Kukësi ka prezantuar blerjen më të re të merkatos së janarit.
Nën praninë e drejtorit të klubit, Ramadan Ndreu, është zyrtarizuar afrimi i mbrojtësit të Shpresave Faton Xhemaili.
20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me klubin e Kukësit deri në qershor të vitit 2021.
Ky është afrimi i tretë për skuadrën e Armando Cungut në këtë merkato janari, pas afrimeve të dy lojtarëve të tjerë Rroca dhe Shkurtaj që erdhën tek Kukësi nga Luftëtari.
Faton Xhemaili ka luajtur në kampionatin serb me ekipin e Radnik Surdulica dhe në nëntor debutoi me fanellën e kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve.
Edhe Luftëtari ka bërë një tjetër lëvizje duke afruar në ekip mbrojtësin e majtë Mërgim Neziri.
Neziri rikthehet sërish në Kategorinë Superiore pasi në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Kamzës.
25-vjeccari është lojtari i dytë që vjen tek bluzinjë pas afrimit të sulmuesit Realdo Fili nga Skënderbeu. (TemA)
Mërgim Neziri-Lojtari më i ri i Luftëtarit
Faton Xhemaili – Lojtari më i ri i Kukësit