Ylli Manjani: E pa drejtë që Çuko të lajë mëkatet e punësimeve politike që janë bërë prej 30 vitesh

15 Janar 2019, 11:14Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë Yllli Manjani ka reguar një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko

Në një postim në Facebook Manjani thekson se është e padrejtë që Çuko të lajë mëkatet e të gjithë punësimeve politike që janë bërë prej 30 vitesh.

Sipas Manjanit, asnjë parti nuk guxon që të mos shkelë ligjet e punësimit në administratën publike.

“E pa drejtë!

————

Duke ruajtur respektin maksimal për mediat, përfshi edhe Zërin e Amerikës në shqip, nuk mendoj se është e drejtë që Arben Çuko të lajë mëkatet e të gjithë punësimeve politike që janë bërë tash 30 vite!

Në rastin e denoncuar dhe nga VOA, para ligjit duhet të ishin deputetët që ushtruan ndikim të paligjshëm dhe jo Arben Çuko.

Por ç’është më e rëndësishmja, asnjë parti nuk guxon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë gjë, pra të mos shkelë ligjet e punësimit në administratën publike!☹️☹️☹️

Ndaj mirë është të mos jemi hipokritë. Zgjidhje ka plot, po askujt s’ja mban t’i vërë në zbatim!”- shkruan Manjani në facebook. (TemA)

 

2 komente në “Ylli Manjani: E pa drejtë që Çuko të lajë mëkatet e punësimeve politike që janë bërë prej 30 vitesh”

  1. monabaxhellalsi says:

    sa parimor eshte ky mor amani sa parimor
    po mbesa e gruas qe punesoi ne shkb e burgjeve e per te cilen e legenosi ramazan topuzi nuk flet fare

  2. Klea says:

    Ashtu eshte, s’ka pse te laje mekatet e te gjitheve. Te laje te vetes, se ka boll. Hajdeni ne Lushnje dhe shikoni ke ka futur ne pune. Mesori çuko qe punon ne administate per shtetin nuk di as te lexoj, as te shkruaj dhe mburret se eshte mik e familjar i deputetit. Si ky ka plot te tjere qe jane futur ne pune nga deputeti ne fjale. Te pakten te kishte punesuar njerez qe dine te shkruajne, por injoranca, njorancen do. Keshtu u hane kokat njeri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje