Ironia e deputetit të PS: Ambasada e SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, opozita Balilin për dorëzimin

15 Janar 2019, 18:30Politika TEMA

Dorëzimi i supertrafikantit Klemend Balili dhe dorëzimi i tij në duart e policisë së shtetit, ka sjellë një debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas përshëndetjes që ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë policisë së shtetit për kapjen e Klement Balilit, dhe deklaratave të opozitës, nuk ka munguar as ironia e mazhorancës.

Deputeti socialist, njëherësh ish numri dy i policisë së shtetit Pjerin Ndreu evidenton dy standardet, kur thotë se ambasada e SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, ndërsa opozita përshëndet supertrafikantin për dorëzimin.

Ambasada e USA ne Tirane pershendet Policine e Shtetit per kapjen e Balilit, opozita pershendet Balilin per dorezimin!

Vaj vatani e mjere mileti me kete opozite!”, shkruan në rrjetin socialist Ndreu.

4 komente në “Ironia e deputetit të PS: Ambasada e SHBA përshëndet policinë për kapjen e Balilit, opozita Balilin për dorëzimin”

  1. Kalec Dega says:

    A te mjere ju qe gezoheni para kohe……..

    ne skemi pare sardelet te denohen, jo ma ky peshk i madh…se peshkaqeneve nuk i vjen rradha ne Tallava Albanistan…


    doli dhe banditi vet dhe deklaroi se po lufton krimin dhe Shqiperia u clirua..

    harroi ti kujtonte shqiptareve qe dy a tre jane ata qe mbajne peng shqiperine….

  2. Ben says:

    Pershkrim me te gjetur,nuk gjen per kete rast.

  3. Portali says:

    Kalec, nje burre mistrec!

  4. Ce says:

    Për dorëzimin Eskobari ka marë garanci nga Nafije Dybeku Baxhella se do ta vendosin perseri ne detyrë drejtor i Transportit i leshitdhise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje