Apollon Baçe: Rama i madh, i “Shqipërisë së Madhe”. Projekti i tij, të themelojë “Shqipërinë e Madhe” në këmbim të disa territoreve kosovare

15 Janar 2019, 09:15Politika TEMA

Akademiku i njohur Apollon Baçe ka dhënë një version ndryshe për rastin Caka që solli një krizë të raporteve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, sipas Baçes, Rama ka një projekt personal në bashkëpunim me Hashim Thaçin, sipas të cilit, kërkon të realizojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, me synimin se kjo do ta fuste Ramën në histori.

Këtë gjë, sipas tij, Rama kërkon ta arrijë duke i dhënë Serbisë si këmbim disa territore të veriut të Kosovës. Dhe për të arritur këtë, atij i duhej Thaçi, që në fakt doli jashtë loje nga bisedimet e grupit negociator dhe për këtë arsye futi në lojë Gent Cakën, që duke e emëruar ministër të Jashtëm, të ishte edhe nën hyqmin e vet, por edhe të Thaçit.

Ndërkohë Baçe hodhi akuza të rënda për Baton Haxhiun duke e quajtur rrufjan politik që bën shkesi në dëm të kombit.

Më poshtë deklarata e akademikut Apollon Baçe:

“Deklarata e parë që tha kryeministrja e Serbisë menjëherë pas idesë së shkëmbimit të territoreve ishte: Meqënëse po flasim për kufijtë atëherë përse nuk duhet të flasim edhe për kufijtë e Republika Srpska? Unë do shikoja cilët janë palët që janë në këtë mes?

Domethënë këtu kemi një treshe: Thaçin të parin, Edi Ramën të dytin dhe Vuçiçin të tretin. Përse u kalua në variantin Caka? Për mua ka një gjë të tillë. Grupi negociator nga ana e Kosovës e përjashtoi Thaçin.

Domethënë ai nuk ka fuqi ekzekutive. Ai nuk është ministër nuk është kryeministër dhe nuk ka asgjë që do të thotë që pala kosovare e Thaçit doli nga loja.

Atëherë duhet futur diçka ndërmjetëse që duhet të ishte edhe kosovare edhe shqiptare.

Pra të ishte edhe nën hyqmin e Ramës dhe nën hyqmin e Thaçit. Caka u planifikua të jetë aty sepse herë është kosovar e herë shqiptar i Shqipërisë. Caka nuk mund të bënte Kosova ministër.

Më kujtohet që kur NATO sulmoi Serbinë, “Neë York Times” kishte një artikull kur shkruante se lufta për Kosovën është lufta për kufirin e Evropës. Mitrovica ka një pasuri nëntokësore 1100 milliardë dollarë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore vëtrtetë Italia dhe Gjermania e bashkuan Shqipërinë me Kosovën por jo Mitrovicën. Pse? Sepse është një minierë me pasuri të madhe. Mitrovica u shpall zonë autonome. Ushtria gjermane prodhonte municionet e veta me plumbin e Mitrovicës.

Dhe në këmëbëin kësaj zone që ka vlerë të jashtëzakonshme të japin disa katunde Medvegjën e ndonjë tjetër që kanë mbetur disa familje shqiptare dhe ty të merr Mitrovicën. Është njësoj si indianët e Amerikës që kolonizatiorët u jepnin pasqyra dhe u merrnin arin. Prandaj Caka ëahtë emër pa domethënie. Atëherë këtu luhet një lojë shumë e madhe.

Timothy Less ka thënë se Ballkani nuk do gjejë kurrë qetësi nëse nuk do ketë Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe.

Më shumë problem është Shqipëria e madhe dhe Serbia e madhe. Atëherë në këto dy shtete të mëdha të fuqishme do jenë padyshim këta njerëzit shumë të mëdhenj serbi Aleksandër Vuçiç dhe nga ana tjetër shqiptari Edi Rama me mikun e tij Thaçi.

Dhe Rama rezulton i madh. Domethënë projekti dhe plani është të krijohet Shqipëria e madhe duke i dhënë Serbisë toka të Kosovës dhe këtu është loja që pranon Rama.

Këto të dhëna i kam nga diplomatë të huaj dhe janë të sigurta. Rama e ka thënë në revistën franceze që ka problem me vdekjen. Unë do të hyj në histori tha ai.

Ai synon të hyjë në histori duke u bërë presidenti i Shqipërisë së madhe. Por duke dhënë disa territore nga Kosova.

Ndërsa përsa I përket Batoni Haxhiut (që për koicidencë emri i tij në frëngjisht përkthehet shkop) për mua është një rrufjan politik që merret me shkesi të tilla të cilat janë tepër në dëm të kombit. Flet edhe me një gjuhë rrugaçe”.

12 komente në “Apollon Baçe: Rama i madh, i “Shqipërisë së Madhe”. Projekti i tij, të themelojë “Shqipërinë e Madhe” në këmbim të disa territoreve kosovare”

    1. T says:

      Akademik Apolloni o zotë ku kemi perfunduar Jo qe se lexova këtë lëtyrë por thuaj shyqyr qe se theva per pakë celularinO funderin

  1. illi says:

    Apolloni i Bahçese na mrekulloi me kete analize fluturake. Dhe ja paskan thene dipllomatet e huaj, hahaha

  2. ⚽️ says:

    Dialogu Sërbi &Kosovë është si ujku me qingjin.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Batoni te hyfte ne prapanice e mos te dalte. Ke degjuar zotrote per Baton Ilir? Thellohu, e mos shko Deri tek batoni francez. Akademik halesh. Jane hedhur ne sulm frontal e po luajne lojen e Serbise keta hale. Flasin per Shqiperira te medha e bejne parapergatitje, qe neser te akuzojne Ramen per shitje territori. E kane me qitje te larget. Deri ku shkon niveli I antishqiptarise se ketyre akademikeve (lexo tradhetareve), te shitur tek te gjithe. Vetem hamendesojne per t’u hedhur hi ne sy shqipetareve.

  4. BRSS says:

    TI O KANCER MADH QE TE ESHTE SHPUFUR NE GRYK MBASE TE MER TE VESH NE PIDH TE SATEME SE JENI BER TE GJITH PER TE DHEN MENDJE DHE FLISNI ME KOPETENCA SIKUR DINI ÇDO GJE DHE HIQENI ME TE DITURIT E KETI VENDI HAJT ROBET NE PUDH KU TI KESH O PLER E PD

  5. Siciliani says:

    Nuk di sa e vertete eshte ajo qe thoni ne lidhje me Mitrovicen gjate Luftes se Dyte, por une di se ne Mitrovice gjate kesaj periudhe ka qene Prefekt i emreruar nga Tirana Ago Agaj!!!!
    Dhe gjate prezences se gjermaneve ne territoret shqiptare te asja periudhe Shqiperia ka pasur kufijte e saj Etnike

  6. Kali says:

    Eh mor akademik Apolloni ,mire zoti te ka degjeneruare te folurin por te paska dhjere edhe trurin.Po çfare influence ka ministri jashtem shqiptar.Kujto Rambujene akademik se pa firmat e perfaqesuseve Kosovar asgje nuk ndodhte o akademik!!

  7. M says:

    Ke rene shume poshte o MEROOOOOOO,shume i ulet po tregohesh.
    Nuk jane komentet e verteta keto qe po lexojme,mbasi ke njerez qe bejne poshtersine ne vertetesine e asaj qe shkruhet dhe mos lejimin e tyre.
    Qe je bere kazan i Rames dhe i qeverise me te ulet,me tradhetare,me hajdute ne gjithe historine ekombit,kjo nuk do koment,por po me habit qendrimi juaj,i gazetes se sa i ulet je bere.
    Mos kaloni asnje koment qe te shajne Edvinin,por shpejt do injorohesh dhe ti si bythelepiresi i embelsise te parase te pista qe mer.Mos e kalo dhe kete,se ke disa vite qe asnje koment timin nuk e delegon.Megjithate ne gazetat e tjera kam dhene edhe komente per degradimin e temes dhe MEROS.

  8. Ola says:

    C’je pjerdhur nga trute z.Bace.

  9. zenelaj says:

    Akademiket tane,te vjen per te vjelle ti shohesh e jo me ti degjosh apo lexosh,per kete te fundit nuk ka gjasa fare pasi ata nuk kane aq mend sa te shkruaj dicka ne te mire te kombit,te zhvillimit te tij ekonomiko social apo apo kultures se tij.Hidhen si gjel vetem po i shave apo kundershtove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje