Ministri Lleshaj u përgjigjet kritikëve: Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit, mirëkuptim për mizën nën kësulë

15 Janar 2019, 18:40Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, në një postim në mediat sociale ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Klement Balilit.

Në një reagim të shkurtër Lleshaj shkruan se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por dhe më drejtësinë e vendeve të tjera.

“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: 

Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera.  

Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj.

1 komente në “Ministri Lleshaj u përgjigjet kritikëve: Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit, mirëkuptim për mizën nën kësulë”

  1. asd says:

    Lleshaj ka dale qarte me thumba kunder Metes, dhe pro Rames, nderkohe qe duhet te fokusohet vetem tek zbatimi i ligjit dhe jo komente politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje