Mourinho: Interi, ekipi më i mirë që kam trajnuar

17 Janar 2019, 18:05Sport TEMA

Mourinho dhe Interi: një histori dashurie që nuk do të përfundojë kurrë.

Sezoni 2009-2010 mbetet përgjithmonë në zemrën dhe mendjen e tij dhe ai e kujton atë në shpesh herë.

Në një intervistë të dhënë për BeIn Sports, i pyetur se cili është ekipi më i mirë që ka trajnuar ndonjëherë në jetën e tij, Mourinho u përgjigj:

“Më duhet t’i përgjigjem: Interi. Ne kemi fituar gjithçka, duke eliminuar nga Liga e Kampionëve ekipin që në atë kohë ishte kampion i botës, Barcelona . Ne ishim të pandalshëm”, u shpreh Mourinho.

56-vjeçari i cili është larguar së fundmi nga Mancheter United ka filluar punë si komentator në “Bein Sports”.

Trajneri portugez do të fitojë plot 67,421 euro për secilën ndeshje të komentuar. (TemA)

2 komente në “Mourinho: Interi, ekipi më i mirë që kam trajnuar”

  1. "Interisti" says:

    Normal pasi vetem spektakel nuk dinte, por mbrohu me 11, pak fat dhe pak perkrahje arbitrash dhe mburru me nje triplete pa lene asnje gjurme pertej fanatiksave te Interit.
    Suksese traineri i prishjes se bukurise se futbollit.

    1. pipi says:

      Duhet te jesh vetem tifoz i Barcelones qe te urresh Murinjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje