Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar sot largimin e tij nga dikasteri që drejtoti prej pesë vitesh.
Në përfundim të takimit me hoomologun italian Enzo Milanesi, Bushati falenderoi shërbimin diplomatik me të cilin ka bashkëpunuar si dhe Partinë Socialiste për besimin.
“Falënderoj Ramën dhe forcën politike që përfaqësoj.
Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm që nga mesit i shtatorit dhe në këto orë të fundit në krye të ministrisë së jashtme.
Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm, qoftë stafin diplomatik, që nga mesi i shtatorit deri në këto orët e mia të fundit në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që më kanë mbështetur për realizimin e disa objektivave.
Pozicioni i ministrit ka dy dimensione, kushtetues dhe politik.
Sa i përket dimensionit politik kryeministri e ka marrë vendimin e tij për të ndryshuar drejtimin e politikës të ministrisë.
Është e drejtë dhe përgjegjësi e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij që ai do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë.
Apeli im është i thjeshtë, për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershpit politik në ministrinë e Jashtme, por do ti krijonte mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare, pasi vendi është përballë sfidave që vendi nuk i ka njohur më parë.”– tha Bushati. (TemA)
Ka dashur të qendroj deri në pension me shofer,badigard, dhe të vendoste ç’ti shkrepej për çështje pa rëndësi dhe atë që donin fqinjët arrinin gjithmon me të.Diplomacia për Bushatin ka qënë 8 orë në punë dhe jo punë. Të na thotë ç’ka bërë gjatë këtyre viteve në shkallë internationale për vëndin. (asgjë )
Asgje nuk ka bere. Beri millionst ai dhe gruaja e vet qe kishte 10 pune njekohesisht dhe ben me dhjetra mijera euro ne vit dhe ounen ja bejne studentet se eshte e teashe vete.
Dhe gruaja qe shkonte kudo me makinen e ministrit dhe kjo ishte shperdorim detyre
Po bien “kembanat” e nje kaosi ballkanik te instrumentalizuar per interesa te te treteve dhe jo te shqiptareve…?
Quo vadis Shqiperi…o hallemadhja ime shekullore ?
Jo vetem kaq , por i mbushi ambasadat me te njohurit , shoke e miqte e tij , pa kritere , pa kontroll se cpregatitje kane mbi diplomacine , thua se Bushati i kish ambasadat pronen dhe buznesin e tij , e para kjo dhe e dyta qe konshmuar jashte mase , dhe e trefa dhe me kryesorja kohet e fundit nuk qe online me Kryetarin e Qeverise , kundershtonte per ceshtjet me te rendezishme …….keahtu qe largimi ishte i pashmangshem ….