Nishani “nxit” Metën: Rama nuk mund të jetë ministër, mundësia e vetme të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit

15 Janar 2019, 10:16Politika TEMA

Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar për vendimin e Ramës për të marrë përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm.

Teksa, presidenti Meta deklaroi se do të marrë kohën e nevojshme për t’u këshilluar për këtë propozim, nga ana tjetër paraardhësi i tij, shprehet se kryministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Sipas Nishanit kjo është shkelje e Kushtetutës, ndërsa thekson se Rama mund ta marrë këtë post vetëm nëse jep dorëheqjen si Kryeministër.

Reagimi i plotë i ish Presidentit:

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar ?

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore.

Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Neni 103

Pika 2. “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as …………..”

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt.

Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura.

Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër.

Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm.

Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore.

Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë.

Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar ?

1 komente në “Nishani “nxit” Metën: Rama nuk mund të jetë ministër, mundësia e vetme të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit”

  1. mark says:

    mu kujtua shprehja e Ajnshtajnit
    Shqiperia eshte peng i budallalekut pa kufi
    edhe ti ishe mangut o nishanxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje