U akuzua se refuzoi Cakajn se ishte nga Kosova, Meta ironizon: Ja fusin kot, Genti s’është Veton Surroi apo Hasan Prishtina

14 Janar 2019, 22:36Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur poshtë të gjitha zërat që pretendojnë se refuzimi prej tij i firmosjes së propozimit të Ramës për emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, kishte të bënte me faktin e origjinës së tij nga Kosova.

Sipas Metës, kush pretendon këtë ja fut kot, duke mos kursyer madje as ironinë kur shtoi se “unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën”, – u shpreh Presidenti gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Blendi Fevziu.

Pjese nga Intervista:

Gazetari: ….Asnjë paragjykim personal për zotin Cakaj?

Presidenti Meta: Asnjë paragjykim, por sigurisht që kur vë re se ky Zëvendësministër për 6 muaj refuzon të plotësojë një detyrim ligjor, nuk më duket normale, nuk më duket një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie.

Gazetari: A ka një paragjykim ngaqë ai vjen nga Kosova?

Presidenti Meta: Zero – por unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën, më vjen keq – dhe jo vetëm kaq, por unë i kam thënë Kryeministrit në takimin paraprak, se kam dashur ta shmang këtë debat. I kam thënë se nëse ke një vlerësim kaq të lartë, sepse ai kishte vlerësim shumë të lartë për të, bëje Ministër i Kulturës, bëje një ministër tjetër…

Gazetari: ….Dhe ishit gati ta dekretonit në një post tjetër?

Presidenti Meta: Po, patjetër, sepse për mua një post tjetër nuk është i një rrezikshmërie të tillë siç mund të jetë në postin e Ministrit të Jashtëm, sepse një Ministër i Jashtëm mund të hedhë një firmë dhe një shtet mund të përfundojë për dekada të tëra në gjykata zotëri.

Dhe pastaj Presidenti do t’ia linin fajin, do thoshin ai e dekretoi, nuk kemi ne përgjegjësi. Presidentit do t’ia linin përgjegjësinë prapë.

6 komente në “U akuzua se refuzoi Cakajn se ishte nga Kosova, Meta ironizon: Ja fusin kot, Genti s’është Veton Surroi apo Hasan Prishtina”

  1. Albann says:

    INTERESANTE:Meta sulmon Ramen se i shan gruan,media shqipetare analizon e steranalizon Cakajn!!!!!?….Kaq medioker jane gazetaret shqipetare???

    1. Kalec Dega says:

      …si dhe asnje gazetar apo kazan mediatik a anal ist nuk ben pyetjen, e shkeli ligjin Presidenti apo jo?

      Ne qofte se e shkeli kushtetuten Presidenti, perse Rama nuk e padit?
      Ne qofte se nuk ka shkelur kushtetuten Presidenti, perse ben ham ham ham Rama?

      Disa jane arsyet qe vonon Presidenti:
      1 -Do emerimin e Vitore Tushes kryetare te KLD
      2 -Presion per te gjithe te mos i ndodhe gje edhe pse i garantuar si kolegu Sali Berisha nga vete Edvin Rama
      3 -Per te treguar se akoma ka pushtet te plotfuqishem , se nuk e kupton dot politiken apo rolet ne demokraci pa pushtet ky klelysh i komunizmit
      4-Ajo puna e detit qe te gjithe e kane tradhetuar por qe ky po vonon firmosjen per arsyet e mesiperme

      Sa per nje Kosovar Minister i Jashtem i Shqiperise, paski qene te gjithe idjotat e Rames…

  2. Bekim Peja says:

    Veton Surrojin krahason me Hasan Prishtinen, një serbofil me rrënjë me një patriot gjigant hajde president hajde.

  3. mark says:

    hajde palle hajde dhe thua nuk po e paragjykoj???????????
    po kjo cdo te thote ” nuk po refuzoj Veton Surroin”.
    ti je dhe i trashe nder te tjera; shko e mbytu ne shurren e mona -baxhella.
    po ty kur te bene 30 vjec k../minister,apo ka qene kandar tjeter atehere
    e ka thene Prifti dikur , deri tek rripi i mesit shkon intelekti yt

  4. Isa Boletini says:

    Ore Alban,
    Të ishte grua ajo,do ja banim hallall.
    Ajo eshtë një hajdute,kriminele dhe nje L……

  5. Like BLLOKU says:

    E shikoni sa te mencur e kemi kete president ?. Me sillni thot Hasan Prishtinen , qe ta dekretoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje