Do e dekretojë Ramën si Ministër të Jashtëm? Meta i pasigurtë, befason me përgjigjen: Më duhet kohë që të këshillohem

14 Janar 2019, 22:20Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka komentuar për herë të parë propozimin e kryeministrit Rama për ta dekretuar në postin e Ministrit për Europën dhe Punët me Jashtë.

I pyetur nga Fevziu nëse do e dekretojë ose jo, Meta është përgjigjur: “më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë”.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Që prej tri-katër ditësh jeni në qendër të vëmendjes me kryeministrin e Shqipërisë, madje ditën e premte ai ka qenë agresiv me ju, duke ju konsideruar një lloj zgjatimi, po e quaj, apo çizmeje e opozitës shqiptare. Në fakt sot kryeministri ka deklaruar se do të marrë vetë përsipër postin e ministrit të Jashtëm. Ky është lajmi më i fundit. Çfarë qëndrimi keni?

Presidenti Meta: Është një lajm i freskët dhe mesa jam në dijeni, pak më parë ka mbërritur apo është protokolluar një propozim i tillë, për të cilin natyrisht që më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë.

Gazetari: Ç’do të thotë një kohë e mjaftueshme, zoti President? Për çfarë do të këshilloheni ju për Edi Ramën?

Presidenti Meta: Besoj se kohë e mjaftueshme do të thotë që çdo veprim të bëhet me përgjegjshmëri, duke respektuar Kushtetutën dhe duke marrë në konsideratë çdo kërkesë të vetë Kushtetutës.

Gazetari: A do të përdoren kriteret që janë përdorur edhe në rastin e Cakajt për Ramën? Që do të thotë, a do të shihet edhe përmbajtja e deklaratave të tij lidhur me qëndrimin për shembull ndaj shkëmbimit të territoreve, idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimi i diplomacisë shqiptare në këtë drejtim?

Presidenti Meta: Jua thashë edhe një herë që një kërkesë e tillë sapo është depozituar dhe do të kërkojë kohën e saj. Dhe përgjigjja do të jetë tepër e përgjegjshme, por edhe transparente.

Së dyti, nuk mund të bëjmë një paralelizëm të rastit të kandidatit të mëparshëm me kandidatin e vetëpropozuar, për arsye se në rastin e dytë kemi të bëjmë me një figurë të njohur politike, ndërsa në rastin e parë kishim të bënim me një figurë tërësisht të panjohur deri më sot, të paktën për mua si President i Republikës, por kam përshtypjen edhe në tërësi për opinionin publik.

Gazetari: Që do të thotë zoti Meta, se ju do t’i përgjigjeni ‘po’, pra do ta dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Që do të thotë se do të më duhet kohë për të dhënë një përgjigje të qartë, të plotë dhe shteruese.

9 komente në “Do e dekretojë Ramën si Ministër të Jashtëm? Meta i pasigurtë, befason me përgjigjen: Më duhet kohë që të këshillohem”

  1. - says:

    lmese normale likia pret urdherin nga fqinjit anti shqiptare.e kane tredhur qe ne shkolle te partise komuniste.duan apo nuk duan keta kerrma antishqiptare brenda apo jashte kufirit, shqiperia do triumfoie,ne te drejten e vete.

    1. skrapalliu says:

      Nga fotot me te bukura dhe me te goditura, se me te shmtuar si njerez nuk mund te gjesh ne gjithe globin.

  2. Cuku says:

    Cfare treshe
    Qim Peka,,,,,Like Baba me 40 hajdute,,,,Fari Balliu
    O Zot kush eshte President ,me keq se Jari Kapterri
    Institucioni me I dhjere per keto dy mandate eshte Presidenca me Liken dhe Jarin

    1. Kalec Dega says:

      Ky eshte Presidenti qe na na i beri dhurate Kryemnistri Edvin Rama.

      Keta e kane me rradhe, Saliu ishte President, ILiri eshte President dhe neser, larg qofti, do kemi President Edvin Ramen te propozuar nga IliR meta…

      Anadollak milet qe s’mbushni dhe sipas kokes edhe festen..Ti gzoni!…..Dy a tre jane ata qe mbajn epeng 2 milione…popull ma legen ne bote nuk ka….popull krenar per Albanistanin Tallava.

  3. Ceni says:

    Ka vetem nje rruge, t’i bjeri grepit. Kurse Rama ta mar e ta tiganis ne Kushtetuse.

  4. Lani says:

    Likja dekreton dhe djallin,mjafton ti jape 7% te rroges.Bllokun e ka.

  5. Plaku says:

    Mos ja vini re se eshte ne gjurulldi totale SPAK_u i ka mare mendjen e nuk di se ç’fare ben……?????

  6. Kuq e zi says:

    Me vjen keq qe komentatoret flasin ne cels partiak
    Askush nuk ben pyetjen se kush eshte interesi kombtar persa i perket kosoves ndarja apo integriteti i saj
    Doni apo jo meta ka presidencen dhe e dime kush e vuri aty
    Pse fevziu nuk ben nje emision te tille ku te deklarohen haptas kryetar partish,parti,akademike,eksperte te sigurise etjer
    Nuk harxhoj asnje flale se kush eshte meta te gjithe e dime kush eshte por ne rastin e kosoves eshte shprehur qarte ne mbrojtje te saj ndersa kryeministri jo

  7. shkerrmoqja says:

    dridhe like dridhe se te erdhi dita, e mire ben fundja se nje jete kemi, me pare u ngope nuk te duhen me (i ke me cash dhe shufra ) , me seks je ngopur ma ha mendja me dashnorin Moniku dhe se fundi kushtetuten po e permjerre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje