Juventusi nuk ishte gati për të fituar Ligën e Kampionëve, derisa arriti Cristiano Ronaldo.
Kjo është pikëpamja e legjendës së klubit Giorgio Chiellini, i cili thotë se kurrë nuk besonte se Ronaldo do të nënshkruante për gjigantët italianë.
Qëkur kapiteni i Portugalisë arriti nga Real MadridI në korrik tek “Zonja e Vjetër”, ai ka shënuar 14 gola në 19 paraqitjet e tij në Serie A dhe e ka kthyer Juventusin në një skuadër që do të konkurrojë fortë edhe në kompeticionet europiane.
Juventusi e ka fituar vetëm dy herë Ligën e Kampionëve, ndërkohë që ka qenë në dy finale në vitet e fundit në vitin 2015 dhe 2017, duke i humbur të dyja.
Por Chiellini, i cili ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër” në dy finalet e humbura mendon se me ardhjen e Ronaldos, tani mund ta fitojnë atë për herë të parë që nga viti 1996.
“Kristiano ka shënuar shumë gola kundër nesh duke na thyer ëndrrat – në Cardiff, në Madrid, në Torino”, tha mbrojtësi.
“Para kësaj, Liga e Kampioneve ishte një ëndërr. Tani është një objektiv sepse Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për atë që të bëjmë hapin e fundit.
Është personaliteti i Cristiano-s, ai ka aftësi fantastike në fushë, por edhe jashtë fushe, qëndrimi i tij – se si ai punon, se si përgatitet për ndeshjen, se si ai jeton çdo ditë të jetës së tij – mund të na ndihmojë për të ndryshuar.
Mendoj se ne jemi një nga katër apo pesë skuadra të cilët janë favoritë – Barcelona, Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich”, u shpreh Chiellini.
Juventusi në fazën e 1/16 do të përballet me skuadrën e Atletiko Madridit. (TemA)
Bath bath nje koker ky. Nuk ka gje tjeter per te thene por ka 20 here qe thote te njejten. Te kalojne njehere Atletikon pastaj te flasin. Ronaldo nuk e ngjyer akoma per Juven ne champions.