Artan Hoxha: Kujt i shërbente Klement Balili, kushtet e tij për t’u dorëzuar dhe si e kishte kthyer fshatin, si fermën e Eskobarit

17 Janar 2019, 17:14Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Top Talk” të Denis Dyrnjaja, për të folur mbi dorëzimin e Klement Balilit, gazetari i kronikës, Artan Hoxha komentoi edhe lidhjet e “Eskobarit të Ballkanit” me politikën në vend.

Hoxha theksoi se ishte pikërisht përfshirja e Balilit në jetën politike, ajo që e ekspozoi më shumë atë dhe i krijoi probleme, ndërsa shtoi se vendimi për t’u dorëzuar, ka shqetësuar politikanë të shumtë.

“Problemi i tij kryesor është fakti që u përfshi në jetën politike, gjë që e solli në rrethanat ku është sot. Madje dua të theksoj se dorëzimi i tij ka shqetësuar shumë disa njerëz mjaft të rëndësishëm të politikës në vend”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se Balili është cilësuar si “njeriu i të gjithëve”, pasi është akuzuar se u shërben politikanëve të ndryshëm.

“Aftësia e një bosi jetëgjatë të krimit, është nuhatja e tij për lëvizjet e mëdha politike. për Balilin është aluduar shumë, për ta lidhur me emra të caktuar të politikës, por vetë ai ka mbështetur politikisht ata që kanë qenë në pushtet”, theksoi Hoxha.

Në fshatin e Balilit, si në fermën e Eskobarit

Dy vite kërkime dhe plot 100 milionë lekë shpërblim për informatorin mbi vendndodhjen e Balilit, nuk bënë dot të mundur arrestimin e këtij të fundit, deri në momentin që “Eskobari i Ballkanit” vendosi të vetëdorëzohej.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, gazetari i kronikës, Artan Hoxha zbuloi edhe detaje nga mënyra se si Klement Balili u shmangej tentativave për arrest.

Ai zbuloi edhe disa batuta të bëra me “Eskobarin e Ballkanit”, në momentin që e intervistoi pak para se Balili të vetë-dorëzohej në organet e policisë.

“Në fakt na u desh të krijojmë një histori, për të shkuar të intervistonim Balilin dhe gjithçka u bë në mënyrë top sekrete. Balili kamuflohej në mënyrë perfekte, në mënyrë individuale.

Ai mundohej të bënte një jetë të thjeshtë dhe të mos ekspozohej, ndaj ia ka dalë në mënyrë perfekte të jetojë mes nesh, pa rënë në sy të policisë”, tha Hoxha.

Ai shtoi edhe mbështetjen e fortë që Balili gëzonte në komunitetin e fshatit ku jetonte, ku asnjë prej banorëve nuk tentoi të merrte shpërblimin prej 100 milionë lekësh.

“Klement Balili kishte një mbështetje shumë të fortë në komunitetin ku jetonte, në fshatin Stiar, por edhe masa të shumta sigurie, për të shmangur operacionet policore.

Në momentin e intervistës, i thashë se unë mund të njoftoja policinë dhe të fitoja 100 milionët e shpërblimit, por mu përgjigj qetësisht, duke thënë se nuk kisha asnjë shans.

Ai kishte përdorur një pajisje që bllokonte çdo mjet komunikimi, ndërsa edhe për të shkuar në vendin ku strehohej Balili, ishte shumë e vështirë”, tregoi Artan Hoxha.

Kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Artan Hoxha zbuloi për Top Talk edhe kushtet e vendosura para se të shkonte vetë para drejtësisë.

“Në fakt është shumë e rëndësishme që tashmë njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është tashmë para drejtësisë, ashtu siç e tha edhe Ambasada amerikane në Tiranë.

Klement Balili u vetë-dorëzua, pasi negocioi dhe mori miratimin për plotësimin e dy kushteve, shënimin në procesverbal se po vetë-dorëzohet dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor”, tha Hoxha.

6 komente në “Artan Hoxha: Kujt i shërbente Klement Balili, kushtet e tij për t’u dorëzuar dhe si e kishte kthyer fshatin, si fermën e Eskobarit”

  1. Tani says:

    Artan, nje mije here befsh hajer qe nxorre Balilin nga vrima e miut ku ishte futur. Supersensacion. Si do ia benim ne pa nje gazetar si ty qe i nxjerr kriminelet sheshit pasi dorezohen ose jane gati te dorezohen te shteti, ose e thene ndryshe pas afatit te skadimit.

  2. Kaonia says:

    Artan e teprove tani ,beni sikur cna thoni e ne nje vrime i bini te gjithe.Po me hashash merrej e kete e di dhe bufi.Nuk e kapen se fshihej ,ku qendron ketu ky kospiracion i madh.Me cudit fakti qe per pak s na rrezikoi futjen ne europe moskapja e balolit hahaha.Çudira shqiptare ,ne europe si puna e ketij jane sheshit e si ze njeri ne goje .KY do bej max 5 vjet e do dali si te gjithe.Ne kete vend jane çmendur te gjithe me gazatare e me ambasadore .Po nuk e vendos te ardhen e nje vendi 5 njerez si puna e ketij.Futjani pordhes ,kemi 2 dite qe nuk hapim.dot tv se na del balili nga mengjesi ne darke.

  3. Po says:

    … jo, jo … Ky genjen

    Ai kishte gati 2 muaj qe SHISH-i i kishte ngushtuar lakun, pra ishte shume afer dites zbulimit dhe kapjes.

    Se dyti: Eshte Meta, Basha dhe Berisha qe e kane mesuar te thote qe po vete-doreohem me shprese se mos te dalin emrat e tyre dhe se i kane premtuar se do te ndihmojme qe te mos vuash denimin …

    Pra META, BASHA, BERISHA i kane mjelur parat e pista te DROGES duke e vene ne pozite politike si drejtor transporti per gjithe zonen e jugut (ku te levizte drogen lire dhe te sigurt … )

  4. SS says:

    ARTAN QYPI MORE NAJ LEK SE HELBETE PAS VITIT TE RI KISHE HARXHIME……!!???

  5. Arifi says:

    Na cave trapin ti me gjith kte balilin! Ai hengri mut e u more me poltiken e te rrij te haj 1 mut te madh tani . Muabet tipik fshataresk qe u pelqen te bejn emer ! Ik qiu thoj tani . Escobari leshit

  6. Komentuesi says:

    Jame dakord me komentuesi “PO”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje