NJE FELLIQESIR NGA I PARI DERI TE I FUNDIT QE ESHTE RAMA TE SHKOJN NE BURG DHE TJU MERET PASURIA SHKERDHATAVE SE KAN BERE ÇA KAN DASHUR PLERAT

  13. FATMIRI says:

    MONES I KA HYRE PRESHI NE BYTH KUR DO JA SHKERDHEJN BREKET KESAJ BUÇES NJE RRUGAÇE E PA PARE NJE FELLIQESIR NGA I PARI DERI TE I FUNDIT QE ESHTE RAMA TE SHKOJN NE BURG DHE TJU MERET PASURIA SHKERDHATAVE SE KAN BERE ÇA KAN DASHUR PLERAT

  14. true says:

    te lumte Altin , nje shkrim i sakte qe dhe vete Kadrinjte e pranojne qe realiteti eshte ndryshe nga cfare shkruajne ca media te huaja qe e hane sapunin per djathe. Dua te shtoj se nqs egziston dhe vetem 1% cafre bente PD ose 0.1% cfare bente LSI me administraten atehere Rama duhet te rrezohet.

  15. Cuku says:

    Te lumte Altin
    Shume e sakte

  16. rrema says:

    O ILIR ILIR BALILI
    ME KOMANDANT ILIR FLORIRIN….

  17. fteri says:

    Po ç’ti bëshë Altin kur gruaja i merr frenat burrit !!!!!
    Një grua në Parlament ,
    Me emrin Munikë
    na luajti nga mentë ,
    nuk ka turp as frikë.

    E mori Skraparliu ,
    se ju duk e urtë ,
    Mirëpo fatziu ,
    “Mikun”shum të shurtë.

    Tregojnë fjalë të urta,
    sot dhe atëherë,
    Kaun që vret Lopa ,
    ai duhet therë.

    Ishë një shkodrane,
    që i jepte rëndësi vetes ,
    Ajo bijë nane ,
    të kapte prej zhelesh ,

    Ajo para frikës,
    kurrë nuk u përkul .
    Po burri i Munikës ,
    një ditë ju vërsul.

    Ishte peshëngritës,
    i tha:Të fluturoj!
    Por stili i grifshës ,
    e paralizoi.

  18. Edi Durres says:

    A DO TE FLASIM DHE PER MODEN QE NDOQEN LSI E KOMPANI QE KUR TE GJENIN NJE VEND PUNE DY TRE VJECAR ( DERI NE ZGJEDHJET E TJERA),DONIN BAKSHISH NJE RROGE VJETORE PARADHENIE?SHKONI E PYESNI DREJTORESHEN E SIGURIMEVE NE DURRES,KUNATEN E LEFTER KOKES…

  19. Flutura says:

    Altin, ke bere nje analize shume reale. Por ju kujtoj nje gje: sot mbi 60% e administrates eshte e qeverise PD-LSI. Beni nje sontazh fare te thjeshte: sa njerez jane larguar nga administrata mbas zgjedhjeve te 2013 dhe do te gjeni sa ka punesuar PS. Mund te dale edhe mbi 60% pjesa e ngelur nga PD-LSI.
    Dhe te punesuarit e PS jane ku e ku me te arsimuar dhe te pergatitur nga te paret, te tjerat jane brockulla.

  20. TNK says:

    ESHTE PIKERISHT VOA NEN DREJTIMIN E ELEZ BIBERAJT DHE AMBASADORIT FAMEKEQ RAJERSON TE CILET MBESHTETEN BERISHEN NE SHKATERRIMIN E SHQIPERISE,DUKE LARGUAR TE GJITHE SPECIALISTET ME TE MIRE QE ISHIN SHKOLLUAR ME PARATE E SHQIPETAREV E DUKE I ZEVENDESUAR ME NJERZ TE PA AFTE NE DREJTIMIN E VENDIT. DUKE KRIJUAR NJE LUFTE TE RE KLASASH SHUME HERE ME TE RREZIKESHME E SHUME TE PA MORALESHME SE AJO E REGJIMIT KOMUNIST. PASOJA ESHTE GJENDJA E SOTME E SHQIPERISE, ME VJEN KEQ KUR SHIKOJ SPECIALISTE TE FAMSHEM QE KA PATUR VENDI TEK PUNOJNE NE VENDET E HUAJA, NDONESE KANE KRIJUAR EMER DHE JANETE NDERUAR GJE TE CILEN DUHET TA KISHIN BERE NE VENDIN E TYRE. ME ERDHI TURP KUR NJE GJERMAN I SHOQERUAR NGA NJE DJAL I RI KORCARE KISHIN LENE MJETIN E TYRE NE NJE POZICION KU SIPAS POLICISE NUK LEJOHEJ DHE POLICI PYET : E SHKA JE KA BAN KETU BURRA, GJERMANI PYETI SHOQERUESIN SE CILA ISHTE PYETJA DHE PERGJIGJA ISHTE ; EDHE UNE NUK PO E KUPTOJ. ESHTE NGJARJE QE KA NDODHUR NE DURRES TEK PISTA AFER CURRILAVE. KETA JANE POLICAT BERISHJANE QE JANE MARRE NGA PYLLI KU RUANIN TUFET E DHIVE DHE VAZHDOJNE TE JENE INSPEKTORE EDHE PSE NUK DINE TE TE FLASIN DHE TE SHKRUAJN SHQIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje