Edita Tahiri, ish-kryenegociatore në dialogun me Serbinë, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet që me Serbinë dialogu të mbyllet me këmbim territoresh, do t’i bënte favor Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiçit e Vladimir Putinit.
Sipas Tahirit, nëse Serbia do të merrte veriun, do të plotësohej dëshira e kamotshme për krijimin e Serbisë së Madhe dhe të destabilizimit të Ballkanit.
“Mirë është bë që nuk është hap kjo ide në dialog. Po të hapej debati i tillë, në politikë quhet hapje dere.
Kosova lindi si shtet pas 100 vitesh. 100 vjet kemi luftuar.
Ne s’u bashkuam me Shqipërinë që ishte e drejtë e jonë e natyrshme. Pavarësia ishte kompromisi që zgjodhëm.
Tani kur Kosova është realitet, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e njohi si të ligjshme. Mbi 100 vende na kanë njohur. Çdo cenim i territorit është për t’i dhënë fitore Milloshevicit.
Vënia në pikëpyetje e kësaj arritje është dështim gjeopolitik dhe hapje e rrugës për të kthyer ndikimin rus në Ballkan. Serbia e madhe bëhet duke marrë veriun e Kosovës, sepse ka tashmë Bosnjën.
Përsëri do të kthehej hegjemonia serbe dhe destabilizim i ri.
Rusinë nuk e duam, e lëre më të hapim dyer për të bërë Serbinë e madhe e të rehatojmë nacionalistët serbo-rusë.
Çdo këmbim territori, i bën favor Milloshevicit, Putinit e dëmton interesat e shqiptarëve”, ka thënë Tahiri në Interaktiv të KTV-së.
Ajo ka komentuar përbërjen e Ekipit negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Ka thënë se janë dy probleme.
Sipas saj, problemi i parë është mungesa e platformës dhe i dyti është mungesa e legjitimitetit të këtij ekipi.
Tahiri ka thënë se duhet patjetër që platforma të jetë e qartë se kufijtë nuk preken dhe se shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën me kufijtë aktualë.
“Njohja reciproke mes dy shteteve është njohje mes dy shteteve aktuale që kanë lindur nga ish-Jugosllavia me këta kufij. Kosova është shpallur e pavarur më 2008 me këta kufij, e Serbia i ka kufijtë e vet.
S’ka të bëjë me paqartësi. Paqartësia bëhet kur flitet për të dhënë tokë për njohje. Bëhet kontradiktë, ku shihen propaganda ‘e çka nëse bëhet shkëmbimi e pastaj bashkohemi me Shqipërinë’.
E çka nëse bashkohemi me Shqipërinë, pse na duhet njohja? S’na duhet ulësja në OKB. Ka shumë kundërshti në këto ide, e për të pasur më shumë qartësi te populli duhet të ketë qartësi në platformë: Njohja e dy shteteve duke mbrojtur kufijtë e Kosovës. Kryeministri po e thotë, por duhet të shprehet në platformë e të miratohet në Kuvend”, ka shtuar ajo.
Sela
Jeni e sakte zj. Tahiri.Ulja ne karrigen e OKB nuk eshte keq,por jo zgjidhja e problemeve te Kosoves.Ne na duhet miqesoa me SHBA,edhe futja ne BE, por Europa nuk po tregohet moqesore me Kosoven.Kosova duhet te punoje qe te zgjedhe nje qeveri kombetare dhe te pa korruptuar ,pas kesaj te kerkoje futjen ne BE.Por BE duhet t’u hape rrugen popullit kosovar qe te levize lirisht sipas propozimit qe i beri BE-ja,qe pasi ti falte Malit te Zi 8000 Ha. toke do u hiqeshin vizat.Ky premtim duhet mbajtur nga BE.
Sela
Ma publikoni komenton tim qe sapo e nisa
Ani more qa ka lidhje, nipi i Danilles po don “Zgjidhje Perfundimtare” me vellezerit e vet, edhe me i shpetu Gjykates Speciale, edhe me mbete prostident i perjetshem. Pse jo, niher vjen vera kah dera. E mbas tije ne ket jete, guri mbi gur te mos mbet.
Pse, kush e pyet Thacin apo Haradinajn??!! Ata qe vendosin dhe qe kane interesa per shtimin e influences se tyre gjeo-strategjike ne Ballkan jane SHBA-ja, BE-ja, Rusia dhe …… Turqia!
E megjithate, Ballkani me pozicionin e tij, me identitetin kulturor e historik te tij, eshte normale qe do te kete apo duhet te kete nje ekuliber midis Lindjes e Perendimit. Ne qoftese Lindja (Rusia) do te trajtohet si “armik” i popujve te Ballkanit, atehere keta popuj do te jene gjithmone armiq me njeri-tjetrin dhe paqja vetem nje utopi.
Armik dhe kancer i Ballkanit ishte, eshte dhe do te vazhdoje te jete vetem Turqia! Kur Perendimi dhe BE-ja ja kane mbyllur dyert Turqise, kjo e fundit futet nga “penxherja” ne Ballkan, sigurisht edhe me perkrahjen pa kufi e “vellazerore” te aleateve te saj ne Ballkan.
mo hajde pirdhu dhe ti, dikur i mbaje zhagin Thaqit, e tashi bene qiametin , pele e zxhebur.
Edita Tahiri ka te drejte nese mendon me koken e vet, por drejtesia eshte ceshtje e nderlikuar. Nje pyetje per Editen do ishte: Pse mendon Tahiri ce cfiton Serbia dhe nuk mendon se cfiton Kosova nga nje marreveshje e mundeshme, qofte dhe me shkembim territori? Edita ka te drejte kur thote qe Serbia e Madhe do te perfshije dhe Pjese te Bosnjes. Ne kete kontekst bisedimet e sukseshme me Kosoven do i jepnin Serbise pozite te avancuar ne lidhje me Bosnjen. Serbia eksperiencen e zgjidhjes me bisedime dhe sipas etnicitetit me Kosoven do mundohet ta perdori ne Bosnje dhe ndoshta diku tjeter. Po te vihemi ne pozitat e Serbit kjo eshte fitore e madhe e tij, por ne fund te fundit ky eshte hesapi i Serbit. Ne kete kontekst do ishte me leverdi per ne qe Serbi te fitonte vetem te drejten per zgjidhjen e problemit me Bosnjen nen shembullin Kosovar duke perdorur “demagogjine” e shkembimit te teritoreve. Ma merr mendja qe Serbi eshte I gatshem te leshoje me shume per Kosoven se sa te marri, vetem e vetem per te patur pozicion te avancuar me Bosnjen. Cte keqe do kishte qe shqiptaret te hyne ne bisedime jo si trung, por si njerez te zgjuar? Le ti japing Serbit por te marrin me shume… Ne fund te fundit keto jane probleme qe do dalin garant Fuqite e Medha dhe kundershtimi Evropian ne kete kontekst eshte evident, sepse nuk zgjidh problemin e nderhyrjes Ruse ne Ballkan…Tjeter pyetje do ishte a do ishte Edita dakort qe te pranonte “Serbine e Madhe” me kusht qe te pranohet nga Serbia “Shqiperia e Madhe”? Me falni po ketu po ndalem sepse jam thjeshte nje diletant qe dua Shqiperine e Madhe.