Edon Zhegrova po kthehet në një nga emrat më të lakuar të merkatos së janarit dhe së fundmi, doli lajmi i bujshëm se Milani ishte vënë pas sulmuesit të Kosovës.
Paraqitjet e vazhdueshme që 19-vjeçari ka bërë me fanellën e Genkut, kanë rënë në dytë e vëzhguesve nga klubet e ndryshme.
Mesa duket, Milani nuk është skuadra e vetme që ka interes për shërbimet e Zhegrovës, duke qenë se po e kërkon edhe klubi më i madh në Botë.
‘Sport Mediaset’ raporton se së fundmi, ka interes edhe nga Spanja dhe është pikërisht Barcelona skuadra e cila është vënë pas talentin të Kosovës.
Ai shihet si një nga talentet më premtuese dhe mediat e huaja e konsiderojnë si Mesin e Kosovës.
Fakti që në moshën 19-vjeçare ka luajtur me fanellën e Kosovës dhe ka shënuar disa gola në kampionatin belg, duke qenë nga më të dalluarit.