Tashmë Kosova do të këtë pikën e saj doganore në portin e Durrësit.
Ditën e sotme kreministri Edi Rama së bashku me kordionatorin kombëtar Fatmir Limajn inaguruan hapjen e pikës doganore të Kosovës.
Gjatë fjalës që mbajti Rama tha se kjo do të ndihmojë shumë sipërmarrës nga të dyja vendet dhe e gjitha kjo do kthejë kufirin në informal.
“Më vjen shumë mirë që mblidhemi në një stacion tjetër për të çelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer kështu Portin e Durrësit jo vetëm një doganë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.
Dogana e saj këtu në Durrës është pika e bashkimit doganor.
Vazhdimi i këtij procesi me vendosjen me të njejtin standard për të gjitha pikat doganore.
Tani njohja reciproke, mundësi e kryerjes së procedurave doganore përmes teknologjisë dhe realizimit të qëllimit të administratës, i cili ka dy krah apo dy koka dhe funksionon si një trup i vetëm.
Ma ha mëndja se kjo përbën një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë tregtarët.
Kjo e kthen kufirin mes Kosovës dhe Shqipëri në informal”, tha Rama. (TemA)
Vjedhje e madhe , te gjitha mallerat nisen per kosove dhe shkarkohen ne shqiperi pa dogane , Kosova le te kishte akses ne durres por jo dogane ne Durres pasi ketu do te kete abuzime nga ana e shqiptareve tane , me pak lek ne arken e shtetit dhe me shume perr per hajduterit