"Ilir Meta, kryetar alternativ i opozitës"

15 Janar 2019, 16:31Politika TEMA

Taulant Balla u shpreh se Presidenti Ilir Meta “ka prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës”.

Meta është bërë shumë i lexueshëm tani. 

Mjafton të lexosh një ditë para Berishën, e kupton hapin e Metës ditën tjetër. 

Ka një prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës. 

Presidenti, nëse dëshiron të vijojë antikushtetueshmërinë e tij, kjo i takon përgjegjësisë së tij”, deklaroi Balla.

Kur u pyet nëse do të ketë një nismë ligjore për shkarkimin e Presidentit, Balla u përgjigj: “Do të ketë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç të shkaktuar artificialisht”.

“Për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhen 2/3 e Kuvendit. Ne ndihemi mirë që opozita është e përfaqësuar në Presidencë”, tha me ironi kreu i grupit socialist.(tch)

1 komente në ““Ilir Meta, kryetar alternativ i opozitës””

  1. Tirona says:

    Likja Floririt eshte Ivanovi i Shqiperise. Nje shites specash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje