VIDEO: Juventusi fiton Superkupën e Italisë, Ronaldo shijon trofeun e parë me "Zonjën e Vjetër"

16 Janar 2019, 20:33Sport TEMA

Juventusi është fituesi i Superkuës së Italisë duke mposhtur në finale skuadrën e Milanit.

Finalja që u zhvilluar për herë të parë në Arabinë Saudite, u mbyll me fitoren e “Zonjës së Vjetër” me rezultatin e ngushtë 1-0.

Heroi i të besuarve të Massimiliano Allegrit ishte ylli portugez Cristiano Ronaldo që shënoi golin e vetëm të takimit duke shijuar edhe trofen e parë me klubin e Juventusit.

Bomber i bardhezinjve arriti që të shkëputej mjaft bukur në zonë mbrojtësve kuqezi dhe me një goditje perfekte me kokë e dërgoi topin pas krahëve të portierit Donnarumma që nuk kishte asnjë mundësi të reagonte.

Një sukes i rëndësishëm për të besuarit e Massimiliano Allegrit, të cilët rikonfirmuan dhe njeherë që janë duke kaluar një super formë dhe janë ekipi për tu mundur në Itali.

Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Italisë në historinë e Juventusit.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje