Rifillon “telenovela”, në Itali shohin përsëri Modriç te Interi

17 Janar 2019, 12:25Sport TEMA

Luka Modriç te Interi ishte “telenovela” më e gjatë e merkatos së verës 2018 dhe duket se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në verën e vitit 2019.

Por këtë radhë, mediat italiane janë të bindura se do të ketë një fund të lumtur për zikaltërit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Real Madrid ka dhënë sinjalet e para se tashmë nuk e sheh më si të paprekshëm kroatin dhe po ideon largimi e tij në verë, për t’i bërë vend një ndryshimi të nevojshëm brezash.

Madrilenët kanë piketuar Kristian Eriksen si emrin e pare që do të afrojnë për mesfushën dhe ai do të luajë në vendin e Modriç në ekipin e ri, duke krijuar kushtet që futbollisti kroat të largohet në verë.

Të njëjtat burime theksojnë se Marota dhe Auzilio janë vënë që tani në punë për të rinisur kontaktet me lojtarin dhe me klubin spanjoll që është gati ta shesë atë meqë ka vendosur të mos rinovojë me një lojtra që ka kontratën që i përfundon në 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje