Tomas Guidara, një argjentinas për mbrojtjen kuqezi

14 Janar 2019, 18:38Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Christian Panucci vazhdon mbikëqyrjen dhe zbulimin e elementëve të rinj, që mund të jenë një opsion për skuadrën në Kualifikueset e ardhshme të Europianit.

Së fundmi, emri më i përfolur është ai i argjentinasit Tomas Guidara.

Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili është me prejardhje shqiptare, aktivizohet në kampionatin e Argjentinës me Belgranon, në krahun e djathtë.

Edhe më parë, vet Panucci e ka konfirmuar interesin e tij për këtë lojtar, por duket se tashmë ka ardhur momenti për lëvizje konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje