Pasi u shkarkua nga stoli i Manchester Unitedit, tekniku portugez Jose Mourinho është rikthyer në punë.
“Special One” është punësuar nga “BeIN Sports” për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai do të marr rolin e analistit dhe ku për rrjetin sportiv të Katarit, do të analizojë ndeshjet e Premier League.
Sipas “The Times”, Mourinho do të fitojë plot 67,421 euro për secilën ndeshje të komentuar, por nuk mund të flasë për Unitedin, për shkak të një klauzole konfidencialiteti të nënshkruar gjatë marrëveshjes së tij me skuadrën angleze.
Debutimi i Mourinhos me “BeIN Sports” do të jetë në ndeshjen e Kupës së Azisë, atë të Katarit kundër Arabisë Saudite më 17 janar.
Ndërkohë, komentimi i dytë i Mourinho do të jetë derbi i Londrës, Arsenal-Chelsea, dy ditë më vonë.
Mourinho nuk është analisti i vetëm i njohur i “Bein Sports”, ku rolin e ekspertit e kanë kryer edhe Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsene Wenger, Marcel Desailly, Yaya Toure, Nemanja Vidic, Wesley Sneijder dhe Graeme Souness.